Thaçi: Shqipëria të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

legjenda

Tetova
auto_000011475506237.jpghttp://zeri.info
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon edhe më tej vizitat me krerët më të lartë institucional në Shqipëri.

Vizitën e radhës ai e ka realizuar me kryeparlamentarin Ilir Meta, me të cilin kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Thaçi ka biseduar me Metën për rolin që Parlamenti i Shqipërisë mund të ketë në lobim dhe në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka thënë se duke e thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me shtete të tjera, së bashku mund të arrihet edhe më shumë për sa i përket avancimit të pozicionit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa, kryeparlamentari Meta ka thënë se në çdo takim ndërkombëtar, në top agjendë të tij dhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë është Kosova dhe lobimi për forcimin e subjektivitetit të saj.

Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Meta kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në nivel komisionesh parlamentare në mes të parlamenteve të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Image
 

Attachments

  • auto_000011475506237.jpg
    auto_000011475506237.jpg
    100.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top