Thaçi me Mogherinin: Në verë MSA dhe brenda vitit liberalizimi i vizave.

PRISHTINE - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar dje përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Frederica Mogherini, me të cilën ka biseduar për procesin e integrimit të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe për Gjykatën Speciale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Thaçi shprehet se nga biseda mes tyre është rënë dakord për progresin e Kosovës në këto kohë. Por sipas tij kjo do të kurorëzohej me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit këtë verë dhe me liberalizimin e vizave këtë vit.

“Mbrëmë takova shefen e diplomacisë së BE-së, zonjën Mogherini me të cilën u pajtuam për progresin që Kosova ka shënuar në rrugëtimin evropian. Po ashtu pajtuam për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për suksesin e Prishtinës në organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor. Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e MSA-së para verës dhe liberalizimin e vizave brenda këtij viti”, shkruan Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.


(c)Shqiptarja
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top