ثshtë apo nuk është fëmija im?

Love

βeℓℓe â๓e
father-and-son-beach-300x255.jpg

Ankth dhe dyshime në pritje të përgjigjes: ثshtë apo nuk është fëmija im?
Dilema që mundon shumë baballarë mund të zgjidhet në Qendrën e Diagnostikës Molekulare pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë. Po kush e kërkon konkretisht këtë test, si reagojnë baballarët kur mësojnë se fëmija nuk është i tyre dhe rastet kur vet nënat kërkojnë të vërtetojnë atësinë e fëmijëve të tyre. Në lidhje me këtë dukuri flet drejtori i qendrës së vetme në vendin tonë që ofron këtë shërbim, Grigor Zoraqi.

Nëse iu mundon ankthi se fëmija nuk është i juaji një test ADN-je mund të realizohet dhe të vërtetojë të vërtetën kur dyshimi po iu kërryen çdo ditë. “Të paktën kështu veprojnë një pjesë e burrave dyshues, kryesisht emigrantë, të cilët kanë dyshime se fëmija që u thërret ‘baba’ është i tij apo jo. Dhe raste të tilla që i drejtohen laboratorit të gjenetikës nuk janë të pakta. Por jo vetëm ata”,- pohon Grigor Zoraqi duke shtuar se këtij laboratori i drejtohen edhe të tjerë që kërkojnë me çdo kusht t’u njihet atësia, i drejtohen femra të braktisura nga të dashurit që mohojnë fëmijën, por edhe fëmijë që kërkojnë të binden për babanë biologjik. sipas tij, se një kategori mjaft e madhe që i drejtohen këtij laboratori janë femra, të cilat të dashurit u mohojnë fëmijën dhe ata për t’ia vërtetuar se fëmija është i tyre kërkojnë testin e ADN-së. përgjithësisht këto raste bëhen me kërkesë nga gjykata, por edhe pas kësaj ‘dashnorët tradhtarë’ refuzojnë t’i nënshtrohen kësaj analiza për të verifikuar atësinë. Por kjo kategori është vetëm një pjesë e vogël e personave që i drejtohen këtij laboratori për të bërë testin e ADN-së. “Ka një kategori tjetër, mjaft të madhe, të cilët bëjnë testin e ADN-së për bashkim familjar. Kjo ndodh kur personi ka emigruar, e zëmë në Angli dhe atje është regjistruar me emër tjetër për efekt dokumentash. Për të bërë bashkimin familjar kërkohet testi i ADN-së, i cili vërteton atësinë e fëmijës. Përgjigjet e testit dërgohen në konsullatën përkatëse, e cila konfirmon se fëmija nuk do të përdoret për qëllime trafikimi. Gjithashtu ka edhe nga ata raste kur fëmija ka lindur jashtë dhe për t’u regjistruar në gjendjen civile duhet të bëjë testin e ADN-së. Kërkesa në këtë rast bëhet nga Gjykata”, – shpjegon shefi i laboratorit të gjenetikës. Sipas tij menjëherë pas funksionit të laboratorit të gjenetikës, ka pasur shumë interes për të bërë testin e ADN-së, edhe për faktin se ekzistonin shumë çështje të pazgjidhura në gjykatë për njohje atësie. “Laboratori ka kontribuuar për zgjidhjen e mbi 50 çështjeve për njohjen e atësisë dhe të gjithë problemeve të tjera socialë që janë të lidhura me testin e ADN-së. Gjykata rregullisht i drejtohet laboratorit. Përgjithësisht kërkesat që vijnë nga gjykata, bëhet nga nëna që kërkojnë t’u njihet atësia dhe këtu nuk ka vend për dyshime: atësia është e babait që supozohet. Ka edhe një pjesë tjetër që e kërkojnë testin e atësisë për informacion, jo nëpërmjet gjykatës dhe aty mund të kemi edhe raste kur nuk është vërtetuar atësia. Dhe mesazhi që jepet vetëm në një sekuencë të shkurtër të saj, tregon nëse fëmija që mban në certifikatën e lindjes emrin tënd është i yti apo jo. Pas kësaj mund të ketë zhgënjime, por jo dyshime. Sipas shefit të laboratorit të gjenetikës dhe kërkimeve molekulare në vendin tonë, Grigor Zoraqi, raste të tilla nuk janë të pakta. Në harkun kohor të tre vjetëve, i janë drejtuar këtij laboratori për t’u bindur për atësinë e fëmijës, rreth 30 persona. Në tre raste ka rezultuar se fëmija që ata rrisin, nuk është i tyre. Gjithçka e kanë bërë në fshehtësi të plotë nga pjesëtarët e familjes. Kanë sjellë një mostër të fëmijës për ta analizuar, kanë lënë edhe kampionet e tyre dhe kanë pritur me ankth çastin e së vërtetës.

Prindërit dyshues, ja si reagojnë kur zbulojnë të vërtetën

Në aspektin individual çdo njeri ka të drejtë të dijë nëse është fëmija i tij. Problemi është që kjo të mos bëhet qëllim në vetvete që kërkon të krijojë një problem me atë duke u shndërruar në një mënyrë për të krijuar një problem të ri. Kështu u shpreh profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti duke shpjeguar se atësia nuk është vetëm një koncept me lidhje gjaku por aftësia sot konsiderohet më tepër si një lidhje shpirtërore të prindit ndaj fëmijës pavarësisht nëse ka ndonjë lidhje më të apo jo. Në këtë kuptim aftësia biologjike e njeriut nuk është gjithmonë e nevojshme. Sipas profesorit problem është kur ky fenomen bëhet një dukuri e gjerë sociale dhe trondit familjet shqiptare ndërsa rastet sporadike sipas tij janë mëse normale dhe të pranueshme.

Por si reagojnë personat kur marrin përgjigjen dhe si iu komunikohet përgjigja e testit personave…?
Për këtë pikë shefi i Qendrës Zoraqi pohon se reagimet janë të ndryshme. “Ata që vijnë këtu sigurisht që kanë dyshime të forta dhe nëse fëmija nuk del i tyre nuk ka ndonjë habi të madhe. Por për ata që fëmijë del i tyre këtu mund të themi se vihet re një lumturi tek baballarët dyshues”, pohon Zoraqi duke shtuar se personave që testi iu del që nuk janë baballarë të fëmijëve ua japin në zarf ndërsa kur janë baballarë preferojnë tua japin përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në pjesën më të madhe të rasteve ka rezultuar që fëmija është i tyre, dhe vetëm në një pjesë fare të vogël, testi i ADN-së ka konfirmuar të kundërtën. Dhe ky test është i pagabueshëm”, – shpjegon doktor Zoraqi.

78 mijë lekë të reja kushton një test ADN-je të fëmijës suaj, nëse iu mundon ankthi se ai mund të mos jetë i juaji. Kjo analizë bëhet në qendrën e Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

99.99 % të rasteve testi i ADN-së është i pagabueshëm kështu që shpesh pretendimet e prindërve për gabime në analiza bien poshtë. Testi i atësisë realizohet në kushte strikte dhe me standardet e laboratorëve evropianë duke shmangur çdo mundësi për gabueshmëri në rezultatin e testit.

50 çështjeve për njohjen e atësisë dhe të gjithë problemeve të tjera socialë që janë të lidhura me testin e ADN-së. Gjykata rregullisht i drejtohet laboratorit. Përgjithësisht kërkesat që vijnë nga gjykata, bëhet nga nëna.

2 javë duhen mesatarisht deri në daljen e përfundimtare të përgjigjes së analizës së ADN-së. Shpesh këto analiza janë ndërprerë në vendin tonë për shkak të mungesës së kiteve për ti realizuar.

E rrallë, kërkon të dijë nëse është i ati

Një ngjarja disi e rrallë është shënuar në Qendrën e Diagnostikës Molekulare. Ndryshe nga sa ndodh rëndom në dyert e kësaj qendre ka shkuar edhe një djalë ka kërkuar nëse është babai i tij ai që e ka rritur. Kështu ai i është drejtuar qendrës për të bërë analizat e të atit dhe për tu bindur për vërtetësinë nëse është biri i tij. “Jemi ndeshur edhe me një rast të tillë. ثshtë disi e habitshme por janë situatat që ndodhin. Djali i cili erdhi për të bërë analizat e të atit nuk i kishte mbushur të 30-tat dhe në fakt edhe ne si staf na habit një rast i tillë”, pohon Grigor Zoraqi.

Prokuroria

“Përgjithësisht nuk i kryejnë këto analiza pasi janë të lidhura me sigurinë e individit dhe ata i dërgojnë në laboratorët jashtë shtetit. Ata janë duke përgatitur edhe laboratorët e tyre të ADN-së, por në raste specifike ne kemi dhënë konsulencën tonë, madje kemi realizuar edhe profilin e ADN-së për çështje të veçanta”,- pohon Zoraqi

Analizat

Nuk është aspak e nevojshme që t’i marrësh gjakun dikujt për t’i bërë analizën e ADN-së. Ne u japim të interesuarve disa furça, që pasi fërkon pak mishin e dhëmbëve me të, e fut në qesen e vet hermetike dhe shënon mbi qese inicialet ose emrin e personit. Ne pastaj bëjmë analizën e ADN-së të qelizave të mukozës së gojës.
Burimi: Shekulli
Nga: Eglantina Bardhi
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Sikur per nje ironi te fatit te ndodhte ndonje gabim apo nderrim ADN-ve,sa probleme do dilnin...Me vjen pak cudi baballaret qe duan te dine nese femija eshte i tyre,dmth dyshojne tek partnerja,jam kurioze te di cfare ndodh kur del qe femija eshte i tyre,dhe kane bere dyshime kot??Besoj se ska kuptim lidhja me...
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Probat qe meren jane te firmosura te gjitha, e nuk punohet me me shume proba njeheresh... Pra jane shume te vogla mundesite te ngatrohen ADN, dhe me sa di behet me 2 ose 3 menyra per ti vertetuar rezultatin...
Tani qe ka doren e njeriut brenda eshte e vertet, dhe mund te gaboj...Ama nqs dyshimi eshte i tejkaluar, behen 2 ADN ( nje ne Shqiperi e nje jashtetit..) skane si te gabojne te 2 njerzit....

Sa per ata qe dyshijne, mund te jene njerez qe kerkojne nje preteks per tu ndare, ose sic thoshte ne artikull emigrantet qe kane kohe te gjate te ikur dhe sdine a eshte femija e tyre, ose psh kur ndahesh dhe mbas 7 muajsh te mer e dashura te te thote " je bere baba" ( :mendim: ).
Kurse brenda familjes, nqs e ke krijuar nje familje te shendetcme e di shume mire qe eshte femija jote....Besimi dhe komunikimi jane baza e lidhjes...

Por ka lloj lloj ngjarjesh, si dihet asnjehere............
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Ka shume raste qe nevojitet nje test ADN, per te dale ne pah e verteta, por ka dhe shume te tjera ne te cilat nuk justifikohet...Kam njohur njerez te cilet "u kujtuan" ta benin kete analize, mbasi femija kishte arritur ne moshen 20 vjec. Eshte teper vone, dhe cfare do lloj perfundimi te dali nga test, nuk ka me asnje rendesi perderisa ky femije eshte rritur me kete baba deri ne kete moshe...ncnncncncn! Perfundimi ishte katasrofik per familjen!
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Mendoj se kjo ceshtje eshte banalizuar jashte mase dhe i eshte dhene dramticitet i panevojshem. Dyshimi, eh dyshimi eshte shkaterrues per nje familje. Eshte heshtja qe vret nga brenda cdo dite, cdo ore, cdo minute dhe ne cdo pjese te jetes. Te mbashe dhe te rritesh nje femije te huaj eshte ceshtje e cila nuk fshehet dot dhe ka shume faktor te tjere me te cilet do arrije ta kuptoje para se ta beje nje testim dhe ku ti vetem ke vendosur te besh testin thujse bindja eshte evrtetuar vetem se deshiron te kesh nje dokument. Testimet e tilla ndoshta perdorin njerezia sa per ti ikur alimentacioneve apo ndarjes se pasurise me testamente.

Shembull: Erdhem ne diten e testimit. Po doli se eshte gjithcka eshte ne rregull? Cfare do bejme? Ku mbetet besimi, ku mbetet tere ai investim qe kemi bere ndaj nejri - tjetrit?

Une ndoshta jam pak i nderlikuar dhe arkaik por ne momentin qe do filloja te dyshoja brenda familjes sime kam pershtypjen se nuk do kthehesha ne ate shtepi per te jetuar me. Me mire do ikja pa zhurme se sa te fusja ne nje familje dyshimin i cili eshte heshtja qe vret dhe jo vetem ne nje gjenerat por do perseritet gjenerat pas gjenerate. :viola:
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Tani ndodhin edhe këto por në përgjithësi janë raste jo edhe aq të shumta, gjithsesi nëse arrin deri tek testi i adn , është e kotë të jetosh më me atë person.
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Thike me dy prerse eshte kjo gje .....
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Ketej tek ne ka emisione televizive ku shkon nje burre me gruan dhe thote "dua te di nese eshte femija im". Dhe vec kur rreshtohen pastaj burrat, dhe pas disa ditesh shkojne prap ne emision per rezultate. Fillon drejtuesi... "ti nuk je" "ti nuk je" "ti je babai". Nje arsyje pse i bejne keto teste ketej eshte e marrin asistencen nga babai (nese jane te ndare) ose nje asistence shteterore me adn e nje familjari te babait te femijes (nese babai ka vdekur).

Nje video e emisionit per te cilin ju thash... Kjo ska rradhe meshkujsh, spo e gjeja dot me rradhe. Por eshte nje qe dyshon ajo qe eshte i jati dhe del qe:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: ثshtë apo nuk është fëmija im?

Esht nje cik si me spec kjo pune , nse arrin te dyshosh deri ne kte pik permendimin tim nje ndarje pa fjal do ishte me e mir sesa nje jet me plot dyshime .. mendoj se nuk ka gje me te kqe sesa te shofesh personin qe ke ne krah gjith dyshime te shofesh fmijen tend gjith dyshime duke menduar esht apo sesht imi ky femi :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top