Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thilo Sarrazin: Turqit do sundojnë Gjermaninë si shqiptarët Kosovën

Politikani dhe autori gjerman, Thilo Sarrazin ka shkaktuar përsëri reagime për shkak të deklaratave të tij kontraverse. Ai u bë i njohur prej botimit të librit “Deutschland schafft sich ab” (2010) ku përvec se nencmonte emigrantët si të pa arsimuar dhe jo intelegjentë në krahasim me gjermanët, ai theksonte rrezikun e islamizit të Gjermanisë.

“Nuk dua që në vendin e gjyshërve dhe stërgjyshërve të mi pjesa më e madhe të bëhet me muslimanë, që nëpër bulevarde të flitet arabisht ose turqisht, gratë të mbajnë mbulesë dhe ritmi i ditës të kalojë me ezanin e muezinit,” shkruan mes tjerash në librin e tij.

Pas publikimit të librit ai u përjashtua nga partia SPD, me pretekstin se nxiste dhunën dhe kritikët e akuzonin për manipulim të statistikave.

Ai gjithashtu ka krahasuar turqit në Gjermani me shqiptarët në Kosovë.

“Turqit do sundojnë Gjermaninë ashtu siç bënë shqiptarët me Kosovën: Me natalitetin e madh.”
Këto deklarata i ka bërë për “Lettre International”, përcjell wort.lu, transmeton Bota sot.
Nëpër konferenca shkencore, çdohere kur ftohet haset me kritika nga shumë ekspertë, duke e bojkotuar shpesh për shkak të prezencës së tij. Pikërisht në pikëpyetje është edhe takimi i Thilo Sarrazin në 20 Prill 2016 në Echternach./Bota so
largea_thilo-sarrazin1449171513.jpg
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back