Thenia e dites.....

Mendja juaj nënndërgjegjeshëm nuk plaket kurrë..... Është pa kohë....pa moshë dhe më pak fund....
Është një pjesë e mendjes universale të Zotit e cila nuk ka lindur kurrë dhe nuk do të vdesë kurrë.....
 
E vetmja gje qe nuk marrim ne jete është dashuria.
E vetmja gjë qe nuk dhurojmë ne jete është dashuria!
 
🎶"Spread peace on the earth
Cherish the love that is around us
Spread peace on the earth
Treasure the love, let it surround us
Always be kind, always remind one another
Peace on the earth everyday" 🎵
 
Jam Gegë Toska, mbrapsht e mbarë
Jam i plotë, por jam i ndarë
E kam gjuhën me shumë ngjyra
Një gjë shpreh në shumë mënyra
Po s’po m’ban ma gjuha punë
Se askush s’po m’pyet për gja
Mue m’njohin mirë të tjerët
Unë s’due veten me njoftë hala

Kur ta zë bishtin rrota
Ta tregon vendin gjithë bota
Si s’u mbusha një herë mend
Çdoherë rrëzohem në të njëjtin vend
“Mjerë i dobëti sa i fortë asht”,
m’ka pasë thanë gjyshi mue
E kuptova kur erdhën t’tjerët
E m’çliruen për me m’sundue

Që kur veten kam braktisur
Më vajti koha duke u vardisur
Në vendin tim jam si i huaj
Zot shtëpie tjetrin e quaj
Ama edhe mue m’rrjedh loti
Me e ruejt vendin s’qesh i zoti
Kam ndjesi, po s’kam fuqi
Se jam mbret, po pa mbretni

Unë jam nyjë në histori
Çfarë mësoj sot, nesër s’e di
E kur nyjën s’e zgjidh dot
E këpus fare, nuk rri kot
Bie me fjetë natën me miq
Mirëpo zgjohem me armiq
Sikur peshkun përherë m’kanë pa
Ushqim m’japin, ushqim me m’ba

Asht me qeshë tue qa
Qysh me pri kur janë tuj m’grah
S’jam i pari n’vendin tem
Nuk ka kenë as vëllai jem
Janë ca kohë që më mallëngjejnë
Te stërgjyshi im më kthejnë
Tirq e fustanella kam
Por për to i denjë nuk jam

M’i dha Haku mal e det
Mirpo hakun s’ua dhashë vetë
Tana fetë në shpi i kam
Dhe kam frikë që pa fe jam
Asht gjynah, por janë tue m’thanë:
“Nuk ia vlen me u ba kurban”
Shkurt kam folë, por e kam zgjatë
Hajt për t’majr, shihemi prapë! ~ Fatmir Muja
 
Jemi brez i trishtuar, me foto instagrami të lumtura!
 
Gomari, gomare ngelet, dhe po u vesh si mbret!
 
Sa më të ndyra të jenë duart, aq më të pastra janë parat!
Sa më të pastra janë duart, aq më të ndyra janë parat!
 
Shumë lindin meshkuj, por pak bëhen burra!
 
Njeriu i sinqerte, mashtrohet lehte
 
Gjumashi dhe @vajza e detit jane vërtet të zgjuar, se nuk thonë çdo gjë që mendojnë, por mendojnë atë që thonë.
 
Me thone çdo ditë duhet të ndryshosh, kur ndryshojë sju pëlqen!
 
Shpesh her ndjej sikur dicka me mungon ....Hap syt dhe aty kujtohem qe jam me vones per pune kam harruar pa vendos alarmin 😄
 
Redaktimi i fundit:
Biondet janë në modë, por Zeshkanet janë çdo herë të parat
 
Nata eshte e embel,se pret lindjen e dites!!
 
Aty ky dielli eshte mes qiellit ne oren 10 te darkes✨
Qe je asteri ne rrugen e qumshtit e dija,por qe u bere diell kisha cik dyshime. :P
Po cdo atje ku nata shuhet ne shkrirjen e diellit!?
 
Qe je asteri ne rrugen e qumshtit e dija,por qe u bere diell kisha cik dyshime. :p
Po cdo atje ku nata shuhet ne shkrirjen e diellit!?
Qekur na ndane, erdha ketu se ne Tibet nuk kishte vende te lira per 7 vite...
 
Qekur na ndane, erdha ketu se ne Tibet nuk kishte vende te lira per 7 vite...
Po te nis nje cope nate from Eladara.
Kalinixta GIF by Vimodji
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top