Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thonjtë e shkurtër e të zinj, trend i ri vjeshtor

braziljania

Anëtar i Nderuar
Manikyri me të zezë fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës, ngase nuancat e errëta e mbulojnë thoin shumë mirë, me ç’rast nuk ka nevojë për shtresa të tjera.

Kur flitet për ngjyrat e thonjve që do të dominojnë këtë sezon, atëherë mund t’ju këshillojmë që të përcaktoheni për nuanca të errëta të së kuqes, të kaltrës metalike dhe të së zezës “midnight”.

Këtë trend e preferojnë edhe krijueset e trendëve (trendsetters), siç është Dita Fon Tis dhe këngëtarja e re e muzikës R&B, Rihana. Manikyri me të zezë, fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës, ngase nuancat e errëta e mbulojnë thoin shumë mirë, me ç’rast nuk ka nevojë për shtresa të tjera. Por, edhe ky trend i ka rregullat e veta – ngjyrat e errëta duhet të përdoren vetëm për thonj të shkurtër, mirë të rregulluar.

Thonjtë e gjatë do t’i theksonin edhe më shumë nuancat intensive, me ç’rast duart do të humbnin në pamjen femërore.


spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top