Titulli: Thenie te ndryshme.....
Ke besim në vetvete e le të jetë e qartë kjo ditë për ty. Kur t’i drejtohesh ndergjegjes sate e t’i flasësh dhimbshëm, thuaj:
- Vetëm për sot do t’i korigjoj fjalët që m’i nxjerr goja, e nuk do shqiptoj fjalë të ndyta, sharje, fyerje, përgojime.
- Vetëm sot do t’i kushtoj rëndësi pastërtisë trupore dhe do të jem i matur në të ecur, në lëvizje dhe fjalë, se nesër s’do të jem.
- Për këtë ditë jetoj, sot do t’i bëj vend në zemër dobisë, do të mbjell në të dashurinë, sinqeritetin, drejtësinë ndaj vetes dhe të tjerëve, ndërsa drurit të së keqës, arrogancës, xhelozisë e kokfortësisë do ia këpus degët dhe gjembat, e do ta ç’rrënjos.
Aid El-Karni