Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thaçi: Nuk mund të lëvizim drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha

auto_4Hashim_Thaci_copy1474383527.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe një here e ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me kishën ortodokse brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton “Zeri.info”.

Thaçi, gjatë takimit me Gjeneral Sir Michael David Jackson, ka thënë se, Kosova nuk mund të lëvizë drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha.

Presidenti po ashtu ka thënë se ka qenë vetë ai i cili ka luftuar kundër regjimit të Millosheviqit, mirëpo, siç deklaroi ai, tani jemi në një kohë krejt tjetër, përcjell “Zeri.info”.

Thaçi ka thënë se këto çështje duhet të zgjidhen vetëm me dialog dhe përmes rrigëve e institucioneve legale.

I pari i vendit po ashtu ka thënë, se të gjithë i njohim kushtet dhe rrethanat në kohën kur Millosheviqi e ka ndërtuar kishin ortodokse, mirëpo, siç deklaroi Thaçi, tani kohërat kanë ndryshuar, raporton “Zeri.info”.

“Zeri.info”, ju sjell të plotë deklaratën e presidentit Thaçi:

Dëshiroj të theksoj atë çka unë e mendoj si president i vendit. Ne në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që të kopjojmë formën, metodat dhe stilin e Millosheviqit.

Në asnjë rrethanë ne nuk duhet të lejojmë që nëse Millosheviqi ka rrënuar mbi 400 xhami, ka dëmtuar objekte të ndryshme të kishave katolike anë e kënd Kosovës, të teqeve të ndryshme. Ne njohim kushtet, rrethanat e disfavorshme të Kosovës kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti në kampusin universitar.

Unë kam protestuar dhe luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe punës së tij apo veprimet e tij që i ka bërë në Kosovë.

Tash jemi në një rrethanë tjetër, jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jemi në një situatë që duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin, të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin dhe ky problem të zgjidhet përmes dialogut dhe përmes rrugëve institucionale dhe legale.

Ne nuk mund të dërgojmë dhe nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha.

Prandaj duhet të reflektojnë të gjithë që përmes dialogut të rregullohet kjo çështje dhe përmes aspekteve legale dhe institucionale. /Zeri.info/
 

Attachments

  • auto_4Hashim_Thaci_copy1474383527.jpg
    auto_4Hashim_Thaci_copy1474383527.jpg
    58.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back