Thesari i sekuestruar, në Galerinë Kombëtare!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
ثshtë ekspozuar sot në Galerinë Kombëtare të Arteve në prani të efektivave të policisë thesari i sekuestruar mbrëmë në një nga operacionet më të madha antitrafik në fushën e trashëgimisë kulturore, njëzet vitet e fundit. Kreu i qeverisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Rrënimi në këtë fushë ka shënuar pasoja të jashtëzakonshme në dëm të identitetit tonë kombëtar dhe ndalja e rrënimit është imperativ kombëtar”- shkruan Rama, ndërsa ka postuar këto dhe të tjera fotografi në faqen e tij në Facebook./panorama/

5pfqer.jpg

20pzcd5.jpg

wgwcpv.jpg

33jpr86.jpg

2u5uowp.jpg

21nib9i.jpg

35bsgpk.jpg

ngumia.jpg

ojhuv4.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Thesari i sekuestruar, në Galerinë Kombëtare!

Veprat e grabitura, nga ikonat e kishave te mesharët

Përkohësisht në Galeri objektet e sekuestruara.

Shkreli: Ka edhe objekte muzeale, shumë të shek. XV-XVI. Sot përfundon identifikimi.

Pjesë ikonostasesh, ikona të përmasave të mëdha e të vogla, mesharë e objekte të tjera me funksion fetar, u përzien bashkë dje në hollin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Shenjtorë të ngrysur, me fytyra të rrjepura nga koha apo nga keqbërësit, Shën Mëria, Krishti, Gjon Pagëzori, Shën Gjergji, dolën nga valixhe udhëtarësh, ashtu si gjendeshin të fshehura… ثshtë vetëm një pjesë e 1077 objekteve të sekuestruara gjatë operacionit policor “Ikona”, që u transferuan dje për t’u ruajtur përkohësisht në Galerinë e Arteve. U transportuan me makina policie e, teksa kalonin dorë më dorë, që të strehoheshin në ambientet e Galerisë, ngjallnin jo pak habi e kuriozitet te njerëzit që u ndodhën përreth. Nga njëra anë ishte bukuria që të godiste dhe, nga ana tjetër, fakti që të gjitha ato ishin të grabitura dhe ende nuk dihet se nga ç’kisha e manastire janë shkulur.
P1020744-300x224.jpg

Pikërisht procesit të verifikimit dhe identifikimit po i nënshtrohen këto objekte në ambientet e Galerisë dhe, sipas Ministrisë së Kulturës, pritet që të përfundojë sot.
“Janë ngritur dy grupe pune të përbërë nga Ministra e Brendshme dhe Ministria e Kulturës, me ekspertët përkatës të trashëgimisë kulturore, të cilët, veç identifikimit, fotografimit, kartelizimit paraprak të këtyre veprave të artit, do t’i krahasojnë me kartelat që disponon Qendra Kombëtare e Inventarizimit, për të parë se cilat nga këto vepra janë të denoncuara si të vjedhura. Nëse bëhet ky ballafaqim, problemi është i thjeshtë dhe një pjesë e tyre me siguri që ekziston, ndërsa për pjesën tjetër, nisur nga karakteristikat artistike që kanë, por edhe nga tipologjia, do të gjenden se nga janë shkulur e nga janë vjedhur, për të vendosur më pas nëse do të shkojnë në vendet e origjinës apo do të ekspozohen”, thotë Artan Shkreli, i cili së bashku me Artan Lamen, anëtarë të Forumit për Trashëgimisë Kulturore, kanë ndjekur gjithë procesin e transportimit të objekteve në GKA. Edhe pse tepër herët për të folur për origjinën apo autorët e veprave, Shkreli thotë se me një vëzhgim të shpejtë identifikohen objekte që u përkasin muzeve shqiptarë. “Kemi edhe objekte të muzeve. Mua më zuri syri dy objekte të muzeut Bratko të Korçës, që është art oriental, që do të thotë se kanë filluar të grabiten muzetë aktualë, përveç veprave që i përkasin shek. XV-XVI, të një rëndësie shumë të madhe artistike që lidhen me identitetin tonë kombëtar”, shton ai. Paraprakisht mendohet t’u përkasin periudhave bizantine dhe mesjetare. Edhe pse në fazën fillestare të verifikimit, sipas tij mes objekteve gjenden “copa ikonostasesh nga disa objekte kulti, ikona të dimensioneve të ndryshme, por edhe ikona shtëpiake, si dhe ikona me përmasa gjigante, dy metra të larta, ka dyer ikonostasesh që janë pjesët më të vyera të këtyre objekteve dhe vlera e tyre në treg është shumë e lartë, ka libra me paleografi me funksion liturgjik, me kapakë të argjendtë ose të praruar dhe, përveç këtyre, ka edhe disa artefakte të tjera artistike, që nuk kanë të bëjnë me funksione religjioze, por që kanë vlera kulturore”. /panorama/
5pfqer.jpg
 

Attachments

  • 5pfqer.jpg
    5pfqer.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top