Зngjεll
___________
Thaçi: Nuk dorëzohemi para ekstremistëve serbë
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur këmbënguljen se do të vazhdojë misionin për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë dhe se Kosova nuk do të dorëzohet para ekstremistëve. “Kthimi në pronat e veta është e drejtë e ligjshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi kryeministri, duke theksuar përkushtimin e qeverisë së Kosovës për kthimin e të gjithë qytetarëve të saj në pronat e veta, përfshirë edhe serbët. Thaçi tha se procesi nuk duhet të politizohet, duke garantuar se nuk do të ketë tolerancë para ekstremistëve. “Procesi nuk duhet të politizohet, qytetari që dëshiron të kthehet në pronën e vet kryen një proces normal, legjitim dhe nuk është i orientuar nga askush. Kthimi është e drejtë e ligjshme”, tha ai duke iu referuar reagimeve nacionaliste të serbëve në veri të Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me protestat e dhunshme të serbëve në veri. “Bashkimi Evropian është shumë i shqetësuar lidhur me shpërthimin e fundit të protestave të serbëve, nga të cilat u plagosën disa njerëz në Mitrovicë”, ka deklaruar presidenca çeke e BE-së, duke iu referuar dhunës së shpërthyer të hënën, kur serbët filluan të protestojnë kundër shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Granata dore dhe plumba janë gjuajtur mbi policinë e EULEX-it, duke rezultuar me disa të plagosur. “BE-ja mbështet veprimet e EULEX-it dhe KFOR-it, për të themeluar sistemin ligjor dhe për të siguruar një ambient të qetë për të gjithë”, thuhet në një komunikatë nga Bashkimi Evropian.
Plaçkitje në polici
Thaçi ka reaguar mjaft ashpër ndaj plaçkitjes në policinë e Kosovës, duke thënë se do të merren masa të ashpra ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është konstatuar se nga dhoma e provave mungonin më shumë se 47 kilogramë drogë dhe një shumë e konsiderueshme e parave, euro dhe valuta të tjera. Dera e dhomës së dëshmive ishte hapur me forcë. “Nuk kemi kompromis ndaj atyre që kanë shkelur ligjin, që kanë bërë lëshime, atyre që kanë arritur deri në atë nivel të kriminalitetit që të depërtojnë në polici”, tha kryeministri Thaçi, ndërkohë që u ngrit Takse-Forca për hetim. Nuk dihet ende nëse ka implikime nga brenda strukturave policore për këtë ngjarje.
“Rusia të na njohë”
Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka kërkuar nga qeveria ruse njohjen e pavarësisë si faktor stabiliteti në rajon. Sipas tij, “Rusia mund të bëjë dy gjëra: ta rrisë presionin mbi Beogradin duke e bindur që të mos nxisë dhunë, dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, theksoi Kuçi para gazetarëve nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe Moldavia.
Ministri serb braktis sallën
Në Stamboll, Turqi, u hap Panairi i 9-të Ndërkombëtar i Industrisë Ushtarake, ku pjesëmarrës janë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Panairi u organizua nga ministri turk i Mbrojtjes, Vecdi Gonul. Në të po marrin pjesë mbi 80 shtete të ndryshme të botës në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura. Në hapjen solemne të panairit mori pjesë edhe Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, ndërsa në prerjen zyrtare të shiritit atë e shoqëruan ministrat e Mbrojtjes së shteteve pjesëmarrëse, mes të cilëve edhe Mujota. Në shenjë proteste për pjesëmarrjen zyrtare të ministrit të FSK-së, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, në momentin kur Erdogan i ftoi ministrat pjesëmarrës për ta prerë bashkërisht shiritin dhe për një fotografi të përbashkët, braktisi sallën në shenjë proteste./Panorama/