Thenie per ATEISTET

alfonci

Veri investigatio
Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.

— Napoleon Bonapart



Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.

— Lukiani



Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.

— Magelani



Një Galileo në dymijë vjet mjafton.

— Papë Piu XII



Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.

— Stivën H. Roberts



Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.

— Bertrand Rasëll



S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn.

— Artur Shopenauer



Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.

— Mark Tuein



Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

— Aristoteli



Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

— Pa emër
 
Një njeri i thotë Gjithësisë,
"Ja, ekzistoj!"
"Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, -
"kjo nuk është se më ngjalli
ndonjë ndjenjë detyrimi".

— Stivën Krejn



Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës.

— Didëroi



Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.

— Diogjeni



"Katër barnat"

Nuk kemi ç'i frigohemi zotave.
Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje.
E mira mund të përftohet.
E keqja mund të durohet.

— Epikuri



Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.

— Epikuri



Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë".

— Pa emër



Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.

— Anatol Frans



Prifti është mishërimi i rrenës.

— Xhuzepe Garibaldi



Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.

— Xhuzepe Garibaldi



Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.

— Herakliti
 
Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!"

— Juliani



Në fillesat e veta kristianizmi ish thjesht një mishërim i bolshevizmit.

— Adolf Hitler



Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës.

— اarls Darvin



Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe.

— Ludvig Fojerbah



Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë.

— Alber Kamy



A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot.

— Alber Kamy



Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to.

— Tomas Karlajl



Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por ato që kuptoj.

— Mark Tuein



Në gjeometri nuk ka sekte.

— Volteri



Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

— Abdul al Maari

ateistet.org

vazhdon...
 
Zoti ka vdekur F. Nietzche

Dikur Zotat ishin te pavdekshem. Anonim

Ylberin e besoj me shume se Zotin. Askush prej tyre nuk e influencon jeten time, por te pakten ate te parin arrij ta shoh. M Roci
 
Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

— Pa emër


me se e vertet
 
Besimi duhet te koncentrohet tek qellimi,dhe Zoti yt esht ai qe te ndihmon te arrish ne qellim,VetVETJA
 
Eshte shume e thjeshte per te kuptuar perse Zoti nuk prezantohet me njerezit, ai eshte zoti pa emer... M. Roci !

Kur isha i vogel, iu luta Zotit per vite me rradhe per te me blere nje biciklete, por kur kjo nuk funksionoi, vodha nje dhe iu luta Zotit te me fale :D Anonim !
 
*Nese cdo besim ndjehet i duhuri dhe di qe gjithe te tjeret jane te gabuar, ... a nuk mund te jene te gjithe te gabuar ? Kozy

*Besimi eshte nje paterice per mendjet e dobeta. Jesse Ventura

*Nuk jane disa pjese te bibles te cilat nuk i kuptoj, qe me merzisin, por jane ato qe une kuptoj. Mark Twain

*Zotat jane te brishte, duhet vetem pak shkence dhe nje sens pozitiv per ti vrare. Chapman Cohen

 
*Besimi nuk te jep pergjigje, ai te ndalon edhe te besh pyetje. Frater Ravus

*Nese Zoti ekziston, shpresoj te kete nje justifikim te forte per gjithcka. Woody Allen

*Po them vetem qe nje kishe me rrufeprites mbi catine e saj, tregon nje mungese te madhe besimi. Doug McLeod

*Kur thone qe nje besimtar eshte me i lumtur se nje skeptik, eshte njesoj si te thuash qe nje i dehur eshte me i lumtur se nje person esell. George Bernard Shaw

 
*Lufta ndermejt besimeve ne praktike eshte beteje per te vendosur se kush ka mikun imagjinar me te mire. Richard Jeni

*Besimi fetar eshte i pare nga njerezit e thjeshte si i ver8, si fallc nga te shenjtet dhe i panevojshem nga mbreterit. Seneca

 
Qe Zoti preferon budallenjte kete ma thote fakti qe budallenjte qarkullojne qe prej 19 shekujsh. Francois Mauriac

 
Titulli: Thenie per ATEISTET

kur isha femije lutesha cdo nate per nje biciklete te re ,por kuptova qe Zoti sfunksiononte keshtu,ndaj e vodha nje dhe i kerkova falje ...

Emo Philips

:haha: :haha:
 
Titulli: Thenie per ATEISTET

Po them vetem qe nje kishe me rrufeprites mbi catine e saj, tregon nje mungese te madhe besimi. Doug McLeod

Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.

Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.

Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

SHum te sakta dhe shum domethenese :)
 
Titulli: Thenie per ATEISTET

Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.

Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

Ka mendim, dhe mendim ndryshe.
Tek disa njerz mendimi dita dites kthjellohet. Tek disa te tjere si puna e ateisteve sa vjen e turbullohet.
Pak i juaji e pergjithmone i vetes, SempreBarca.
 
Pe: Thenie per ATEISTET

317403_242182025832681_124856934231858_712814_2025587443_n.jpg

Atheism
The belief that there was nothing and nothing happened to nothing and than nothing magically exploded for no reason, creating everything and then a bunch of everything magically rearranged itself for no reason what so ever into self-replicating bits which then turned into dinosaurs.....
MAKES PERFECT SENSE:p
 
Titulli: Thenie per ATEISTET

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.
- Napoleon Bonapart

Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.
- Lukiani

Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.
- Magelani

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
- Aristoteli

Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.
- Diogjeni

Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.
- Abdul al Maari

Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë.
- Abdul al Maari

Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
- Bertrand Rasëll

Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
- Artur Shopenauer

Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.
- Volteri

Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
- Stendali

Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
- Seneka i Riu

Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.
- Fridrih Niçe

Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
- Napoleon Bonapart

Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit.
-Tomas Pein
:( :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top