Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thesari Pellazgjik

Thesari Pellazgjik

thea-pe-6.jpg

Lundrimi në histori , të shkruarit e historisë dhe mangësitë e saj të japin një ide shumë kokëfortë se historia pellazge, ilire , shqiptare është manipuluar me shekuj. Manipulimet e saja janë aq të mëdha sa e kemi shumë të vështirë të bindim së pari vetvetën e pastaj të huajt . ثshtë për t`ardhur keq që ka aq shumë kundërshtarë të vetvetes në mesin tonë ,këtu pra ku flitet shqipja.

Të lexojmë se çka thonë disa autorë :
Prifti Emidio Luzi (1874) tha:”Pellazgët … ishin banorët më të lashtë të Italisë dhe përshkruan tërë vendin duke luftuar, duke sunduar edhe si priftërinj. Duke ardhur këtu, të ndarë në shumë fise, ata u vendosën në vende të ndryshme të Gadishullit, duke ia dhënë emrin kapitenit të tyre secilit regjion të pushtuar.

Si pasojë, popujt vendas , si umbret, ausonët, oskanët, brutët, rutullët dhe enotrët ishin emrat e parë të italianëve që me të vërtetë nënkuptojnë një popull të vetëm origjinal, i ndarë vetëm në qeverisje edhe pse i ngjashëm në zakonet e tyre.

Pellazgët, që Homeri i quajti hyjnor, të cilët ndërtuan shumë lagje të latinëve, të sabinëve, të auzonëve, të oskëve, të enotretëve, të lukanëve, të brucëve dhe të hazilëve pak nga pak u përmbysen dhe u privuan edhe nga nderimi që u përkiste atyre duke pasë qenë qytetëruesit e parë të Italisë dhe krijues të artit dhe të zejtarisë”.
Sami Frashëri, në enciklopedinë e vet “Kamus al-a‘lam”, ndërmjet të tjerash, ka shkruar: “Nga kombet që i përkasin pellazgëve, vetëm kombi shqiptar ka mbetur deri sot në gjendje të thjeshtë (të papërzier), të cilët janë stërnipërit e ilirëve të vjetër, gjë që prvohet se shumica e termave të mitologjisë greke, të cialt dihet se janë nga gjuha pellazgjike, shihet se u ngjajnë fjalëve që edhe sot përdoren në gjuhën shqipe.

Sipas hipotezës së disa studiuesve të vonshëm emri pellazg nuk është emër i përveçëm dhe pasi në gjuhën e kombeve që i quajmë pellazgë ka kuptimin “plak” dhe i “vjetër”. Historianët e lashtë grekë e kanë përdorur këtë fjalë në kuptim “të vjetër” dhe “pleqtë”, duke pasur parasysh kombin e përmendur që ka banur në Greqi para ardhjes së grekëve”.
Redaktori i Sallnamës (Vjetarit) të Vilajetit të Kosovës, për vitin 1896/97, i cili, ndërmjet të tjerash, shkroi:”Tashmë shkruam për shqiptarët (Arnautët), me emrin pellazgë, që shtriheshin në një pjesë të Anadollit (Azia e Vogël) dhe të Rumelisë (Ballkani). Historia i njeh shqiptarët: ata të Anadollit dhe të Rumelisë, si komb më i vjetër.

Zatën, besimet, folkflori, doket e zakonet e madhërueshme të pellazgëve janë identike me ato të shqiptarëve dhe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve hasim fjalë pellazgjike. Sipas pohimit të grekëve pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër, ndaheshin, kryesisht, në katër degë: 1) Ilirët, të cilët jetonin në territorin i cili shtrihej nga kufinjtë e Greqisë së Vjetër dhe ngushticës së Adriatikt, në veri, ku përfshiheshin viset e Shqipërisë së sotme, të Bosnjës, Hercegovinës dhe të Dalmacisë. 2).

Maqedonasit, që jetonin në trevën e cila shtrihej nga Pindusi deri te malet e Sharrit dhe të Rodopeve, si dhe nga Uji i Zi e deri te arkipellagu, ku përfshiheshin trevat e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit. 3) Trakasit, që jetonin nga hapësira tokësore e cila shtrihej nga Danubi, në veri, deri në Edrene, në jug. 4) Frigasit, që shtriheshin nga brigjet e Anadollit deri në trevat e Ankaras dhe të Sivasit. Në këtë mënyrë, pellazgët pas shpërnguljes në Azi të vogël e gjetiu, u përzien me popujt të tjerë, me ç‘rast emrin dhe kombin e humbin.

Vetëm nga një pikë e pellazgëve, që mbetën pa u asimiluar, u krijua kombi shqiptar, e kjo pikë ishte nga dega e ilirëve. Me një fjalë, kjo degë ishte ajo kategori, e cila e ruajti emrin, gjuhën, kombësinë, doket dhe moralin, e që jeton në trevat e Shqipërisë së sotme. Shqiptarët u krijuan nga ilirët e lashtë.

Gjuha e pellazgëve të vjetër është gjuha e shqiptarëve. Më vonë, duke qenë nën sundimin romak, osman etj, u bënë disa ndryshime në emrin, doket e zakonet, kombësinë dhe në gjuhën e pellazgëve”.


thea-pe-2.png

N.P. Elefteriadhi, në veprën e vet “Greqia pellazgjike para helene” (Athinë, 1911), veç të tjerash, shkroi:”Pra, sipas dëshmive të të lashtëve, ata të njëjtit popuj që banuan veçanërisht në trojet greke, banuan shumë kohë më parë bile shumë më parë se të shpërthente Lufta e Trojës, në mbarë Itlainë, në Sicili, në Azinë e Vogël, në Gadishullin Iberik, në Francën Jugore dhe në shumë vende të tjera, ku flitej e njëjta gjuhë pellazgjike shumë kohë më parë se të arrinin grekët në trojet e tyre të sotme. Kështu pellazgët përbënin një “Botë të Madhe Pellazgjike” prej së cilës qytetërimi grek, zhvilluan në një periudhë shumë të mëvonshme, është një karakteristikë e asaj bote origjinale dhe të ndriçuar. Prandaj, edhe gjuha greke u firmua në strukturën e saj përmbajtëse, nga gjuha shumë e pasur pellazgjike”.
Në enciklopedinë “Nouveau Petite Laurouse” (Paris 1950), shkruhet: ”Pellazgët, popullsia e lashtë banonte në kohët parahistorike në Greqi, në Arkipellag, në bregdetin e Azisë së Vogël e Italisë… Në përgjithësi konsiderohet se trakët e lashtë, frigët, lidët, karienët, etruskët, epirotët, ilirët, italianët (samnit dhe oskët) dhe shqiptarët e sotëm, janë degë kryesore të pellazgëve”.
Dijetari kroat-dalmatinas Petar Lisiçar, në librin e tij “Crna Korkira” (1950), lidhur me fenomenin pellazg, ndër të tjerash, ka shkruar:”Në fshatin Potorni, në jugperëndim të ishullit Korçula, është gjetur mbishkrimi votiv, i cili dëshmon se në këtë ishull në kohën e okupacionit romak, ishte i famshëm kulti i Venerës së Pellazgjisë.

Në pjesën tjetër do të sjellë në lidhje me epitetin e Venerës së Pellazgjisë me emrin e pellagonëve të ilirëve, të cilët ishin sipas Skimit, fqinj të liburnëve (fis ilir, të cilët jetonin në viset malore të Velebitit të sotëm në Dalmaci), Pellagu ilir, shqip pellg- pellgu “baltë”, pellg (me ujë) i peshqve; emra të pellagonëve ilirë; emër i ishujve të Raguzës, të cilët në Mesjetë u quajt Sant‘ Andrea de Pelago dhe emrat e ishujve Pellagosa- Pellagruzha japin një parandjenjë për të pohuar se një grup i pellazgëve-ilirë. Të ngjashëm me liburnët, në kohën antike i kishin vendbanimet e veta të peshkimit dhe të kusarisë në ishujt e Adriatikut (të Dalmacisë së sotme) si dhe në Curcura Melaini”.

Gentjan Fani : Shqiptaret janë një popull vital dhe energjik te çilet gjate gjithë historisë se njerëzimit kane pasur civilizim dhe kulture nga me te lashtat se popujt e tjerë te botes. Përpara se te fillojmë dhe te japim argumente objektive dhe historike për këto çështje duhet te përmendim gjuhen shqipe e cila sipas studimeve te shume gjuhëtareve dhe shkencëtareve e kohëve te fundit rezulton se është gjuha me e vjetër se sanskritishtja e cila mbahej deri tani si gjuha me e lashte. Gjuha shqipe është pjese e trungut te familjes se gjuhëve İndo-Evropiane

b;dardaniasacra
 

Attachments

  • thea-pe-2.png
    thea-pe-2.png
    950.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back