Thaçi falënderon Qeverinë e Emirateve të Bashkuara

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar Qeverinë e Emirateve të Bashkuara për njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

“Ky falënderim dhe respekt shkon në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj”, ka thënë Thaçi.

“Njohjeve të njëpasnjëshme, dhe të fuqishme, të Republikës së Kosovës, po ju bashkohen tani edhe shtetet arabe. Ne fuqishëm besojmë, që njohja nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojë edhe me njohjet nga vendet tjera arabe”, ka potencuar ai.

Sipas kryeministrit kosovar, ky është edhe një rezultat i përpjekjeve të suksesshme diplomatike të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e mbështetjes së partnerëve dhe miqve tanë. “Kjo tregon se Kosova ka vizion të qartë dhe ndikim diplomatik”, tha Thaçi.

“Republika e Kosovës do të ndërtojë raporte bilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bashkëpunim të gjithanshëm për interesat e të dy vendeve dhe popujve tanë”, ka potencuar Thaçi, për të shtuar se, “ pas njohjes nga fqinjët, Mali i Zi dhe Maqedonia, Republika e Kosovës pret njohje të reja në të ardhmen e afërt”.

“Vizoni i Kosovës është implementimi i reformave demokratike dhe integrimi i saj sa më i shpejtë dhe meritor në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Gjithashtu, presim shpejtë edhe përgjigje për anëtarësim të plotë të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore”, përfundoi ai. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top