The Game çmend Prishtinën

Thor

Antar Aktiv
Një prej reperëve më të njohur në botë, The Game ka shkaktuar lëvizje tektonike të shtunën mbrëma, pasi rreth 3 mijë të rinj shqiptarë janë kënaqur me atmosferën e krijuar në sallën “1 Tetori”.
Fillimisht performuan paragrupet kosovare të cilat nxehën atmosferën mjaft të ftohtë në fillim.

Ajo që vlen të përmendet ishte ajo që ndodhi para se të ngjitej në skenë The Game. Ishte beatboxeri francez Eklips ai që vërtet mahniti publikun me performancën e tij të jashtëzakonshme, duke lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit.

Dhe, saktësisht në ora 00:20, në skenë u shfaq The Game, i cili ende pa marrë si duhet frymë çmendi publikun. Në vazhdim ai performoi hitet e tij më të njohura dhe këngë të albumit të ri “R.E.D”. Performanca e tij zgjati 1 orë e 5 minuta dhe u shoqërua me ngjitje në skenë të vajzave nga publiku në skenë dhe me reperin që mbajti një djalosh shqitpar në krahët e tij.

Vazhdimisht gjatë performancës The Game komplimentoi publikun kosovar, duke thënë në një moment se po që se do të lindë përsëri, do të kishte dëshirë të lindej si shqiptar.

Ishte ky një prej koncerteve më të mira të mbajtura ndonjëherë në Kosovë, por i mungoi dhe ajo copëza finale e një top even ti botëror që ekzistoi në koncertet e Snoop Dogg dhe Busta Rhymes. telegrafi..

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


[video=youtube;MczIc8j-2VY]http://www.youtube.com/watch?v=MczIc8j-2VY&feature=player_embedded[/video]
 
Back
Top