Love
βeℓℓe â๓e
Ankth dhe dyshime në pritje të përgjigjes: ثshtë apo nuk është fëmija im?
Dilema që mundon shumë baballarë mund të zgjidhet në Qendrën e Diagnostikës Molekulare pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë. Po kush e kërkon konkretisht këtë test, si reagojnë baballarët kur mësojnë se fëmija nuk është i tyre dhe rastet kur vet nënat kërkojnë të vërtetojnë atësinë e fëmijëve të tyre. Në lidhje me këtë dukuri flet drejtori i qendrës së vetme në vendin tonë që ofron këtë shërbim, Grigor Zoraqi.
Nëse iu mundon ankthi se fëmija nuk është i juaji një test ADN-je mund të realizohet dhe të vërtetojë të vërtetën kur dyshimi po iu kërryen çdo ditë. “Të paktën kështu veprojnë një pjesë e burrave dyshues, kryesisht emigrantë, të cilët kanë dyshime se fëmija që u thërret ‘baba’ është i tij apo jo. Dhe raste të tilla që i drejtohen laboratorit të gjenetikës nuk janë të pakta. Por jo vetëm ata”,- pohon Grigor Zoraqi duke shtuar se këtij laboratori i drejtohen edhe të tjerë që kërkojnë me çdo kusht t’u njihet atësia, i drejtohen femra të braktisura nga të dashurit që mohojnë fëmijën, por edhe fëmijë që kërkojnë të binden për babanë biologjik. sipas tij, se një kategori mjaft e madhe që i drejtohen këtij laboratori janë femra, të cilat të dashurit u mohojnë fëmijën dhe ata për t’ia vërtetuar se fëmija është i tyre kërkojnë testin e ADN-së. përgjithësisht këto raste bëhen me kërkesë nga gjykata, por edhe pas kësaj ‘dashnorët tradhtarë’ refuzojnë t’i nënshtrohen kësaj analiza për të verifikuar atësinë. Por kjo kategori është vetëm një pjesë e vogël e personave që i drejtohen këtij laboratori për të bërë testin e ADN-së. “Ka një kategori tjetër, mjaft të madhe, të cilët bëjnë testin e ADN-së për bashkim familjar. Kjo ndodh kur personi ka emigruar, e zëmë në Angli dhe atje është regjistruar me emër tjetër për efekt dokumentash. Për të bërë bashkimin familjar kërkohet testi i ADN-së, i cili vërteton atësinë e fëmijës. Përgjigjet e testit dërgohen në konsullatën përkatëse, e cila konfirmon se fëmija nuk do të përdoret për qëllime trafikimi. Gjithashtu ka edhe nga ata raste kur fëmija ka lindur jashtë dhe për t’u regjistruar në gjendjen civile duhet të bëjë testin e ADN-së. Kërkesa në këtë rast bëhet nga Gjykata”, – shpjegon shefi i laboratorit të gjenetikës. Sipas tij menjëherë pas funksionit të laboratorit të gjenetikës, ka pasur shumë interes për të bërë testin e ADN-së, edhe për faktin se ekzistonin shumë çështje të pazgjidhura në gjykatë për njohje atësie. “Laboratori ka kontribuuar për zgjidhjen e mbi 50 çështjeve për njohjen e atësisë dhe të gjithë problemeve të tjera socialë që janë të lidhura me testin e ADN-së. Gjykata rregullisht i drejtohet laboratorit. Përgjithësisht kërkesat që vijnë nga gjykata, bëhet nga nëna që kërkojnë t’u njihet atësia dhe këtu nuk ka vend për dyshime: atësia është e babait që supozohet. Ka edhe një pjesë tjetër që e kërkojnë testin e atësisë për informacion, jo nëpërmjet gjykatës dhe aty mund të kemi edhe raste kur nuk është vërtetuar atësia. Dhe mesazhi që jepet vetëm në një sekuencë të shkurtër të saj, tregon nëse fëmija që mban në certifikatën e lindjes emrin tënd është i yti apo jo. Pas kësaj mund të ketë zhgënjime, por jo dyshime. Sipas shefit të laboratorit të gjenetikës dhe kërkimeve molekulare në vendin tonë, Grigor Zoraqi, raste të tilla nuk janë të pakta. Në harkun kohor të tre vjetëve, i janë drejtuar këtij laboratori për t’u bindur për atësinë e fëmijës, rreth 30 persona. Në tre raste ka rezultuar se fëmija që ata rrisin, nuk është i tyre. Gjithçka e kanë bërë në fshehtësi të plotë nga pjesëtarët e familjes. Kanë sjellë një mostër të fëmijës për ta analizuar, kanë lënë edhe kampionet e tyre dhe kanë pritur me ankth çastin e së vërtetës.
Prindërit dyshues, ja si reagojnë kur zbulojnë të vërtetën
Në aspektin individual çdo njeri ka të drejtë të dijë nëse është fëmija i tij. Problemi është që kjo të mos bëhet qëllim në vetvete që kërkon të krijojë një problem me atë duke u shndërruar në një mënyrë për të krijuar një problem të ri. Kështu u shpreh profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti duke shpjeguar se atësia nuk është vetëm një koncept me lidhje gjaku por aftësia sot konsiderohet më tepër si një lidhje shpirtërore të prindit ndaj fëmijës pavarësisht nëse ka ndonjë lidhje më të apo jo. Në këtë kuptim aftësia biologjike e njeriut nuk është gjithmonë e nevojshme. Sipas profesorit problem është kur ky fenomen bëhet një dukuri e gjerë sociale dhe trondit familjet shqiptare ndërsa rastet sporadike sipas tij janë mëse normale dhe të pranueshme.
Por si reagojnë personat kur marrin përgjigjen dhe si iu komunikohet përgjigja e testit personave…?
Për këtë pikë shefi i Qendrës Zoraqi pohon se reagimet janë të ndryshme. “Ata që vijnë këtu sigurisht që kanë dyshime të forta dhe nëse fëmija nuk del i tyre nuk ka ndonjë habi të madhe. Por për ata që fëmijë del i tyre këtu mund të themi se vihet re një lumturi tek baballarët dyshues”, pohon Zoraqi duke shtuar se personave që testi iu del që nuk janë baballarë të fëmijëve ua japin në zarf ndërsa kur janë baballarë preferojnë tua japin përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në pjesën më të madhe të rasteve ka rezultuar që fëmija është i tyre, dhe vetëm në një pjesë fare të vogël, testi i ADN-së ka konfirmuar të kundërtën. Dhe ky test është i pagabueshëm”, – shpjegon doktor Zoraqi.
78 mijë lekë të reja kushton një test ADN-je të fëmijës suaj, nëse iu mundon ankthi se ai mund të mos jetë i juaji. Kjo analizë bëhet në qendrën e Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
99.99 % të rasteve testi i ADN-së është i pagabueshëm kështu që shpesh pretendimet e prindërve për gabime në analiza bien poshtë. Testi i atësisë realizohet në kushte strikte dhe me standardet e laboratorëve evropianë duke shmangur çdo mundësi për gabueshmëri në rezultatin e testit.
50 çështjeve për njohjen e atësisë dhe të gjithë problemeve të tjera socialë që janë të lidhura me testin e ADN-së. Gjykata rregullisht i drejtohet laboratorit. Përgjithësisht kërkesat që vijnë nga gjykata, bëhet nga nëna.
2 javë duhen mesatarisht deri në daljen e përfundimtare të përgjigjes së analizës së ADN-së. Shpesh këto analiza janë ndërprerë në vendin tonë për shkak të mungesës së kiteve për ti realizuar.
E rrallë, kërkon të dijë nëse është i ati
Një ngjarja disi e rrallë është shënuar në Qendrën e Diagnostikës Molekulare. Ndryshe nga sa ndodh rëndom në dyert e kësaj qendre ka shkuar edhe një djalë ka kërkuar nëse është babai i tij ai që e ka rritur. Kështu ai i është drejtuar qendrës për të bërë analizat e të atit dhe për tu bindur për vërtetësinë nëse është biri i tij. “Jemi ndeshur edhe me një rast të tillë. ثshtë disi e habitshme por janë situatat që ndodhin. Djali i cili erdhi për të bërë analizat e të atit nuk i kishte mbushur të 30-tat dhe në fakt edhe ne si staf na habit një rast i tillë”, pohon Grigor Zoraqi.
Prokuroria
“Përgjithësisht nuk i kryejnë këto analiza pasi janë të lidhura me sigurinë e individit dhe ata i dërgojnë në laboratorët jashtë shtetit. Ata janë duke përgatitur edhe laboratorët e tyre të ADN-së, por në raste specifike ne kemi dhënë konsulencën tonë, madje kemi realizuar edhe profilin e ADN-së për çështje të veçanta”,- pohon Zoraqi
Analizat
Nuk është aspak e nevojshme që t’i marrësh gjakun dikujt për t’i bërë analizën e ADN-së. Ne u japim të interesuarve disa furça, që pasi fërkon pak mishin e dhëmbëve me të, e fut në qesen e vet hermetike dhe shënon mbi qese inicialet ose emrin e personit. Ne pastaj bëjmë analizën e ADN-së të qelizave të mukozës së gojës.
Burimi: Shekulli
Nga: Eglantina Bardhi