The Guardian:Lirimi i Haradinajt, ngazëllim në Prishtinë, konflikt në Serbi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Vetëm 3 ditë para se gjykata ndërkombëtare e Hagës të marrë vendimin përfundimtar për ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, prestigjiozja britanike “The Guardian” shkruan se kjo mund të ngjallë konflikte me Serbinë.

“Lirimi i Haradinaj nga gjykata e Hagës për herë të dytë do të pritej me ngazëllim në Prishtinë, por zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se kjo mund të destabilizojë dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. “Dyshimet për këtë tashmë janë ngjallur. Vendimi i Gjykatës e cila, la të lirë dy gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç e kanë tërbuar Beogradin” shkruan the Guardian.

Sipas prestigjiozes britanike pas luftës të udhëhequr nga NATO, Haradinaj hyri në politikë. U bë udhëheqës i Partisë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër në dhjetor 2004. Njëqind ditë më vonë, ai u padit nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës dhe u dorëzua vullnetarisht, i sigurt se ai ishte i pastër.

Por rigjykimin që filloi në vitin 2010, Sir Geoffrey Nice QC, i cili ka punuar në Gjykatën e Hagës për shumë vite thotë se, prokuroria kërkoi një proces të dytë “ndoshta për arsye politike, të ankesave nga Serbia.”

“Ndjekja e një politikani të suksesshëm, gjithmonë është joshëse” për prokurorët. Michael O”Reilly, avokati irlandez i cili ka koordinuar mbrojtjen e Haradinajt, thotë se ishte i bindur për pafajësinë e Haradinajt kur kishte parë provat në gjyq.

Ai vlerëson Haradinajtn edhe si një komandat jashtëzakonisht i mirë dhe njerëzor.

Soren Jessen-Petersen, ish-administratori i OKB-së në Kosovë, vlerëson Haradinajn si një “udhëheqës dinamik, me angazhim të fortë dhe vizionar.” Por tashmë gjithçka mbetet për tu parë në 29 nëntor, një vendim që pritet me padurim në Kosovë.

\Shekulli Online\E.Sh\
 
Back
Top