“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Porti i Durrësit, qyteti i dytë i rëndësishëm pas kryeqytetit Tiranë, është klasifikuar i pari ndër tetë portet turistike më të reja e më ekzotikë për t’u eksploruar nga turistët gjatë këtij viti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këtë përzgjedhje e ka bërë agjencia “The globe and Mail”, e cila në renditjen e saj e përzgjedh Portin e Durrësit si portën hyrëse për të shijuar resortet dhe plazhet e bukura ranore të Adriatikut.

Agjencia në klasifikimin e saj shkruan se “Durrësi në Shqipëri është shansi juaj për të parë resortet e plazheve të Adriatikut, të cilët prej vitesh janë ruajtur si territore të mbyllura nga elita e vendit. Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë është një start i dobishëm për ture në bregdet dhe kështjella”, shkruan agjencia britanike.
Plazhi-i-Currilave-NOA.jpg

“The globe and Mail” i fton turistët e huaj që në brigjet shqiptare të Adriatikut të zbulojnë plazhet e bukur ranorë si dhe turizmin ende të panjohur kulturor shqiptar.

Në artikullin e agjencisë vihet re se porti i dytë në renditje është ai i Australisë; i treti porti i Lituanisë; i katërti ai i Togo-s, e mandej me radhë vijojnë porti i Maltës, Alaskës, Greenlandës dhe Kinës.

Përtej kësaj renditjeje, vitin e shkuar agjencia “Lonely Planet” i renditi brigjet shqiptare ndër dhjetë destinacionet më të bukura e më të pazakonta për t’u vizituar nga turistët, të cilët përveç plazheve të bukura mund të zbulojnë edhe trashëgiminë e vyer monumentale e kulturore e natyrore.
Rana-e-Hedhun1.jpg

Ndërkohë në fillim të vitit, e përditshmja britanike “The Guardian” do të shkruante se “Ishujt jonianë në jug të Europës juglindore janë vërtet të mrekullueshëm dhe kanë shumë magji për t’i rrëfyer kujtdo që i viziton, por pak milje nga Joni blu, në bregdetin shqiptar gjendet Butrinti, i cili përbën një trashëgimi botërore të mbrojtur nga UNESKO”.

Prestigjozja britanike, në një shkrim të datës 6 janar të këtij viti, i ftonte turistët e huaj nga e gjithë bota, që ndër destinacionet për udhëtime të shkurtra të zgjidhnin edhe Butrintin, monumentin e rrallë të pasurisë botërore, dhe një nga qendrat më të mëdha arkeologjike evropiane, me një tempull të mrekullueshëm greko-romak.

Ndër tetë vendet e pazakonta për udhëtime të shkurtra prestigjiozja britanike rendit qytetin e dritave Parisin, Bazilikatën në Itali, Vienën, Bostonin, qytetin e kulturës Guimarمes në Portugali, Finlandën dhe parkun e lashtë të Butrintit në Shqipëri.
Gazeta britanike shkruan se Butrinti ndodhet në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500 vjeçar.
Plazhi-i-Qerretit-NOA.jpg

E përditshmja britanike jep detaje për udhëtimin përdrejt kësaj pasurie të rrallë arkeologjike, duke bërë me dije se “nga 31 marsi i këtij viti çdokush mund të mbërrijë në Butrint, dy herë në javë duke udhëtuar me linjën e njohur britanike me çmim konkurrues loë-cost “Easyjet” në Korfuz, duke preçizuar se ishulli jonian grek ndodhet përballë brigjeve shqiptare, madje vetëm pak milje larg.

Gazeta britanike teksa publikon orarin e udhëtimit shkruan se anijet lundrojnë nga porti i Korfuzit përditë përdrejt brigjeve të mrekullueshme të Sarandës, në orën 09:15 të mëngjesit, për t’u kthyer rishtaz pasdite në orën 17.00, për në ishullin grek.
Butrint-hyrja-e-parkut.jpg

E ndërsa Shkurtit po i vjen fundi, nuk na mbetet tjetër veçse të presim Marsin dhe afrimin e sezonit të ngrohtë që do të sjellë edhe fluksin e turistëve në tokën dhe brigjet shqiptare

mit/noa.al

 
Titulli: “The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut

Sa plazh ka durresi qe jan te pazbuluar ;) Vetem se memakin nuk shkohet duhet gomar .
P.S tek kjo ura ne fund fare qe ndodhet ne butrint un kam gjujt per peshk , skapa gjo sja vle me shku .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top