Thenie te ndryshme.....

Njerëzit më të rrezikshëm për njeriun janë ata që lavdërojnë dhe nuk këshillojnë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
 
Shoqërimi me njerëz të këqij bën që të lindin mendime të këqija për njerëzit e
mirë. Dhe, ai që rri me njerëz të këqij nuk do të mund të shpëtoj që të mos
bëhet edhe ai një prej tyre.

(Lexuar)
 
Devotshmëria është vendosshmëria për të vepruar gjërat e urdhëruara dhe
për tu përmbajtur nga të gjitha gjërat e ndaluara. Atij që i është vërtetuar
vendosshmëria në këto dy cilësi, ai është “i devotshmi” dhe e meriton që
të quhet “më i miri”. Ndërsa ai që i humb te dyja ato apo njërën prej tyre
apo një pjesë prej tyre, të tillit i mangësohet nga mirësia e tij aq saka
humbur prej tyre.”
(Lexuar)
 
Me mençuri arrihet lumturia, largohet monotonia e vetmisë dhe ikën
varfëria. Nuk ka asnjë pasuri më të vlefshme sesa ajo; nuk plotësohet feja e
njeriut pa mençuri.

(Kopshti)
 
Habib el-Xhal-lab ka thënë: “Është pyetur Ibnul-Mubarak për gjënë më të
mirë që i është dhënë njeriut, ai tha: “Mençuria e thellë.” Pastaj i thanë: “Në
qoftë se nuk e ka këtë?” Ai tha: “Sjellja e mirë.” Pastaj i thanë: “Nëse ai
nuk ka këtë?” Ai tha: “Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.” Pastaj i
thanë: “E nëse nuk e ka këtë?” Ai tha: “Heshtja e gjatë.” Pastaj i thanë:
“Në qoftë se ai nuk e ka as këtë?” Ai tha: “Vdekja e shpejtë.”
(Kopshti)
 
- I mençuri është i detyruar ta ushqejë mençurinë e tij me urtësi (dije) më
shumë sesa që e ushqen trupin e tij me ushqim. Ushqimi i trupit është të
ngrënit, kurse ushqimi i mençurisë është urtësia. Ashtu siç trupi vdes pa
ngrënë e pa pirë, po ashtu edhe mençuria vdes nëse nuk ushqehet me dije.
(Kopshti)
 
Mençuria është ilaçi i zemrës, është bartëse e atyre që janë të përkushtuar
në arritjen e saj, është gjëja përmes së cilës fitohet ahireti, është kurorë e
besimtarit në këtë botë dhe armë në fatkeqësi. Kurse atij që i mungon
mençuria, nuk do t’i jepet lavdi, e pasuria nuk do t’ia ngritë statusin shoqërorë.
Nuk është i mençur ai i cili jepet pas kënaqësive të kësaj bote përpara ahiretit.
Ashtu siç injoranca është sëmundja më e rëndë, ashtu edhe mungesa e
mençurisë është varfëria më e rëndë.
(Kopshti)
 
Mençuria dhe teket e njeriut janë dy të kundërta. Prandaj, është e
obligueshme që ta zgjerosh dijen dhe përmes saj të ruhesh nga teket e epshet.
Në qoftë se nuk e dallon njërën nga tjetra, atëherë duhet zgjedhur atë që është
më së largëti nga teket dhe epshi juaja, ngase sa më larg që qëndron ndaj
kësaj, ti do të përmirësosh brendinë tënde. Mençuria me dije të shëndoshë e
përmirëson njeriun.


Me mençuri forcohet zemra, me dituri ëndrrat bëhen realitet. Shtylla e
lumturisë është mendja e shëndoshë, kurse mençuria del në pah atëherë kur
njeriu duhet të bëjë zgjidhjen.
(Kopshti)
 
Top