Thaçi e fal territorin në emër të Amerikës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda politike e Kosovës është e përputhshme me agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një fjalim që ka mbajtur në Ambasadën amerikane, gjatë një ndeje për festimin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

“Sonte festuam Ditën e Pavarësisë së Amerikës, aleatit strategjik dhe popullit të dashur dhe mik të shtetit tonë. Në fjalim para mysafirëve të shumtë, duke përfshirë senatoren amerikane nga Iowa, Joni Ernst, komandantin e ri te Forcave Supreme të NATO-s për Europë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ambasadorin amerikan, Greg Delawie dhe drejtorin e DASH për اështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, e potencova miqesinë e thellë që kemi por edhe detyrimet që dalin nga kjo marrëdhënie historike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
“Agjenda jonë politike është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane. Në afat të shkurtër duhet ta përmbyllim demarkacionin si kriter i mbetur për lëvizje të lirë në Europë, e në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të palëkundur”, thuhet në shkrimin e presidentit në rrjetin social. /Express/
thaci_146.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top