Thenie te mencura, qe tregojne vlerat dhe virtytet e jetes

Te lenduarit ose lendimi .. eshte ndjesi ! Ka periudha te jetes , qe pas lendimeve te njepasnjeshme , kalon ne nje faze qetesie mendore ! Kjo eshte nje periudhe neutrale , ku shpirti dhe mendja nxjerrin flamurin e bardhe dhe arrijne kompromise te shendetshme! Kalojne disa kohe dhe paqja behet boring .. mendja dhe shpirti kerkojne pavaresi , kerkojne te prishin rregullat e paracaktuara dhe te veprojne individualisht ! Te ndare nga njeri tjetri , por me rregulla te reja ... ti bej ate qe ndjen dhe une ate qe mendoj ! Ketu ndodh nje paradoks .. midis ndjenjes dhe logjikes , te dyja pjelle e nje shpirti dhe nje mendje te lodhura ! Ne lufte dhe ne paqe te perhershme me njeri tjetrin ! Derisa viten ikin dhe ne ngelemi viktima te ketij paradoksi .. duke vepruar nje here sipas mendjes dhe nje here sipas shpirtit dhe ne momentin qe i afrohemi fundit , nuk kuptojme nese kemi vepruar drejte apo gabim !
Eh!!
...qe ishe agaiii e dijaaa,po qe dhe filozof ncuqqq. :p
 
"Më e mirë është shuplaka nga njeriu i mirë, se sa lëvdata nga njeriu i keq, e rëndësishme është të kesh mënd që ta kuptosh"

Rumi
 
Nëse të ka humbur një ëndërr, mos u dëshpëro. Ka shumë të tjera që mund të realizosh, e bashkë me to edhe atë që të ka humbur...


328798047_919190392765508_4635912069970852351_n.jpg
 
Njerëzit të cilëve u mungon dashuria dhe mbështetja në jetën e tyre, janë një burim dashurie dhe mbështetjeje për të tjerët. Ata, sikur i kërkojnë falje vetes për mungesën e mbështetjes dhe dashurisë në jetën e tyre.
329504438_927617088601127_7767178316583998027_n.jpg
 
Anne Hathaway.
---------------------------
Një ditë do të kthehen në mode; Grimi i lehtë, thonjtë e prerë, takat e ulëta, rezervimi dhe inteligjenca.
 
Egoizmi te ben te padrejte ne raport me tjeret.
Prandaj dhe kur i ke shqetesuar e perseri te flasin e respektojne njesoj, mos u be fodull, arrogant.
Ndryshe kot thua qe beson ne Zot.
Zoti nuk i udhezon njerezit te behen te paedukuar, egoiste dhe zullumqar.
 
Ernest Hemingway.
------------------------------
Duhet të mësohemi me idenë: në udhëkryqet më të rëndësishme në jetë, nuk ka shenja orientuese.
 
Problemet nxjerrin në pah ata që të duan, rrethanat ata që qëndrojnë përkrah teje ndërsa mungesa jote nxjerr në pah ata që do u mungosh...
 
Lumturia e jetës sonë varet nga cilësia e mendimeve tona. Por cilësia e mendimeve tona varet nga njerëzit që janë pjesë e jetës sonë."

Antonio Gravina
 
Me zgjidhjen e një problemi,vijon problemi tjetër. Jeta është një seri problemesh,por me zgjidhjen e tyre fitojmë lumturinë...
 
Nuk mund ta bësh ngjarjen tënde, po nuk besove në të; në një shteg të njëjtë e me garues të barabartë, dallimi, pas mbarësisë së dhuruar nga Allahu, është rrjedhim i një këmbënguljeje me shpresë, pasion dhe shumë bindje.
 
Jeta është si një libër, disa miq janë aty për një faqe, të tjerët janë për një kapitull,por ata të vërtetët janë aty për të gjithë historinë.
 
“Librat më kanë ushqyer, udhëhequr dhe ngushëlluar si fëmijë. Librat ishin prindërit dhe mësuesit e mi zëvendësues, kur të rriturit në jetën time më dështuan.”

Anthon Maarten
 
Fjalët që burojnë nga zemra nuk mund të shprehën. Ato ngecin në fyt dhe e vetmja mënyrë për ti kuptuar janë sytë. Vështrimi në sytë e tjetrit të mundësojnë të kuptosh shumë më shumë sesa dëgjimi i mijëra fjalëve...



339104285_1611702922637293_7661255847391674618_n.jpg
 
Gervishtjet ne shpirt nuk behen me thonj, behen me fjale
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top