Ado
FISEBILIL-LAH
Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin kosovar kundër planit gjashtëpikësh për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
“Elementet substanciale të gjashtë pikave kanë qenë dhe do të mbesin të papranueshme”, ka thënë kryeministri Thaçi. Ai ka theksuar se udhëheqja kosovare ka pranuar vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën.
Zgjidhja e drejtë, sipas Thaçit, është që EULEX-i të respektojë pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e saj, planin e Ahtisaarit dhe garantimin e plotë të integritetit territorial të Kosovës.
Në konferencën për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, shefi i ekzekutivit kosovar ka potencuar se Kosova është në një fazë të rëndësishme të integrimeve evropiane.
Ndërsa shefi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, ka deklaruar se harmonizimi i ligjeve të Kosovës me pakon legjislative të BE-së, është njëra nga kushtet kryesore për integrim në BE. /ktv/