Thellohet rezultati në kutinë e tretë të Lezhës: PD 688 vota, PS 319

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tirane-Update - Thellohet diferenca e votave mes PD-së dhe PS-së në kutinë e tretë të Lezhës. Numërimi i kutitë së tretë të Fushë-Kuqes, është mbyllur me 688 vota për PD-në dhe 319 vota për PS-në. KQZ ndërpreu punën për numërimin e kutive për të rifilluar në ora 17:00. Numërimi i kutisë së dytë të votive të Lezhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tregoi se Partia Demokratike ka marrë më shumë vota se partitë tjera. Rezultati pas numërimit të kiutisë së dytë është 336 vota për PD, 143 vota për PS, ndërsa vetëm tetë vota për LSI-në. (Lajmi i mengjesit): Pas numërimit të
kutise se parë të Fushë Kuqes, KZAZ nr.39, rezulton se Partia Demokratike ka 187 vota të vlefshme, derisa LSI ka 18. Ndërsa Partia Socialiste ka 75 vota të vlefshme.

Numërohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes
Nisin debatet në kQZ për numërimin fizik të fletëve të votimit. Anëtarja socialiste e KQZ, Dëshira Subashi u kujtoi anëtare të tjerë të KQZ se dje kishin rënë dakort për procedurat se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi qe fletet ti numeroje administrata, kurse nenkryetarja e KQZ, Subashi kundershtoi. Ristani propozoi qe verifikimin e fleteve ta beje vete Subashi. Nderkaq Subashi ka nisur kontrollin fizik te fleteve, nje nga nje. Gjate numerimit marrin pjese dhe mediat.

Hapet kutia e pare

Nga kutia e parë e Fushë Kuqes së KZAZ-së 39, të Kurbinit, qarku Lezhë rezulton se 334 fletë votimi janë të papërdorura, 315 fletë të përdorura, 4 të dëmtuara pasi u mungon numri i mjetit të identifikimit.

Numërohen 6 kutitë e Fushë-Kuqes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në unanimitet pasditen e djeshme, se 6 kutitë e Fushë-Kuqes që i përkasin KZAZ-së 39, do të numërohen sot në orën 9.00 në ambientet e KQZ-së. Sipas vendimit që u mor në këtë mbledhje të KQZ-së, do të ngrihen dy grupe numërimi të cilat do të nisin gjatë ditës së sotme numërimin për 6 kutitë e Fushë-Kuqes, të cilat ndodhen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rezultatet që do të dalin nga këto kuti votimi do t’i bashkëngjiten 53 kutive të tjera të qarkut të Lezhës, duke nxjerrë kështu edhe rezultatet përfundimtare dhe mandatet shoqëruese të Qarkut të Lezhës.

Të dhënat paraprake nga ky qark nxjerrin fituese PDnë me 4 mandate deputetësh, e ndjekur nga PS-ja me 3 deputetë. Ndërkohë, tri kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha, PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme, kanë mbërritur paraditen e djeshme në KQZ dhe do të numërohen aty.

Të dhënat paraprake nga ky institucion, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70, të majtën dhe të djathtën. Pritet të nisë numërimi i këtyre 3 kutive për të zbuluar nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit. Këto kuti u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë KZAZ-së 20 në Fier, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PSsë në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

Kutia magjike e Fierit
Në Shqipëri ende nuk ka përfunduar saga e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, edhe pse ky proces nisi katër ditë më parë, të dielën mbrëma.

Dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, kanë bllokuar mbrëmë procesin e numërimit në disa zona, siç është Qarku i Fierit, duke pamundësuar kështu përmbylljen e procesit të numërimit të votave.

Në Fier, PS e Edi Ramës pretendon të marrë edhe mandatin e nëntë, derisa PD e Sali Berishës duket se është e bindur se në këtë qark mund të marrë mandatin e shtatë, gjë që do t’i siguronte asaj shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Kjo situatë detyroi KQZ’në që të urdhërojë sjelljen në Tiranë të kutive të votimit të Qarkut të Fierit. Sipas mediave shqiptare, kutitë kanë mbërritur në Selinë Qendrore të KQZ të enjten në mbrëmje, por procesi i numërimit të tyre do të fillojë ditën e premte.

Në Fier të mërkurën mbrëma pati edhe përleshje mes komisionerëve të PD’së dhe PS’së.

Aty u pa edhe deputeti i PS’së, Gramoc Ruçi.

“Do t’i mbrojmë edhe me gjak votat tona”, tha ai.

Gjatë ditës së enjte, për situatën e krijuar atje, janë deklaruar edhe krerët e dy partive kryesore në vend.

Kryetari i PD’së, Sali Berisha është shprehur i bindur në fitore, por për herë të parë ka pranuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 Qershorit nuk është ai që dëshironte.

Ai ka akuzuar PS’në për incidentet në Fier dhe Rrogozhinë.

“Rama me emisarët e tij më komunikoi mua se ai kishte vendosur të mos njihte rezultatin dhe se kishte vendosur të ngrinte popullin në protesta. Përgjigja ime ishte që ky është një vend i lirë dhe qytetarët mund të protestojnë, por rezultati i zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë me protesta”, tha prerë Berisha, duke shtuar se do të njohë vullnetin e sovranit, që sipas tij, këtë radhë i besoi sërish PD’së.

“Mbrëmë në Fier u shfaq policia bashkiake e Ramës dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës”, tha më tej Berisha, duke shtuar se askush nuk mund të cenojë qoftë edhe një votë të vetme.

Sipas tij, tashmë rezultati është përcaktuar.

“Por unë do pranoj atë që nxjerr KQZ, ndonëse të dhënat flasin qartë. Mazhoranca ka të gjithë numrat dhe me vullnetin e shprehur nga Dritan Prifti, që po e kërcënojnë. Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja, por do zgjeroj koalicionin se këto janë rregullat, jemi demokraci”, tha ai.

Berisha tha se rezultati i zgjedhjeve detyron atë që të mendojë për formimin e koalicioneve.

“Koalicione do të ketë”, tha Berisha, por nuk komentoi deklaratën e deputetit të LSI’së, Dritan Priftit, i cili paralajmëroi se do t’ia japë votën e tij koalicionit të Djathtë që udhëhiqet nga PD.

Ndaj kësaj deklarate, nuk është shprehur as partia e Priftit, LSI.

“I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake”, deklaroi në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI’së, Petrit Vasili.

Ndaj deklaratave të Berishës ka reaguar edhe Kryetari i PS’së, Edi Rama.

“Sali Berisha është vetëm një kryeministër ai nuk ka marrë një mandat të dytë nga Shqiptarët dhe këtë sapo e konfirmoi, ashtu si konfirmoi edhe se ka filluar përpjekjen për të shkuar në anën tjetër te individi, që unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë, por edhe nëse, kjo nuk do ta shpëtojë dot nga e vërteta e parë që kemi sot. Që Sali Berisha nuk ka mandat të dytë dhe nuk do të jetë kryeministri i shqiptarëve, pasi të dalë vendimi i popullit dhe ky vendim të jetësohet në rrugën që përcakton Kushtetuta dhe ligji”, tha Rama në fjalën e tij nga Selia e PS’së.

Rama i ka kërkuar Berishës të pranojë verdiktin e popullit në Fier, që është 9 mandate për PS-në, që janë në kutitë e votimit dhe në bazë të një rezultati spektakolar që e bën PS fitimtare në Fier me diferencë si asnjëherë në këto 15 vjet.

Sipas tij, “koalicioni me shumë bishta ka mundësuar për Berishën që ky avantazh i thellë të zvogëlohet, por jo aq sa të vërë në rrezik mandatin e 9, që Berisha synon ta rrëmbejë me forcë”.

Deri në mbrëmjen e së enjtes, rezultati i votave të numëruar ka vazhduar të jetë ashtu sikurse një ditë më parë. Koalicioni Aleanca e Ndryshimit ka 70 mandate, Bashkimi për Ndryshim 66 dhe Aleanca Socialiste për Integrim 4 mandate.
Lajmi fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top