Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Austri në fushën e bujqësisë

  • Nga ReNdEx
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
treaty23011001-1.jpg

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci dhe homologu i tij austriak, Nikolaus Berlakovich, në Vjenë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe në industrinë e përpunimit të ushqimit.
Duke theksuar rolin e rëndësishëm që këta sektorë kanë në ekonomitë e të dy shteteve dhe duke marrë parasysh rëndësinë e bashkëpunimit bilateral për zhvillimin e sektorit bujqësor është arritur marrëveshje që bashkëpunimi i mëtutjeshëm të përfshijë edhe projekte të përbashkëta bujqësore, me fokus të veçantë në avancimin e prodhimtarisë, në përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe pemëve e perimeve, në përgatitjen e pilotprojekteve të integruara për organizimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve bujqësore nëpërmjet trajnimeve dhe kunsulencës, etj. Po ashtu, kjo marrëveshje për fokus ka edhe avancimet në fushën e menaxhimit (komasacionit) të tokave, menaxhimit të resurseve ujore, çështjeve bujqësore-mjedisore, zhvillimit rural (turizmi rural) dhe të gjitha pikat e bashkëpunimit që dalin nga kjo marrëveshje parashihen të realizohen nëpërmjet këmbimit të përvojave, informatave dhe ekspertëve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe degëve industriale të ndërlidhura me to, siç janë prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i mallrave bujqësore dhe menaxhimi i pyjeve.
Republika e Austrisë për të rritur kontributin e sektorit të bujqësisë kosovare në zhvillimin ekonomik, deri më tani ka dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe nëpërmjet projektit të binjakëzimit të financuar nga Komisioni Evropian, i cili është duke u implementuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni i Pagesave i Republikës së Austrisë.
Ky memorandum i nënshkruar nuk përbën një traktat ndërkombëtar dhe nuk do të krijojë të drejta dhe obligime për palët nënshkruese të cilat i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare. Kohëzgjatja e tij është e pakufizuar. //balkanweb//
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back