Erblinaa
Anëtar i ri
Thaçi: Po angazhohemi vazhdimisht për më shumë njohje
Qeveria e Kosovës po angazhohet vazhdimisht për më shumë njohje, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij, njohja e fundit nga Panamaja është rezultat i diplomacisë kosovare në bashkëpunim me miqtë.
Ai ka premtuar se do të bëhet shumë shpejt publik raporti i punës njëvjeçare të Qeverisë. Sipas Thaçit, ekzekutivi është i hapur për debat rreth këtij raporti në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektvendimi për plotësimin e pozitave vakante të Komisionit për Emërime të Larta. Pritet që Presidenti i Republikës të emërojë tre anëtarë të rinj të KELP-it për t'i zëvendësuar ata të UNMIK-ut. /ktv/