Thashethemi në sprovën e tri sitave

Lauri

Anunnak
SOKRATI (470-401 p.e.r.) filozof i Greqisë së lashtë

Thashethemi në sprovën e tri sitave

fb_img_1588431020191-jpg.1736664


Në Greqinë antike, Sokrati kishte reputacion të madh si njeri i urtë. Një ditë tek filozofi i madh vjen dikush dhe i thotë:
- E di se çfarë dëgjova se do të bënte miku yt?
- Një minutë,- i tha Sokrati,- para se të ma tregosh, dua të të bëj një test, atë të tri sitave.
- Tri sita?
- Po,- vazhdoi Sokrati,- para se të më tregosh për të tjerët, duhet të ndalemi dhe ta sitim atë që duam të themi. E quaj testi i tri sitave. Sita e parë është e vërteta. Je i sigurt se ajo që do më thuash është e vërtetë?
- Jo... kam dëgjuar të thonë...
- Shumë mirë. Pra, nuk e di nëse është e vërtetë. Vazhdojmë me sitën e dytë, atë të mirësisë. Ajo që do të më thuash për mikun tim, është diçka e mirë?
- Ah jo, përkundrazi.
- Pra,- vazhdoi Sokrati,- don të më tregosh diçka të keqe për të dhe as nuk e di nëse është e vërtetë. Ndoshta mundesh ende ta kalosh testin, ka mbetur sita e tretë, ajo e dobisë. Është e dobishme [duhet doemos] që unë ta di se çfarë do të bënte ky miku?
- Në të vërtetë, jo.
- Atëherë,- përfundoi Sokrati,- ajo që deshe të më tregoje nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme; po pse doje të ma tregoje?
Nëse secili nga ne do të mendohej dhe do ta vinte në praktikë këtë test të vogël... ndoshta bota do të kishte qenë më e mirë.
A.vataj
 

Attachments

  • FB_IMG_1588431020191.jpg
    FB_IMG_1588431020191.jpg
    109.2 KB · Shikime: 115
Ah,miresia e miqeve,e jetes dhe e te drejtes, pertej se artit per ta pervetsuar don forcen e shpirtit per ta aprovuar aty ku jetojme qendrojme dhe ndajme perditshmerine tone. :))
Flm @Lauri per temat e tua te bukura!
 
Ah,miresia e miqeve,e jetes dhe e te drejtes, pertej se artit per ta pervetsuar don forcen e shpirtit per ta aprovuar aty ku jetojme qendrojme dhe ndajme perditshmerine tone. :))
Flm @Lauri per temat e tua te bukura!
E pashmangshmja Neve në temat e mia ?
Forumi nuk është vetëm argetim, lojra e shaka :)
Flm ju të gjithve që ndiqni këto temat pak më serioze ❤
 
@Lauri paska harru modestin sokrati pa e sit ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top