LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Toleranca fetare në Kosovë më së miri mund të matet në bazë të kësaj fotografie. Xhamia dhe Kisha ndajnë të njëjtin oborr në Ferizaj tani e disa vite. Ky është rast i rrallë në botë e ndoshta unik.
Pikërisht duke u nisur nga kjo fotografi Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi pritet të mbajë fjalimin e tij në samitin anti-terrorizëm në Vjen. Thaçi këtë postim e ka bërë ne profilin e tij në Facebook.
Lexoni statusin e plotë të Thaçit:
Në foto është Ferizaji, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. Toleranca jonë historike, dialogu dhe respekti për të gjitha besimet si dhe Kushtetuta jonë e avancuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar.
Kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerancës.
sot.com.al