Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
Thaçi: Zgjerimi i EULEX-it nuk mund të pengohet
Nuk do të ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ka deklaruar të enjten kryeministri Hashim Thaçi.
Duke folur për incidentin që ka ngjarë në veri të Mitrovicës, kryeministri është shprehur se "gjithçka është ende në proces të zbardhjes së rastit".
"Nuk dëshirojmë të prejudikojmë, por nuk do të ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e në kuadër të kësaj, edhe në veri të Mitrovicës. Mbi çdo incident të izoluar, misioni ynë do të ngadhënjejë", ka thënë Thaçi, pas takimi që ka zhvilluar me ministren për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Qeverisë së Suedisë, Gunilla Clarsson.
Ky proces – sipas kryeministrit - duhet të përcillet përmes dialogut, paqes dhe stabilitetit. "Nuk do të ketë vend për ekstremistë radikalë, struktura paralele apo jolegjitime. Ligji do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës, edhe në veri dhe EULEX-i do të jetë edhe atje, që ditën e parë", ka siguruar kryeministri Thaçi. /Telegrafi/