Thenie per dashurine.

S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse

Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi

Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori

Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau

Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni

Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze

Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze

Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali

Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte

Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse

Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri
 
Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
Raseli

اdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
Dostojevski

Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
Cezari

Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
Hygo

Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
S.Bemardi

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
Bodleri

Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
La Rosh*****o

Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
Volteri

Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
Gëte

Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
Keseli

ا'është risia? Një ëndërr. ا'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
Kierkegardi

Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
Prusti
 
Mos me lasht zoti mua pa ty, se me duket si me m'lan pa kta dy sy!
 

Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
Zola

Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
Mickijeviçi


Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
P.Vasa


Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
Dyma

Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
Koltoni

Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
La Fonteni

Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
Spamjolle

Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
Servantesi

Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
Konfuçi

Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
Shileri

Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
Bekoni

Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
Pitigrili

Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
Remarku

Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
Ebner -Eshenbahu

Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
Ueselmani
 
Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
De Stali

Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
Seneka

Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
Kurtleni

Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
Gilli

ا'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
Eminesku

Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
Stivensoni

Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
Vilde

Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
Longfellou

Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
Didroi

Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
Uajldi

Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
Kotarbinski

Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
Jesenski

Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
Kieopatra
 
Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
Klopshtoku

Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
Japoneze

Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
De KosteriDashuria është e amshuar deri sa zgjat.
Renie

Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
Bonaparti

Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
Rikerti

Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
Gogoli

Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
Molieri

I frikohemi vetëm atij që e duam.
Tolstoi

Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
Dekobra

Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
Monteskie

Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
Manjani

Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
Adleri

Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
Uajldi
 
Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
Momi

Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
Paskali
j
Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
Kocebu

Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Polaku

Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
Tileri

Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
Sandi

Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
Kanti

Dashuria fitohet me dashuri.
Spanjolle

O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
Tagora

Dashuria çdoherë është fillimi i dijës, siç është zjarri fillimi i dritës.
Lagerlefi

Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
Z.Lençi

Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
Hajsi

Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
اehovi
 
Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
Zheraldi

Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
Ashardi

Dashuria është një lindje e re.
Gjermane

Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Volteri

S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
Rumune

Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
Shamfori

Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
Qosja

Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
S.Frashëri

S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
Gëte

Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
Ruso

Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
Polgari
 
Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
Gabori

Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
Habe

Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
Heminguei

Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
Fleçeri

Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
Rumi


Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
Koreane

Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
Suedeze

Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
Franceze

اdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
Fmnceze

Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
Shqipe

Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
Italiane

Bukuria është premtim i fatit.
Stendali

Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
Uajldi

Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi

Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri

Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
Gorki

Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
Demokriti

Bukuria frenon çdo zemërim.
Gëte
 
Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
Vidmari

Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
Shekspiri

Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
Shqipe

Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
Lakorderi

Vetëm e vërteta është e bukur.
Dekarti

Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
Shopenhaueri

Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
Epiharmi

Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
Shezali

Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
Shileri

Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
Italiane

Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
Kareli

Të bukurve çdo gjë u falet.
Boigny

Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
Tomazeu
 
Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
Dctgestane

Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
Dyma i Ri


Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
Koreane

Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
Suedeze

Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
Franceze

اdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
Fmnceze

Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
Shqipe

Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
Italiane

Bukuria është premtim i fatit.
Stendali

Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
Uajldi

Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi

Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri

Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
Gorki
 
Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
Suifti

Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
Stendali

Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë.
Myse

Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
S.Bernardi

Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
Gotje

Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë.
Hebeli

Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë.
Euripidi

Kush do drurin i do edhe degët e tij.
Molieri

Në dashuri, edhe shumë është pak.
Bomarshe

Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin.
Furnie

Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
Platoni

Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar.
Dosi

Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj.
Fojerbahu

Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
Bajroni

Gjuha e dashurisë ështënë sy.
Fleçeri

Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
Drajdeni

Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
Momi

Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur.
Sofokliu

Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria.
Zilahi

S'ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa.
 
Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë.
Mirabo

Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
Bekoni

Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë.
Hiçkoku


Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti.
Helvecinsi

Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
Auerbahu

Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri.
Hajne

Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë.
Fransi

Dashuria është epshi më pëshpëritës.
Uilsoni

Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t'i shihet fundi.
Haksli

Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë.
Bismarku

Ata që vdesin duke dashuruar mbesin shehitë.
Muhameti

Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën.
Uajldi

ashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
Menkeni

Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një ditë.
Uajlderi

Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve.
Shënim pompejan

Eshte me fat mashkulli qe eshte dashuria e pare e nje femre,por me me fat eshte femra qe eshte dashuria e fundit e nje mashkulli !
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
- Dashuria është det, gjithkush mund të zhytet, por ai që s'din t’notoj, mund edhe të mbytet!

- Dashuria është e verbër, ç’menduria e përcjell!!

- Dashuria është një kopsht me lule nëse hyn aty dije se u ngule!!

- Dashuria është një thesar i humbur që kërkohet nga njerzimi,i cili neve na kujton,pse ja vlenë me jetu!
I cili neve njerizimit na bënë të qmendemi nëse ne atë e fitojmë apo e humbim.

- "Dashuria e papjekur thotë: "Të dua sepse kam nevojë për ty", dashuria e pjekur thotë:
"Kam nevojë për ty sepse të dua".

- Dashuri mundet të jap vetëm ai që dashuron!

- Dashuri, një emër, emër që të therë në zemër që kur përmendet emri i saj lotët rrjedhin e vuajtja s’ka skaj.

- Dashuria e vërtetë është kur zemra dhe mendja jote thonë të njëjten gjë!

- Emer që duhet më shumë se vetvetja emër që e din e ç’është e vërteta,
që të bënë njëmijë vjet të jetosh e të bënë ç’do gjë ta gëzosh! Dashuria!

- Nëse më do me lerë të qetë që ta vërtetoj se a të dua me të vërtetë,
e nëse kujton se më ke fituar ky është një mendim i yti i gabuar.

- Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjëherë askënd.
Edhe pse nuk jemi bashkë , ende të dua dhe gjithë do të dua.

- Gjithçka që dëshiroja netë dhe ditë të tëra, ishte të të dashuroja me gjithë fuqinë e qenies sime.
Lutesha që të pranoje të qëndroje pranë meje deri në fund të jetës sime.

- Për mua e vetmja në jetë, në zemrën time, e kaluar, ajo që e deshta me të vërtetë.
Mos mendo se për ty poezia ime ka marrë fund, sepse fundi nuk i vjen kurrë edhe nëse ty s’të takoj askund.
Do të vazhdoj të shkruaj deri në fundin e kësaj botë dhe nuk do të harroj kurrë si më mashtroi dashuria jote.

- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.
 
- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në megjes, ditën,
në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilën mbaj zi,
i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.

- Më fal zemër se ndoshta më flajet e mija të ledova , me fal shpirt se ndoshta nga dashurija të gjykova.
Më fal e dashur se veç për ty unë mund të jetojë, më fal Syri im se pa ty unë nuk dua të egzistojë.

- Mos harro: Se vetëm ty të deshta në këtë botë, mos harro se për ty mbrem su ndalen lot.
Mos harro se pa ty çdo gjë është e kotë, mos harro se të dua ma shumë se dje, sotë.

- Më kujto edhe kur të thojnë se nuk jam gjall, mos harro se as guri s’kishte plas ma parë.
Më thuaj një herë se kotë nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e vetmja lumturi në shpirtin tim.

- Mos lejo që të behem i dashurisë, edhe një viktim , më thuajë një herë,
se më don sa të dua shpirti im. Mos mendo se edhe nëse me Ty nuk jam, më beso se vetëm ty të deshta, me zemër të them!

- Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurr nuk do të zbehet.
Dhimbje e madhe për mua do të ishte t'i harroj ditët më të lumtura të jetës sime.

- Kam kërkuar një njeri si ti pjesën më të madhe të jetës sime, por ishte shumë vështirë ta gjeja.
Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty.

- Kur të bie shi, dil nga shtëpia dhe leri pikat që bien të të prekin,
janë puthjet e dashurisë që prej shumë kohësh kam dashur të t'i jap.

- اka të shkruaj kur s’kam as fjalë, nuk kam as zemër, se të gjitha ti kam falë!

- Lulet nuk mi pranove, tani më ke zemëruar, këtë gjest do ta kuptojë se dashurinë time ke refuzuar!

- Bie të fle, tek ti mendoj, në enderrat e gjumit ty të shikoj,
zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashurojë.

- Do desha të isha një pikë loti që të lindja në sytë e tu, të jetoja në faqet e tua dhe të vdisja mbi buzët e tua.

- Dy pika lot' për dashuri, dy zemra që ndodhen ende në vetmi,dy zemra të arta, dy zemra të zjarrta,
e duan njëra tjetrën edhe pse jan të larta !

- ا'të them tjetër ,tash përveç se mendo mirë. Më lër të iki nëse të pengoj ose : Të dua ,më thuaj.
 
- اdo ditë po vdes nga pak, se dhemjen e kam afër e ty të kam larg. Kam prit e nuk ke ardhë,
pse s’më vrave ti, po më le të gjallë. Vonë është, vonë është për të qar, vonë është për të qesh,
vonë është përseri pran meje të jesh!

- Jetoj si në parajsë, në një botë krejt tjetër, nuk di se ç'bëj, nuk di nga shkoj.
Gjithmon një buzëqeshje më përkëdhel krejt fytyrën kur kujtoj syt e tu.
A nuk e vën re o e dashur se sa i dashuruar jam pas teje?

- Kur më dhe dashurinë zbulova jetën, kur të dhashë vetën time zbulova lumturinë.

- Mbi detin e qet lundronte një flet . Mbi të shkruante të dua për jetë!

- Merre zemren time të shkret mbyte me durë tua pastaj knaqu në këtë botë se më s’të them të dua!
Se kjo zemër veç për ty ka rrah dikur, por ti këtë se kuptove kurrë!!

- Mos loto nëse shkoj e s'kthehem. Mos më pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.

- Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një herë e vret.

- Mos trokit më në dern time, se ajo është mbyll, së në zemrën që e theve kurr s’ke për të hyrë.

- Mos më thuaj, se më ke dashuruar, tash është vonë, shumë vonë për tu penduar.

- Mos më pyet për ato çaste që dikur me mua kalove, mos loto për fatin tonë qe ti vetë e shkatërrove!!!

- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzëqeshje, ajo që më fal ngrohtësi.
Nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemrës gojë.
 
- Një mijë poezi do ti shkruaj për ty ,por asnjëra s’bënë punë ,që të kthehesh tek unë,
mollë e ndaluar, e ndaluar për ne, qenka dashuria jonë, që u mbulua me dhe!!

- Tash nuk jemi afër, si dikur nuk jemi, përveç njëri tjetërit tjetër gjë nuk kemi!

- Të pres jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri,
ku lotët kthehen në rreze dielli. Të pres aty ku le krenarinë për gjithmonë, të pres aty ku zemra ime s’do të vuaj më!

- Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kësaj që kam parë. Sa e varfër është gjithçka që shohë, kur shohë sytë e tu.

- Si guxove që zemrën time të ma marrësh ashtu, si rrezikove kaq shumë. Ke harruar çka të kam thënë!
Borgji me borgj lahet, sepse edhe zemrën tënde kam unë.

- Shumë të dua në këtë natë, eja e mos mbaj inat, mos u bë zemër e ngrutë, jeta është e shkurtë!

- Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: Do të jetoj vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Ti je shkaktare për këtë vetëmi.

- Pa ty nuk mundem të rri, pa ty jeta më bëhet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se zemra e ime e shkret vetëm ty të don !

- I thash lotit pse qan mu përgjigj: Për ty! I thash po boll qave pusho, ai më shumë rrodhi në sy!

- I thash zemrës pse je mërzitur mu përgjigj në heshtje: Jam lodhur duke pritur,
më tha me gjysëm buzeqeshje.

- E pyeta ç’kuptove nga dashuria? Më tha: Shpirtin e lenduar nga vetmia,
të gjitha përveç lumturise dhe ngadal fshiu lotët e mia.

- Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerin e lotëve në sy dhe me zemren e lënduar për një vajzë,
se nuk mund të jetoj dot unë pa ty !!

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty,
s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon,
kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!

- Ti prap më thua se më don, por ti po shkon dhe po gabon. Si harrojë ata sy, si dhe lotët që të rrodhen ty!

- Ti me fajson për atë gabim, ti po hidhrohesh pa kuptim! Kujtohu se ç’po bën, dashurin tonë ku po e len!

- Kur rrjedh një lot besoje se e ka me të vërtet, kur vuan një zemër pa ty nuk rri dot e qet!

- Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty shumë dashuri ka!!
 
Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
Koreane

sa me pelqeu kjo :)
 
- Kur një dhimbje thërret, mos e luaj më me tej por mbaje pran vetës dhe shëroje që andej.

- Kur dy sy të shikojnë të lenduar e me trishtim puthi e mbeshteti në zemër,
sepse ata janë sytë e mi, se ti je shpirti im!!

- A t'kujtohet ajo natë ,ajo natë e ftohtë, kur më le e dashur duke qajtë me lotë!
Mbaje fjalën e dashurisë kurr mos e harro bëhu besnike dhe gjithmonë beso! Por, prej ditës që s’të pash,
prej ditës që shkove, unë për ty mendoj por ti më harrove !

- Mos më veshtro e heshtur mos më kërko, të lutem më harro!! S’mësove të duash prandaj do të vuash,
> nuk do të jeshë më puthja ime nuk do të keshe më ledhatime. Të lutem shko, të lutem më harro !!

- A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?
Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!

- ا'do ditë pa ty, është si një ditë pa diell. ا'do mbrëmje pa ty, është si një natë pa yje.
ا'do orë pa ty, është si një jetë pa ndjenja. ا'do minut pa ty, është një minut si mos të isha në jetë.
ا'do sekund pa ty, është si mos t’më rreh zemra.

- Deshirojë të shoh me sy e të mos digjem mall për ty, vetëm ta dish se sa të dua s’do jetoje as një orë pa mua!

- Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditën mendohem, natën rri pa gjumë.

- Dua që sa më pare, kur të zgjohem një mëngjesë, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!!

- Dy zemra lindin, dy zemra qeshin, dy zemra qajn, dy zemra vdesin. Njeriu pa dashuri si nëna pa fëmi,
dashuria pa takim si Pranvera pa gjelbrim !!

- E dua edhe shiun tash. I mbyllë sytë dhe e ndjej ende çastin kur më preke në dorë.
Të shiqova turpshëm, e ti më buzëqeshe.

- E pash shkëlqimin e shikimit tënd në sytë e tu, rrezet e të cilit më bënë të ndjej dridhje të lehta nëpër gjithë trupin.
As që kam menduar se do të ndihem ndonjëherë ashtu si atë ditë.

- E plaguar zemra ime larg teje, i helmuar shpirti im pa ty ,
kur të takohemi përseri do t’ma shërosh plagen me dashuri!!!
 
- Eja me mua se ty të kam shpres, eja me mua se pa ty s’du të plakem dhe vdes.
Ti je djelli që mua më ngroh, ti je ëndrra që unë çdo natë e shoh!

- Eja ti mos vono, eja ti po të pres. Eja ti, vetëm ti hapma qiellin!

- ثshtë e pamundur të mos përëndon dielli, kur egziston nata!
ثshtë e pamundur të jetojnë njerëzitë gjithmon kur egziston vdekja!
ثshtë e pamundur të mos dashuroj kur egziston ti !!

- Fjalët e mija s’di sa ti i kupton, a din ti që zemra ime ty shumë të don !

- Isha duke pi qaj në ty kesh duke mendu,mu derdh qaji nga gota për pak kesh tu përvelu.

- Kujto erën e malit ,kujto erën e lehtë, kujto zemrën time që të don për jetë!

- Kur jam në mendimete t’kam pran zëmres sime kur rrugës heci, shkoj, veç për ty mendoj!

- Kur po e kqyri qiellin, po të shoh ty, kur po e kqyri diellin, po të shoh ty,
kur po e kqyri hanen, po të shoh ty. Ej, largou bre pak!

- Kur të pash më lindi simpatia.Kur më buzqeshe e dita se qenka dashurija.
Kur më fole e dita se do të më thuash: Të dua,
këtë e vërejta nga buzët e tua.

- Me gishta po shkruaj atë çka kam në mendje që të tregojë, askënd për pos teje nuk e dashurojë !

- Më kujtohet dita kur të takova ty. Në zemrën time ndjeva ngrohtësinë e flakës që u ndez.
E ndiej edhe tash. Të dua.
Përgjithmon vetëm ty!!

- Më nxeht se në zjarr më shtrejt se liria, në shpirtin tim për ty qëndron dashuria.

- Mos e merr atë lule që ta falin brigjet po merre zemren time që ajo për ty digjet.

- Mos mendo se në ty nuk mendojë apo të harroj, vetëm ty të dashuroj!
Zemra ime rreh veç për ty se ty t'kam si dy sy!!
 
- Në zemren time është një bashqe,në atë bashqe gjindet një lule e ajo lule m’je ti !

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzeqeshje ajo që më fal ngrohtesi,
nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra që si dha zemrës gojë!

- Nëse ti më don ma thuajë të vërtetën, s'do ta jap veç zemren por por ta jap dhe jetën.
Nëse ke zemër ndaje bashk me mua, nëse ke fjalë, më thuaj të dua!!

- Nuk di. Nuk njoh. Nuk dua të kuptoj. Nuk dua veç... të harroj!

- Nuk di shumë, por e di se ti je arsyeja pse unë jetoj. Kur ma dhurove dashurinë, më mësove se si duhet jetuar.

- Nuk e di ndryshe si ta përshkruaj këtë ndjenjë përveq me fjalët se,
kur unë jamë pranë teje thjesht fluturoj në lartësitë hyjnore dhe ndihem si krijesë më e pasur në botë.

- Një ditë më pyete: Kë dua më shumë?! Tu përgjigja: Jeten time. Ti ike duke qarë pa e ditur se ishe ti "Jeta ime" !!

- Oh po po, e imja do të jesh,duart e mija kanë me t'zhvesh...,
oh po po,unë veç një gjë e di, të gjithë do t'na kenë lakmi.

- Pa ty hëna nuk ka dritë,pa ty djelli nuk rrezit,pa ty jeta ime nuk ka kuptim se ty të dua ,
veç ty shpirti im !

- Puthja! Dy herë hyra sot ne dush, dy herë dola i tharë. Puthjen që më le në gushë nuk desha uji të ma marrë!!

- Puthjet më të ëmbla ti mi ke dhuru jetën ty ta fala kur më the: Të du!

- Që nga hera e parë kur unë ty të shikova, nga ato momenente unë në ty u dashurova !

- Sa kam deshirë të lahem me ty në kadë të më reshqasish mbi trupin tim ta ndjej aromen tënde ..
miss you .. puthje zemër!!

- Se gishta si ata kurrë s'kisha parë, zemren të ta krehin radhë më radhë.
Të të puthin shpirtin, buzë si ato
s'kisha ndjerë, dehje si ajo s'më kish ndodhur tjetër herë!!

- S’pata kohë të them: Të dua, se më ndalen buzët tua që gjithmon tash po më shfaqen sikurse ditën edhe naten!

- Sytë e tu aspirin, goja jote ampicilin, durt e tua andoll , zëri yt i ëmbel sirup për koll.
Deshta me të tregu ,se je ilaq për mu !!

- Shiu rrjedh nga qielli,uji nga deti, më dhuro një puthje se nuk bëhet kiameti !

- Të dua pa masë të dua pa mbarim të dua më shumë se sa shpirtin tim.

- Të dua ,të dua për ty do të vdes por ti a më don mua? Përgjigje po të pres!
 
- Të dua me shpirt ,të dua me zemër dëshirojë të kemi të njëjtin mbiemer.

- Të dua si vetë vetën nuk gënjej në dashuri, përgjithnjë të jesh e imja dhe e vetmja lumturi!!

- Të dua - shqip, Je t'aime - frangjisht, Ik hou van jou -flamisht ,Jeg elsker deg -norvegjisht,I love you -
anglisht,ich liebe dich-gjermanisht …,të dua seriozisht.

- Të falënderohem për atë që më the “PO” si dhe për kujtimet e mrekullueshme që edhe sot në zemrën time shfaqin lumturi.
Të falënderohem për buzëqeshjet tua dhe puthjet. Të falënderohem për dashurinë tënde.

- Të kisha qen shqiponjë të kisha fluturu, kisha ardh tek ti një puthje ta kisha dhuru,
në sy të kisha shiqu dhe me mall të kisha përqafu !

- Ti je një dëshirë magjike që çdo një deshiron të ketë, dëshira ime u plotsua se të kam ty për jet.

- Ti je një ënderr e nates, shumë herë për ty ënderroj, kur vjen në ëndrren time dijë se shumë të dashurojë.

- Ti je ëndrra që ëndrroj ti je shpirti që më mban, të takova dhe më ike tash të ndjejë që s’të kam pran.

- Ti je shpirti që m'frymon fryma jote gjall më mban, ti je hana që ndriçon rrezet tua dritë më bajn.

- Ti je shpres ti je gëzim ti je loqka e shpirtit tim të kam hënë të kam diell të kam zemër të kam shpirt
të pres me shpresë me pa durim që t’më bëhesh fati im.

- Të ëndërrosh një Princeshë është mrekulli, por të dashurosh një Princeshë është e pa përshkrueshme. Princesha ime!

- Ti je zogu im i dashurisë. Do të dëshiroja më shumë se gjithçka tjetër në botë, të jem pranë teje.
Kur ti je largë meje, jamë sikur zogu pa një krah.

- Ti s'vjen, koha është ndaluar unë qaj për ty retë qajnë për ne!

- Unë e di se dashuria e jonë ashtu siç është, është më e fortë se vet ne, është më e fortë edhe se gjithë të tjerët.
 
- Veç një herë,veç një herë do të doja të t'puthja veç një herë,
veç një fjalë ooo veç një fjalë do të doja të t'thoja o mojë vajzë,
do të doja të t'du, vetëm ti je për mu,dua të ledhatojë e të përqafojë!Do të doja të fluturojë lart në yje të vallzojë,
me ty do të doja jetën ta kaloja!!

- Veç një çast do doja,veç një çast zërin ta dëgjoja,do të doja veç fytyrën ta shikoja,
do të doja veç një çast me ty të qëndroja,
do të doja veç një çast puthjen tënde ta shijoja.

- Afrohu dhe më ngroh zemrën që për ty po vuan, afrohu dhe largo dhimbjet që aq gjatë më munduan!

- Afrohu më afër dhe në sy më shiko, afrohu dhe më thuaj një fjalë, më thuaj që më do!

- Afrohu ngadal dhe më fal ngrohtësin. Qëndro me mua që të kemi dashurinë!

- Asnjëherë me gisht guri s’mund të gdhendet asnjëherë me fjalë mali s’mund të shembet,
por një fjalë e hidhur zemren mund ta thyejë shumë lehtë. Dashuria me fjalë mund të vritet.
اdo gjë thyhet dhe ndoshta prap ngjitet por një zemër kur thyhet një herë smund të ngjitet sa të ketë hënë dhe diell.

- Atëherë shko të lutem, gjeje fatin tënd. Pse qan tani kur është vonë dhe që mbaruan të gjitha me ty!?
Dëshiroj që ti ta dish se unë dhe ti ishim dikur por nuk do të jemi më kurrë bashk.

- Dashuri, kaq ditë që po të pres, bie shi, e di, dhe qielli derdh trishtim. Si mund të rroj pa pakëz diell,
si mund të rroj unë pa ty jeta nuk ka kuptim.

- Dashuria ime për ty do të mbarojë atëherë kur një piktor i verbër do të arrijë të pikturojë zhurmen,
e një petali trëndafili që bie mbi tokë ngadalë.

- Deri kur në vuajtje, deri kur në vetmi, deri kur zemra ime të shpresoj për ty!

- Dikur jetoja për ty dhe syt e tu dhe të doja aq sa s'duhet njeriu. Të gjitha i bëra të ishe në prehërin tim, dhe ishe!
Por lumturia kishte marrë rrugë tjetër tash neve na mbet vetëm pikllimi. “ Ik largoju nga unë, nuk jam për ty! “

- Disa njerëz thonë se dashuria jonë është plotësisht e gabuar dhe se ne duhet të shiqojmë jetën më realisht.
Ata thonë se gjasat për ne janë tejet të pakëta! Pyetem, athua çka shohin sytë e tyre.
As që e dijnë ata se si ndihem unë pranë teje dhe as që kan me e ndier këtë ndonjëherë.
Thjesht disa njerëz Zoti i ka dënuar të jenë të liruar nga ndjenjat.

- Do të vdes me zemër të thyer, nga ti jam e zhgënjyer! Se ti më vrave pa mëshirë!!
 
- Duke të humbur ty, humba dhe veten.Tani nuk mund ta gjejë dot as njëren e as tjetrën !

- Dhe pse e kam kaq të vështirë, po të përze nga zemra ime,
më mirë ndriço si yll i largët , dhe më dil veç në ëndërrimë.

- E di, se dimri do të shkojë dhe vera vjen përseri , dot m'kërkojh derë më derë , por s’do të jem më aty.

- E kam frikë të mbes në vetmi se të dua dhe ti atë e di. Dhe nëse ty stë kam këtu atëherë nuk mundem më me jetu!!

- Edhe kënga e bilbilit pa ty më duket vaj! Edhe nëse gezohëm pa ty më vijë të qaj!
Edhe pse ike nga jeta s`të ndaj!Kujtimet me ty në zemër i mbaj!

- Edhe nëse kurr më nuk më thu se më don edhe nëse kurr nuk më fol edhe nëse më thu shko në RR.S
te unë do mbetesh qysh je kanë që nga biseda e parë që kemi bërë!

- Edhe pse më nuk kam ndjenjë dashurie, mallin e respektoj.
Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.
Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë.

- ثshtë e leht të gjesh një të dashur dhe të ruash një mik, por është e vështir të gjesh një mik dhe të ruash një të dashur!!

- Gjumi nuk më zë, nuk më flihet, pa ty e dashur nuk më rrihet.

- Hape qiellin për mua sillma dritën e diellit, hape qiellin dhe retë do të ikin. Do të shkrihen larg,
diku larg përgjithnjë po unë dua që diellin të ma sjellësh veç ti.
Si mund të jetoj pa pakëz qiell? Si mund të jetoj pa ty?!

- Ike ti dhe diçka u këput brenda meje. Buzëqeshja ime pa gaz u bë dhe dielli u fsheh pas një reje.

- Ishe e vetmja në jetën time me të cilin unë ndaja gëzime.
Ditët që së bashku kaluam më duket se shumë shpejt përënduan.

- Jam shumë i brengosur zemra më loton shpirti im i lodhur ty të kërkon.

- Jemi aq larg sa duhet t'kaloj male e dete të vij tek ty, të të gjejë.
Jemi aq larg por në çdo çast si mjegull e lehtë ti qëndron mbi mua ti det herë i qetë, herë i trazuar.
 
- Jo s'kam dashur asnjëherë të mashtroj një vajzë, por si mund të të fitoj kur ti më rri larg.
Nuk e di se ç'mund të bëj të më dashurosh, pak më shumë ti duhet te më mendosh!! Nuk e njeh në sytë e mi,
ty të dashuroj, pres me ankth që ti të vish, veten po shkatërroj.

- Këtu jam dhe po pres që pran meje të ulesh. Eja dhe zbukuroje dashurinë, bëje si një kuror lulesh!

- Ku shkon e dashur? Midis dy botëve, midis dy jetëve, njëra e lënë, tjetra e pa nxënë ku shkon e dashur?
ثndesh rrugëve si hije me bukuri përëndie, natyrë pranvere për rrethë për ty asnjë shije!!

- Ku mbet dashuria jonë, më thuaj ku shkojë!!! Kaq shpejt për të u bë vonë, unë nuk e kuptojë! Ti më ike pa e ditë,
më le vetëm kur nuk e kam pritë, tani sillem poshtëëë,lart,mbrenda unë e ndiej dashurinë e zjarrt.

- Kur t’u afrova në fillim desha vetëm të lozja.. Tani që të njoh nuk jam i denjë për ty!

- Kur erdhe ishe plotë gazë, kur me shiqove me dhe fuqi, kur më përqafove me dhe besim.
Kur hyrë në zemren time fjalës dashuri i dhe kuptim !!!

- Mallin e kam rujt në zemër ka shumë kohë unë s'të kam parë, syt' e tu s'i kam harruar të dua si më parë!
Ndaj mos guxo te ikësh larg, jo, jo nuk dua të vuj për ty, se do ti fal çfar' kam mojë vajzë që përherë të jem me ty!!

- Megjithatë po të uroj, u bëfsh prapë yll e lëshofsh nurë, më pas besoj se edhe për mua,

- Mbi ndjenjën tonë ra deborë, gjithçka më tutje është e kotë pra lamtumirë,
veç lamtumirë, se mirupafshim s'të them dot!!

- Më kujtohet dita kur të takova ty. Ndjeva diçka që kurrë më parë nuk kisha përjetuar.
Dëshiroja ta ndal kohën. Ajo ditë me shi,
e ne të dy për një çast të strehuar.
Dëshiroja që kurr të mos ndalet shiu që mua më sjelli gëzimin më të madhë të jetës.

- Më lerë të të prek flokët, ngadal ti ledhatoj. Më lerë të të them një fjalë, të them: të dashurojë!

- Më premtove se gjithnjë do të jesh pranë meje. Gjithnjë do t’i mbaj mend kujtimet që i krijuam së bashku.
Kisha dashur që kurr të mos përfundojnë ato ditë.

- Mos i hap krahet që të fluturosh. Hapi krahet që të më përqafosh!

- Mos më rri larg sepse sytë lotë më pikojnë. Më shiko me vëmendje, shiko dy sytë që t’dashurojnë!!

- Mos m'largo nga zemra,kur të largohem nga syt,mos ma mbyll deren,pse s’jam fati yt!
Mos m'thuaj jeto kur jeta është trishtim,mos m'thuaj të qeshi kur nuk kam gëzim!!

- Mos më thuaj me zë të mekurm, se jeta është një ënderr e kotë sepse shpirti i fjetur është një shpirt i vdekur!

- Në asgjë tjetër s’mendoj kur syt e tu i shikoj. Dhe i qetë kurr nuk rri sepse mendimet më shkojnë tek ti.
 
- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon, kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!

- Në ëndrrën time ishim vetëm ne të dy. Unë që u dashurova te ti, por ti këto nuk e kuptonte sepse ishe largë meje!
Desha të afrohna por ti u largove prej meje. Sa u zgjova prej gjumit ti ishe ikë diku ku nuk të gjeja ty.

- Në këtë natë me shi malli më ka marrë për ty. Në këtë natë me shi unë mendoj për ty.
Në këtë natë me shi eja mos më le në vetmi, se zemra ime të don vetëm ty!

- Në mes të natës erdhe ëndërrat mi prishe ti, për mua ishe e vdekur e humbur në gjithësi.
Më ler të qetë të lutem gjumin ti mos ma prish, qelqi njëherë thyhet nuk ngjitet sërish!
Dëgjoje pikëllimin që shpirtin ma copëton që bie bashkë me shiun sytë m'i mjegullon.
- Në mesin e natës, në terrin e zi, unë rri i zgjuar, dhe mendoj për ty! Hapi krahët lartë në qiell,
ti për mua je diell, por i lumtur prap nuk jam, se ty afër nuk të kam!

- N'vendtakimin tonë të pres si gjithmonë, por ti më the: Mos më prit atje!Përsëri të pres,
i jap vetes shpresë, pasi jam zotuar, kemi me u takuar! E di se do t'vish, e di se s'mund të rrish,
e di se gabon pse ashtu e vepron. Kaloi kohë e gjatë, u bë ora natë tani është vonë,
s'erdhe si gjithmonë! Mendoj i vetmuar: ndoshta je penduar. Më duket do t'pres, i jap vetes shpresë.

- Nëse duhet do t’jetoj me lëndimet e tua por unë kurr s’do të vdes, jetoj se të dua!

- Nëse sonte dalim bashk dua të jesh më e mira.Veshu mirë e për merak, shoqet po ta kan inatin.
Ja kan nis e po flasin,shumë e vogël e çfarë fati !? Mos beso ti fjalë të kota, mos beso çka flasin bota,
beso veç fjalët e mia se më dogji dashuria!

- Nëse vendos të më lash, lem kur bjen shi, sepse kështu nuk i shef lotët e mi,
vendos kur është mjegull dhe vjeshtë, kështu nuk më shef të mërzitur edhe e kam më let që të vdes.

- Nuk mund të mblidhen gjethet e vjeshtës, e nganjëherë as shpirtërat nuk e gjejnë udhën e kthimit.
Unë nuk e kam gjetur akoma, ndaj endem ngadalë në vende që kam parë, e atje, atje më vështrojnë.
Ajo çka shohin sytë është formë, jashtë e brenda saj unë endem, shpirt!!
- Nuk po të shkruaj për të t'thënë se të dua shumë, jo as për të t'thënë se për ty po derdh lot në këto momente.
Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndjej mall.

- Një ditë kur te zgjohesh mos lag sytë me lot dikush që të tregon që s’jam më në këtë botë.
Mos pyet: Se si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditët e fundit që pa ty kalova!

- Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty jeta e humb drejtimin, pa ty loti im po e ujit tokën,
pa ty dhimbja po ma qan koken. Me ty nisa drejt jetën por e humba edhe vetë vetën për mua s`mbeti tjetër veç ënderr e vjetër!

- Pastaj buzëqeshja ime shkoi atë natë së bashku me ty. Ti u ktheve por ajo jo,
morri rrugën e pa njohur për të than ty lamtumiren e fundit dhe ditëve që dikur i kaluam bashk me ty.
 
- Pata një ëndërr në jetën time, dhe mendoja se kurr nuk do të përmbushet.
U përmbushë ditën kur të takova ty. Më kujtohet kur e përjetova përqafimin tënd.

- Për ty e dashur shumë po mendoj dhe as një çast nuk mundem të të harroj. Pse kështu po ndodhë as vet nuk po e kuptojë,
ndoshta bukuria jote aq shumë po më tërhek sa që për ty mund të falë edhe këtë jetë.

- Përse sonte yjet nuk shkëlqejnë! A thua edhe ata mungesen tënde e ndjejnë !
Të lutem mendo pak për mua dhe në zemren tënde ruaj pakë vend për mua!!

- Po ti ku më je, në ëndërr a më sheh?
Kur ika veç ty të mbarta me vete se nuk e dija se sa orë zgjaste rruga nga Dashuria në Dashuri.
Kur ika ndjenjat nuk i zhvesha dot, si lëkurat vitaminoze të portokallit.
Ku jam? Ku je? Nuk e di !!

- Pse erdhe kaq vonë?! Pse erdhe kaq vonë tek unë, kur gruri u korr e në fushën e tharë mbeti vetëm kashta?

- Pse erdhe kaq vonë?! Pse erdhe kaq vonë tek unë, kur edhe dera e fundit u mbyll. Dhe dimri të la përjashta?

- Pse kjo Zemra ime kërkon dashuri prej teje? Të lutem kthehu përsëri dhe rri përgjithmon pran meje!

- Pse më rrah shpejtë zemra kur flas me ty, pse më rrjedh loti kur mendoj në ty?!
Pse një herë nuk mu afrove pse buzen tënde nuk ma dhurove?! A e din se të mbaj mall, a e din sa më mungon.
Ah shpirtë, eja më ledhato, eja me dorën tënde më lemo.

- Pse moj vajzë të mbaj në zemër, si më hyrë kështu në shpirt?! Si mendjen ma ke tërhjek?!
Pse në mua nuk ka më hapesirë por vetëm ty aty të ndi? Do të kalon koha, do të rrënohet gjithësia,
do të përfundon jeta por ti nga unë do të mbetsh ajo, gjithë e vërteva.

- Pse të desha ty ?! Sepse ti prure tek unë thesarin e rinisë sime që unë e kisha kyçur.
E kyçin e kisha fshehur,harruar e humbur diku. Si munde ta gjesh ti?

- Por ti shumë shpejt shkove të gjitha i harrove. Tash të pres këtu që të jesh me mu.

- Rrija netëve pa gjumë, mendoja për ne, për fjalët që thoshe dhe këtë se di përse.

- S`arrija të kuptoja pse kaq shumë të doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe në shtrat të mendoja.

- S'besoj se do të lëndohesh shumë, ti ende s'din ç'është dashuria, ndaj s'mundë ta kuptoje dot , prushin e ndjenjave të mija.

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty, s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- S'kam dashur kurrë të të lëndoj se të kam dashur sa s'ka më, po ti më ikën më largohesh, ndaj dhe unë ika e po të lë.

- Shiko sytë e mi dhe do të gjesh dashurin. Qëndro pran meje dhe do të falë lumturinë.

- Shumë e rëndë jeta pa ty, s'më ndalen lotët në sy. Zemrat tona më s'bashkohen as këto plagë më nuk sherohen.
Nëse këto rreshta i lexon, shkrimin tim e dikton, vetëm në mua pak mendon, dhe e din se zemra ime ende të don!!
 
1+1=2 të dua vetëm ty! 5+5=10 të dua për jetë! 1-1=0 ment mi morre sherro! Ndaq me plus ndaq me minus, ndaq pjestim,
ndaq barazim të dua shum o Shpirti im!!

- Deri kurë në vuajtje, deri kurë në vetmi, deri kurë kjo zemra ime do të vuaj për ty !

- Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote.

- Dy lule qelin ato herë do kur do thahen,por zemrat tona kurr nuk do të ndahen.

- Nuk premtoj te te dua perjete sepse asgjë ne këtë botë nuk është e perjetshme,
por premtoj qe nuk do të heq dorë nga dashuria për ty një çast para se përjetësia te mbaroje..

- Dy zogjë jemi një shpirt e kemi,më vjen shumë keq e dashur që afër s’jemi.

- Dy sytë e mi rrjedhin vetëm lot ngase jemi larg njëri tjetrit dhe s`të përgdhel dot.
Zemra ndjen dhembje dhe më s`ndjen gëzim ngase ti më mungon në krahrorin tim.

- Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty,
netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime,
atëherë lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time.

- Edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk të shohë me zemër të dua,
po të pres me vuajtje e me vaj,dashurin ton në zemër e mbaj!

- E kam një dëshirë, oh sa është e thjeshtë me ti puthë buzët tjetër s'kisha deshtë.

- Edhe pse tani ne jemi larg njëri tjetrit,unë përseri të dua dhe ashtu do mbetet !

- Kur mbi varrin tim fillon punimi, kur mbi kokën time fillon vajtimi, kur mbi varrin tim vëndohet kurora,
atëherë dije e dashurse për jetë të harova!

- Sa mundem të shoh, sytë e mi ty do të kërkojnë, sa mua më rrah zemëra, ty do të kujtoj!

- Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua,
ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time.

- Dashuri ,dashuri, nuk thuhet kotë se fillon me puthje dhe mbaron me lotë!

- Ta fali si kujtim shpirtin tim. Nëse shpirti s’të mjafton ta fali syrin që për ty loton.
Me lot në faqe me lot në sy , me zemër të helmuar mendoj vetëm për ty.

- Gjithënjë të kujtojë ,kurr s’të harrojë se nga zemra ime nuk mundem që të largojë .

- Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. Tث DUA me shpirt.

- Kur të ndihesh vetëm dhe të mos kesh qetësi vëre doren në zemër për mua pak mendo ulu pranë dritares dhe hënën shiko
atëherë unë nga larg do të ndiejë se vërtet më do,
tek dritarja do vrapoj ngre kokën dhe hënën shikoj dhe atje larg në qiell në largesi do të bashkohen shikimet tona plot dashuri.
 
1-dashuri me uri nuk ka kurre jetegjatesi.
2-fjala te dua nuk eshte dashuri por parandjenj dashurie.
3-dashuria pa te puthura eshte si pranvera pa lule.
4-te dashurosh ate qe enderron do te thote te kesh thesarin me te cmuar.
5-dashuria eshte nje etrokitur ne dritare per te hyre nga dera.
nje mini poezi si per mbyllje
dashuria eshte nje zambak
qe lind fshehurazi
ajo eshte epshi me i madh
qe i kalon kufijte e ndergjegjes
dashuria e vertete
nuk eshte nje aventure shoqerore
por nje lidhje e forte shpirterore.
 
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
Tagora

Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
A.Podrimja

Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
Bjelinski

Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
Karlo

Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli

Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
Pajeroni

Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
Herriku

Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
Hoperi

Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi

Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
Balzaku

S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse

Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi

Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori

Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau

Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni

Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze

Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze

Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali

Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte

Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse

Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top