Thaci: Nuk do ketë dialog me Serbinë për statusin e Kosovës

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46506_3.jpg


PRISHTINث- Nëse dialogu politik do të nënkuptonte një marrëdhënie të re midis dy shteteve të pavarura atëherë kryeministri i Kosovës hashim Thaci është i gatshëm të pranojë nisjen e bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për mediat serbe shefi i qeverisë kosovare ka nënvizuar se nëse bisedimet nënkuptojnë përfshirjen e cështjeve të tilla si statusi, atehërë ky për thaci është një kapitull i mbyllur.

“Në qoftë se dialogu politik në mes të Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë qysh sot jam i gatshëm për një dialog të tillë. Megjithatë, nëse dikush në Beograd mendon se një dialog i tillë do të nënkuptonte biseda për statusin politik të Kosovës , atëherë dialog të tillë nuk do të ketë”,- ka theksuar Thaci.

Oferta e parë dhe fundit për veriun e shtetit të pavarur të Kosovës, sipas Thaçit, gjendet në planin e Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e Kosovës, dokumente këto që sipas tij qeveritarët serbë nuk i kanë lexuar si duhet.

Kryeministri Thaçi po ashtu ka shprehur bindjen e tij se problemet aktuale në veri të Kosovës do të zgjidhen dhe se barrikadat do të largohen, “gradualisht dhe pa përdorim të dhunës”.

Nërkohë duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve se kur do ta vizitojë kryeqytetin e Serbisë, Thaci ka nënvizuar se një gjë e tillë do të ndodhë kur ai të marrë ftesë zyrtare si kryeministër i Republikës së Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top