The Voice of Albania

AjSi

...
V.I.P
"The Voice Of Albania" është suksesi më i ri i talent show-t botëror, që startoi te premten në sezonin e ri në Top Channel për të realizuar ëndrrën e shumë të apasionuarve të muzikës së lehtë.

Dy fjalë për formatin
Ky format mban firmën e "Talpa International Productions" dhe promovon zërat më të mirë të muzikës së lehtë, që duan të lançohen në tregun muzikor. Ky kompeticion bazohet vetëm tek "zëri" i konkurrentit, gjë që e bën të dallojë nga formatet e tjera në botë.

Konkurrenti dhe të drejtat e tij
Në talent show-et e tjera në botë, konkurrentët ndjehen shpesh të kondicionuar t'u përshtaten rregullave të produksionit për sa i përket përzgjedhjes muzikore, stilit, look-ut, etj. "The Voice Of Albania" nuk ka për qëllim të prekë aspak integritetin artistik të konkurrentit, përkundrazi, konkurrenti është ai që vendos për të zgjedhur trajnerin e tij, me të cilin do të punojë dhe kushtet e punës, në mirëkuptim të plotë me produksionin.
اdo konkurrent do të perfeksionojë talentin e tij artistik. Këngët e përzgjedhura për të do të jenë në stilin që ai di të këndojë më mirë. Zëri i tij, potenciali i tij artistik në skenë janë dy elementët që do ta bëjnë atë të ecë drejt suksesit dhe të rritet profesionalisht.

Trajnerët
Për 17 javë rresht, katër emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare, do të jenë në këtë show në rolin e trajnerëve; ata do të përzgjedhin më të talentuarit në këngë, për t'i promovuar drejt suksesit. Secili prej trajnerëve do të formojë një skuadër, të cilën do ta drejtojë deri në fund të spektaklit.

Etapat
Pas fazës paraprake të audicioneve në qytetet kryesore të Shqipërisë e Kosovës, programi kalon në tri faza konkurrimi:

1. Audicionet e fshehura
2. Betejat
3. Sfidat Live me orkestrën e Top Channel


---------- Post added at 10:35 ---------- Previous post was at 10:33 ----------

Mua personalisht me pelqeu jashte mase.
Te gjithe konkurentet kishin vokal shume shume te mire, gjithcka e kuruar ne detajet me te vogla

Kjo goca mpelqeu shumee

314324_206163229453359_185646721505010_461034_2120070670_n.jpg
 
Pe: The Voice of Albania

edhe mu me pelqeu shum kjo :D
 
Pe: The Voice of Albania

pres ta shikoj sapo te hidhet ne faqen e top-channel, por nga pershtypjet qe kam degjuar duhet te jete i bukur ...
 
Pe: The Voice of Albania

alisianaisufaj.jpg

Alisiana Isufaj
Ka filluar të këndojë që kur ishte 10-vjeç fillimisht duke qënë pjesë e një kori dhe më pas duke marrë pjesë në shumë audicione në Itali. Ka shumë dëshirë që përpos këngës edhe të kërcejë dhe të aktrojë megjithatë kënga është dëshira dhe ëndrra e saj e madhe. Ajo shpreh se do kem dëshirë të marr pjesë në The Voice sepse do kisha shumë dëshirë të bëhesha e njohur në vendlindjen time dhe ta realizoj këtë ëndërr në vendin që unë kam lindur për mua është një kënaqësi e madhe.


.......................
Kete e kam shoqe pej verteti :p
 
Pe: The Voice of Albania

Ndersa mua nje vajze nga Kosova (Gjilani) me pelqeu ,shume bukur ,po si fiksova emrin si quhej .
 
Pe: The Voice of Albania

Ndersa mua nje vajze nga Kosova (Gjilani) me pelqeu ,shume bukur ,po si fiksova emrin si quhej .

Ajo ishte Arberesha ida


Shume shume zera te bukur dhe shume talente te reja, gezohem per cfare kemi ne ne gjirin tone.
 
Pe: The Voice of Albania

Ne Kosov gjith kangtar ue ue ue
 
Pe: The Voice of Albania

Rrugëtimi i gjatë i konkurrentëve të ‘The Voice of Albania’ mbërrin në netët live, çka shenjoi edhe përballjen e parë të artistëve të rinj në kërkim të trofeut të ‘The Voice’ me publikun.

Përballje kjo jo vetëm nëpërmjet televotimit të konkurrentëve në garë. Për të parën herë në një program në ekranin shqiptar, publiku dhe konkurrentët mund të komunikonin në kohë reale nëpërmjet Facebook-ut dhe Twitter-it, çka dëshmoi që në natën e parë 'live' një suport të jashtëzakonshëm në këtë garë zërash të rinj. Jo vetëm kaq, nëpërmjet kësaj strukture të re, diktohej në një farë mënyre edhe radhitja e garuesve, të cilët nëpërmjet sfidava të tyre bënë spektakël.

E si në çdo garë, përpos spektaklit që konkurrentët përcjellin ka edhe eliminime. Në këtë natë të parë, ishin konkurrentët e skuadrës së Sidritit dhe Almës në garë. Për secilën skuadër u eliminua një konkurrent dhe Sidit tanimë i kanë mbetur 5 djem, pasi e vetmja konkurrente vajze e skuadrës së tij, Bameda, u eliminua në natën e parë të përballjes me publikun dhe verdiktin e tij.

Mbrëmja e kësaj të premteje ishte e para live. Janë edhe 7 javë të tjera përgjatë të cilave konkurrentët do të garojnë për një vend në natën finale, në galanë e madhe ku vetëm njëri prej tyre do të ngrejë trofeun e ‘The Voice of Albania’.





top-channel.tv
 
Gjysmëfinalja e ‘The Voice of Albania’

voice-kendim.jpg

“The Voice of Albania” ishte në fokus të emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Të premten në mbrëmje zhvillohet gjysmëfinalja e parë dhe rrethi i konkurrentëve në garë ka shkuar në 12.

Gjatë spektaklit të sotëm 4 prej tyre do të largohen! Ata janë shumë të dashur dhe kanë dhënë përshtypjet e tyre para garës emocionuese.

Skuadra e Miriamit

Elisi shprehet: “Që nga pjesëmarrja në The Voice ka pasur shumë ndryshime në jetën time. Unë shpresoj që “Voice” ta fitojë më i miri!”

“Kam shumë frikë dhe emocionet janë shumë më të mëdha se sa herët e tjera”, thekson Xheraldina.

Ndërsa Enrika është paksa e pasigurtë: “Kësaj radhe kam një këngë “funky”, ndryshe nga herët e tjera dhe nuk jam plotësisht e sigurtë. Më pëlqen shumë, por është ndryshe nga çdo këngë tjetër dhe do të mundohem ta sjell sa më mirë.”

Skuadra e Almës

“Ka shumë emocion, provat bëhen gjithmonë e më intensive dhe shpresoj që të kualifikohet më e mira. Nuk e kam fjalën vetëm për grupin tim, por për të gjithë konkurrentët. ثshtë e vërtetë që unë jam lidhur më shumë me kandidatët e mi dhe ndihem keq sa herë që largohet një nga të ekipit tim, por uroj që të kalojë më i miri”, nënvizon Alma Bektashi.

Për trajneren, një këngëtar duhet të ketë edhe vlera njerëzore përveç atyre vokale: “Nuk mendoj se një këngëtar duhet të ketë vetëm zërin të bukur, por një shpirt artisti.”

Rina, e cila do të këndojë një këngë të Tina Turner, thotë: “Njerëzit më ndalojnë në rrugë, më nxisin edhe më shumë. Gjithmonë tregohen të sjellshëm dhe më bëjnë komente të mira.”

Nga ana tjetër, Alisiana shprehet se muzika është prioriteti i saj në jetë: “Muzikës i kam dhënë prioritet gjithmonë. Studioj për gjuhë të huaja në universitet dhe shkolla do të mbarohet, por rruga e muzikës është kryesorja për mua. Edhe nëse eliminohem nuk do të heq dorë kurrë nga muzika.”

Ndërsa Arilda është shumë e bindur në aftësitë e veta: “Do të kem këngën ‘Je T’aime’ nga Lara Fabian. Dua të paraqitem mirë dhe nuk kam frikë asnjë nga konkurrentët.”

Skuadra e Eltonit

Elton Deda pret me padurim që kjo e premte të kalojë në mënyrë që të mos ketë më përgjegjësinë për të eliminuar konkurrentë në ‘The Voice of Albania’.

“Kjo e premte ka të mirën dhe të keqen e vet. E keqja është se unë edhe kësaj here do të duhet të eliminoj një nga skuadra ime. E mira është se pas kësaj të premteje unë nuk do të eliminoj më askënd dhe gjithçka do të jetë në dorën e publikut”, shprehet Eltoni.
“Voice që tani ka më shumë se 4 këngëtarë të strukturuar dhe shumë herë më të mirë se ata që janë në treg sot”, shton trajneri.

Fabiola, ndryshe nga të tjerët, nuk është aspak në ankth në prag të kësaj gjysmëfinaleje të parë: “Nuk kam stres sepse jam e kënaqur me atë që kam arritur këtu deri tani. Po e marr me sportivitet gjithçka. Do më pëlqente që të isha edhe javën tjetër këtu, por të shohim.”

Marsela thekson: “Spektaklin po e pres me shumë ankth dhe shumë emocione. Puna me Eltonin ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Ai kërkon shumë prej nesh dhe kemi besim tek profesionaliteti i tij.”

“Në këtë fazë të gjithë janë konkurrentë të fortë, por nuk do e them se kë kam më shumë frikë”, shton Ylli.

Skuadra e Sidritit

“Që kur ka filluar Voice, unë jam i përkushtuar 100%. Kemi emocione njësoj si pjesëmarrësit, për të mos thënë më shumë sepse ne jemi ata që detyrohemi të largojmë konkurrentët”, shpjegon Sidrit Bejleri.

Trajneri është i bindur se koha do të tregojë se sa të vlefshëm janë pjesëmarrësit e Voice: “Nuk e di nëse do të gjejnë vend në treg këta këngëtarë sepse në Shqipëri ka 1 milion këngëtarë, por jam i bindur që koha do të tregojë gjithçka.”

I sinqertë Driloni: “Jemi shumë pranë finales dhe do të më ngelte shumë peng nëse do të eliminohesha tani.”

Ndërsa Lundrimi është i lumtur me famën që i ka dhënë ‘Voice’: “Njerëzit na njohin në rrugë, kanë më shumë respekt, na ndalojnë dhe na flasin. Të bëhet qejfi.”

/t/ch/
 
Pe: Gjysmëfinalja e ‘The Voice of Albania’

as top channel se ka kuptuar akoma se shqiperia ka 1 milion kengetare ...dhe vazhdon akoma kokeforte ne ato programet per te gjetur voicet ...... gjepura qesharake.......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top