Gramoz Palushi, 20 vjeç, nga Kukësi është therur me thika pas ndeshjes mes përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Greqisë. Shqiptari ka qenë duke festuar në rrugët e ishullit Zakinthos bashkë me disa emigrantë të tjerë fitoren e kombëtares, ndërsa vendasit janë irrituar. Një grup civilësh janë konfrontuar me emigrantët shqiptarë, të cilët ishin duke gëzuar rezultatin e përfaqësueses shqiptare të futboll.
“Po festonim fitoren e Shqipërisë. Një turmë grekësh sulmuan nga një magazinë dhe u plagosën shtatë shqiptarë, mes të cilëve edhe Gramozi”, ka treguar emigranti. Rezultati i ndeshjes ka shkaktuar djegien e makinave të disa shqiptarëve dhe dëmtimin e disa banesave. Gramoz Palushi ka pasur vështirësi pas plagosjes. Ai ka shkuar në spital, por, pasi e kanë kuptuar se ishte shqiptar, personeli i spitalit nuk i ka hapur derën" (Imer Elezi mik i Gramozit)B.ina