Thenie filozofike

Titulli: Thenie filozofike


Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, por ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi...


 
Titulli: Thenie filozofike


Mos trokit në derën e dikujt, që e hap atë për të gjithë.... sepse miku i të gjithëve nuk është miku i askujt...

 
Titulli: Thenie filozofike

Nuk më shqetsojnë muret që kanë veshë, por veshët që kanë mure...
 
Titulli: Thenie filozofike

Problemi eshte se e kemi kthyer jeten ne filozofi ,,,eshte aq natyrale ajo sa dhe nevojat personale ...!

D.I
 
Titulli: Thenie filozofike

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Amanetin e mban toka. SHKODثR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJث
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Mur mur behet ur. KRUJث
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
اakallit lëshoi ujkun. Elbasan
اkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
ا'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORث
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDث


Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PثRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODثR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORث
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJث
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORث
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODثR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTثR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORاث
Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANث
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORث
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVث
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJث
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PثRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORاث
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDث
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORث
Pushka don pushkën. TROPOJث
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJث
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORث
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Atdheu[redakto]
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu esht dhee.

Kur ti shikon dike edhe ata te shikojn ty* Valdrin Moorina
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
اdo hi në vatrën e tij. JUG
اdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
اdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORث
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PثRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORاث
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORاث
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVث
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODثR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORاث
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODثR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. اAMثRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABثRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVث
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVث
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORث
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVث
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVث
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORث
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANث
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVث
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORث
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTثR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJث
Mençuria[redakto]
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBثRESHثT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORث
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORث
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORاث
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORاث
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBثR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORث
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORث
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODثR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBثR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJث
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORث
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORث
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORاث
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORاث
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJث
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORاث
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTثR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTثR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDث
Barku i gjerë, truri i ngushtë. Elbasan
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJث
ا'i do qeni brekët. KORاث
ا'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PثRMET
اobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVث
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORاث
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTثR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODثR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORث
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTثR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVث
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODثR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJث
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUا-VLORث
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANث
Mos bëj petulla me ujë. DIBثR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORاث
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORث
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHثRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORاث
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PثRMET
Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORث
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORث
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHث
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORاث
S'mbartet ujë me shportë. SHKODثR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORاث
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJث
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORاث
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
ا'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Thjeshtësia[redakto]
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHث
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJث
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORاث
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODثR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJث
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHثRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJث
I buti thyen të fortin. SHKODثR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORث
Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORث
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORث
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVث
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANث
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANث
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PثRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PثRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJث
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANث
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODثR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTثR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PثRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVث
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJث
ثshtë nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTثR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJث
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORاث
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJث
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODثR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORاث
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PثRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORث
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORاث
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORاث
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANث
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORث
Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJث
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORاث
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORث
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORث
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABثRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVث
U bë dhija me tremb ujkun. VLORث
U bo veja me mësue pulën. KAVAJث
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORث
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVث
Bëne vath e ve në vesh. SHKODثR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PثRMET
Dami të bëhet mësim. DIBثR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Drejtësia[redakto]
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORث
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJث
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVث
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVث
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJث
I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORث
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODثR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVث
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORث
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANث
Sëpatës bish mos iu ban. DIBثR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODثR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVث
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVث
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORاث
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
اika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVث
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVث
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVث
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTثR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORاث
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTثR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORث
Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORاث
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVث
S'hahet në vend të djathit. KORاث
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PثRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORث
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
ا'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
ا'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANث
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PثRMET
Liria[redakto]
Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVث
As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODثR
Breshka po ferrën don. KAVAJث
Buka e botës s'të ngop. KORاث
Buka e botës, laku i kokës. SARANDث
Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITث
اdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
اdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
اdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
ا'hall ke, vështroje. VERI
Dasëm pa mish nuk ka. KORاث
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVث
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODثR
E di gjalmi ç'ka torba. PثRMET
E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJث
Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORاث
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORاث
Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDث
Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODثR
Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVث- SARANDث
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODثR
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVث
Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTثR
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PثRMET
Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVث
Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
Ku të ha, kruaje. GJIROKASTثR
Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKث
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVث
Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVث
Liria vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJث
Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJث
Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVث
Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODثR
Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVث
Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJث
Mos shko maz pas pele. KOSOVث
Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODثR
Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVث
Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANث
Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORث
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORث
Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVث
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJث
Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBثRESHثT E ITALISث
Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i të zotit plehron arën. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJث
Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJث
Puna[redakto]
Ai që përton sot, pendohet mot. VLORث
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJث
Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
اelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTثR
Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVث
Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORث
I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODثR
Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEضESH
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTثR
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODثR
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
Malet tunden, po nuk bien. JUG
Me fal gjakun është burrni. KOSOVث
Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORث
Mushka do dru, e demi kular. SARANDث
Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PثRMET
Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PثRMET
Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTثR
Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
Kur s'ke punë luaj derën. PثRMET
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORاث
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBثRESHثT
Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PثRMET
Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
Kush përton vdes urije. BERAT
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORاث
Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODثR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDث
Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANث
Mos rri si nusja në dasëm. JUG
Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORث
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORث
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORث
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANث
Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDث
Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDث
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJث
S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
Nuk zihet pleshti me dorashka. KORاث
Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJث
Vure vezën more pulën. KRUJث
Maturia[redakto]
Mali digjet,plaka krehet. Shkup
Mos hyn ne mal pa sepat. Shkup-Agon
As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJث
ا'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDث
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODثR
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PثRMET
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVث
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
Gazi i madh, kthehet në helm. KORاث
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVث
Gjella me kripë e kripa me karar. PثRMET
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORث
Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
Kur flet shkopi të vret. VLORث
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
Kur s'di not mos u fut në ujë. KORاث
Kush ha shumë i del për hunde. PثRMET
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJث
Lakmia, lakfyt. PUKث
Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJث
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBثR
Mos dalë goja para mendjes. BERAT
Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBثR
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
Nuk mba ujë orizi. JUG
Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
Pi rakinë e jo mendjen. JUG
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORاث
Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
Qefi prish qefin. JUG
Tamahu të shpie në gjynah. JUG
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORاث
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
U mbush kupa do të derdhet. KRUJث
Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORث
Unë baj barrën, ti djersin. VERI
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODثR
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODثR
Nata s'ka shahit. SHKODثR
As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORاث
Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODثR
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORث
Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
اdo gjë forcohet, në themel. BERAT
ا'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJث
اohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODثR
Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJث
Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVث
E ke zogun në dorë, mbaje. KORاث
Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJث
Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHث
I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI
I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
Jo si cjapi te kasapi. KORاث
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJث
Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODثR
Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë. ELBASAN
Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJث
Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORاث
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PثRMET
Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
Kush vret nuk flet. SKRAPAR
Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORث
Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVث
Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJث
Mos shko si breshka te nallbani. KORاث
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPثRI E MESME
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORاث
Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABثRI
Nji shkëndi ndez nji mal. KORاث
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
S'lidhet kali me pè. LUKOVث
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORاث
Ujku mjergull kërkon. JUG
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTثR
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDث
Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVث
Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODثR
Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODثR
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANث
Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJث
Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG
ا'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORاث
E thëna dhe e bëra janë larg. DIBثR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORث
Mba murin mos bie. SHQIPثRI E MESME
Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR
Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORاث


Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PثRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORث
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORث
Një krah s'mban kala. GJIROKASTثR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJث
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDث
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJث
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORث
S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
S'mblidhen lepujt në vath. JUG
S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVث
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVث
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJث
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABثRI
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJث
اilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJث
Fshati digjet, plaka krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHثRI
اezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINث
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABثRI
I qan hallin kalorësit. DURRثS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBثR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORاث
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORث
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODثR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBثRESHثT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJث
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORاث
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJث
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITث
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJث
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJث
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINث
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJث
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORث
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORاث
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJث
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUا
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODثR
Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PثRMET
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJث
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE
 
Titulli: Thenie filozofike

Kur njeriu i zakonshëm, merr pushtet të jashtëzakonshëm...është rrezik!
| Kennedy |
 
Titulli: Thenie filozofike

Kur njeriu i zakonshëm, merr pushtet të jashtëzakonshëm...është rrezik!
| Kennedy |

Kishte parashikuar zgjedhjet e 2016!

*****

"Nëse je një personazh publik, duhet të pranosh talljet! Me këtë rast, morra dhe rrezikun se mund të ekzistojë ndonjë shpirtmirë që bën shaka me mua."

(Ben Affleck)
 
Titulli: Thenie filozofike

Heshtjet e femrave janë gjithmonë nje kërcënim. Heshtjet e femrave janë të pagabueshme
 
Titulli: Thenie filozofike

nuk aprovoj ate qe thua, por mbroj deri me vdekje te drejten tende ta thuash (voltaire)
 
Titulli: Thenie filozofike

Ajo që është e bukurë , kënaq sytë. Ndërsa ajo që është e embël, josh shpirtin

Apollinaire
 
Titulli: Thenie filozofike


Thonë se koha i ndryshon gjërat... por në realitet duhet t`i ndryshosh ti vetë.


 
Titulli: Thenie filozofike

Gjithqka që vjen papritur në jetën tuaj, edhe ikën në të njejtën menyrë.
 
Askush nuk do të ngjitet mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh....
 
Nëse nuk mund ta gëlltisësh krenarinë tënde, nuk je mjaft i etur për dashurinë e saj.
Pierre Jeanty
 
La donna vuole essere amata senza perché. Non perché è bella o buona o ben educata o graziosa o spiritosa, ma perché è. Ogni analisi le sembra una diminuzione, una soggezione della propria personalità.


HENRI-FRةDةRIC AMIEL
 
Eshte mire te keni para per gjerat qe mund te bleni, por gjithashtu eshte e rendesishme te siguroheni qe NUK keni humbur ate qe parate smund ta blejne.
 
Kush pelqen trendafilin duhet të duroje edhe gjembat
 
Pershendetje, o jete, une po shkoj te takoj per te milionten here realitetin e pervojes dhe ta coj ne kudhren e shpirtit tim, ku te perpiqem te ngjall vetedijen njerezore...
(Xhejms Xhois)
 
Kam mësuar që qetësia është më destabilizuese se sa zemërimi, që një buzëqeshje ç'armatos më shumë se një fytyrë e egërsuar. Kam mësuar se heshtja përballë fyerjes është një ulërimë që e bën tokën të dridhet.
| Confucio |
 

Bota është një skenë, ku ndarja e roleve është shumë e gabuar.

 

Nganjëherë keni nevojë për tu larguar nga vetja, për të parë gjërat më qartë.

-----------
 

Mos u genjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka plotë prova që vertetojnë të kundertën.
 
Redaktimi i fundit:

Perherë kur dëgjoj dikë që psherëtin duke thëne se: Jeta është e vështirë, gjithmonë jam tunduar të pyes: "Krahasuar me çfarë?"
 
Kufijtë e tiranëve janë të përcaktuara nga toleranca e atyre që shtypin.

Po sikur të mos ishte fare toleranca????
 

Të presësh nga asgjëja, është lloji më i popullarizuar i shpresës...

 

Jeta nuk jep siguri, por vetëm mundësi....

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top