"ثshtë mbajtja e shamive një tolerancë e domosdoshme?"

Love

βeℓℓe â๓e
E-mail drejtuar gazetes Shekulli:

Pardje lexova në gazetën tuaj se policia shqiptare është marrë vesh me autoritet e fesë islame për mënyrën se si do të paraqiten gratë myslimane në pasaportat biometrike. Sipas kësaj marrëveshjeje, ato lejohen të mbajnë në kokë shamitë, me kusht që fytyra të jetë plotësisht e ekspozuar. Një marrëveshje shumë e trishtuar. Për fat të keq po shkatërrohen hap pas hapi edhe disa arritje, të cilat na kanë kushtuar shumë mund e sakrifica.
Po krijohet përshtypja sikur mbajtja e shamive nuk është ndonjë gjë e madhe. Po mësohemi me një pamje dhe po e konsiderojmë atë si një tolerancë të domosdoshme. Epo, kështu e do feja islame. Më duket se nuk po e kuptojmë se shamia është vetëm fillimi. Ajo shoqërohet detyrimisht me mbajtjen e veshjes islame, e cila nuk i lejon gruas të ekspozojë asnjë pjesë të grupit dhe asnjë formë të tij.

Kjo do të thotë që ajo është detyruar të mbajë jo vetëm një shami në kokë për të fshehur flokët, por edhe rroba të gjëra me mëngë të gjata, funde të gjata dhe të gjëra për të mbuluar këmbët deri te kyçi, shpesh një xhybe përsipër dhe kurrfarë tualeti.

Përfundimi është një paraqitje jonormale dhe alogjike e gruas, e cila shkon në kundërshtim me instinktin natyror të njeriut që prej shfaqjes së tij në tokë dhe që është paraqitja sa më estetike e tij.
Paraqitja e gruas me veshjen islame është krejtësisht në kundërshtim edhe me traditën e popullit shqiptar, i cili instinktin natyror të njeriut, që e përmenda pak më lart, e ka ngritur në kult. Mendoni pak për zbukurimet e grave ilire dhe këngët popullore, të cilat ajo çka çmojnë në radhë të parë është pikërisht pamja e jashtme e individit.

Kujtoni poetin anglez Xh. Bajronin, i cili gjatë udhëtimit që bëri në shek. XVIII nëpër Shqipëri u habit nga kostumet shqiptare, të cilat i krahasoi me ato të princërve anglezë. Dhe kjo është normale, po të mendosh se populli në Anglinë e asaj kohe vishej në mënyrë shumë të thjeshtë.
E keqja është se në këtë pikë nuk mund ta presim shpëtimin as nga policia dhe as nga autoritetet islame, sepse ata nuk kanë fuqi të ndryshojnë asgjë në këtë pikë.
Pra, në këtë pikë jemi vetë ne që duhet të vendosim, burra dhe gra: do të ecim në rrugën që shtruam me aq mundim apo do të kthehemi aty ku ishim para luftës?
Kësaj radhe e kemi në dorë vetë.
 
Pe: "ثshtë mbajtja e shamive një tolerancë e domosdoshme?"

Ore ca jane kta gjera kshu secili ka te drejte te kete fene e tij dhe ti pershtatet asaj spo kuptoj pse shamia perben nje problem te madh per shoqerine
 
Titulli: "ثshtë mbajtja e shamive një tolerancë e domosdoshme?"

as nga autoritetet islame, sepse ata nuk kanë fuqi të ndryshojnë asgjë në këtë pikë.

Sigurisht....! Bindja ndaj Zotit dhe dashuria qe ke per Te, eshte e mjaftueshme per ne.
 
Pe: "ثshtë mbajtja e shamive një tolerancë e domosdoshme?"

Ne jemi nje komb qe kemi fatin te kemi nje tolerance fetare qe eshte per tu patur zili...Secili e zbaton fene e tij sipas bindjes qe ka,nuk mendoj se eshte nje problem kjo gje....Persa i perket shamive ajo eshte nje zgjedhje qe ben nje femer nga bindja e saj fetare qe ka...Sbesoj qe feja te kete veti te ktheje kohet prapa,jo pas luftes jo para luftes,feja trajtohet me kohen,dhe ata femra qe jane te mbuluara nuk eshte se jane te mrapambetura,ata kane nje familje,nje arsimim,nje dashuri etj etj...Dmth jane krejtesisht normal si nje femer me minifund....:) Shamia qe vene ne koke nuk pengon evulimin e kohes as te modes,as te njerezve ajo thjesht tregon bindje e saj fetare dhe zbatimin e fese se saj sipas menyres qe i eshte mesuar...Sa per info vete keshilltarja e Obames eshte nje femer e mbuluar..(e dhash kete shembull per te treguar se dhe ne nje shtet ku merret shembull boteror per demokraci,vihet shamia dhe sbesoj se ka mbet mrapa SHBA nga kjo gje)...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top