Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thesare 2500-vjeçare në brigjet e Jonit

Autori i Lajmit: red.
Në një nga brigjet e ndaluara të Evropës, në një ngushticë në detin Jon, po zbulohen me ngadalë thesare, të cilat na kthejnë 2500 vjet më pas, pasi janë gjetur anije të mbytura të kohëve të vjetra. Rreth dy vite më parë, një anije amerikane kërkimesh dhe ekspertët shqiptarë kanë kontrolluar ujërat në jug të Shqipërisë pëllëmbë për pëllëmbë, duke përdorur pajisje me skaner si dhe pajisje të tjera të sofistikuara për të zbuluar anijet e mbytura e të vjetra. Ky ishte kërkimi i parë arkeologjik në ujërat e deteve shqiptare, dhe më në fund pesë zona u lokalizuan ku mund të kryheshin kërkime e zbulime të tjera arkeologjike. Pas këtyre kërkimeve të para që u zhvilluan nga një arkeolog amerikan, Geffrey G.Royal tha se "Shqipëria është një burim i padiskutueshëm për arkeologjinë. Me këto që kemi arritur të zbulojmë deri më tani, mund të them me siguri se Shqipëria është shumë herë më e pasur se Greqia dhe Italia".
Kërkimet e fundit
Me kërkimet e fundit janë gjetur gjurmë të anijeve greke, të cilat datojnë mes shekujve 6 dhe 3 para erës sonë, ndërkohë që tre vende të tjera janë ende në fazën e verifikimeve. Ndërkohë që në vitin 2007 janë gjetur të tjera gjurmë të anijeve antike të mbytura në ujërat e vendit tonë. Pas këtyre kërkimeve, arkeologët kanë arritur në përfundimin se Shqipëria ka qenë një nyje shumë e rëndësishme për tregtinë e vendeve të tjera, pasi ujërat tona shërbenin për transportin e mallrave me anije që në antikitet. Këtu mund të përmendim Greqinë, Italinë, Afrikën e Veriut, pjesën perëndimore të Mesdheut etj. Ndaj Auron Tare, kordinatori i ujërave shqiptare, tha se "një thesar i vërtetë gjendet në ujërat e vendit tonë", i cili u zbulua gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit të kaluar. Më tej arkeologët kanë pohuar se ishte hera e parë që u gjet një anije antike e një tipi të tillë dhe kaq e lashtë. Kjo gjë u bë e mundur në ujërat e detit Jon në Shqipëri. Në këtë anije u gjetën gjëra antike pafund, të cilat datojnë në shekuj shumë të hershëm, para erës sonë, përkatësisht në shekujt 2, 3 dhe 1. Madje, është pohuar se aty janë gjetur edhe gjurmë akoma më të lashta të cilat nuk janë datuar ende si dhe janë gjetur edhe copëza litarësh apo spiranca anijesh, të cilat informojnë se akoma më thellë mund të gjenden të tjera anije antike, mbase edhe më të hershme duke përbërë një thesar më të çmuar për vendin tonë si dhe për historinë e të gjithë kontinentit të Evropës.
G.K.​

www.ballkan.com
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back