Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thaçi: E ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës

Thaçi: E ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar se ligji do të shtrihet në të gjithë vendin duke përfshirë këtu edhe veriun e Kosovës. Ai i bëri komentet pas takimeve që pati së bashku me Presidentin Fatmir Sejdiu në Washington me zyrtarë të lartë amerikanë.
Thaçi ka njoftuar se në takimin e parë me administratën e Presidentit Obama, kreu kosovar e ka informuar administratën e SHBA-ve se Kosova është shtet funksional, shumë stabil, dhe se po ndërtohen institucione efektive, demokratike, multietnike, me qëllim që Kosova të jetë vend i të gjithë qytetarëve të saj.

Në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi ka folur edhe për pikën më të ndejshme, veriun e Kosovës, duke thënë se zgjidhja e vetme është integrimi, sepse vetë e ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës, prandaj as atje nuk do të ketë vend për veprues jashtëligjorë.

Sipas Thaçit, EULEX-i dhe institucionet vendore do të jenë më aktivë për shtrirjen e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe shpreson se Serbia do të heqë dorë nga ‘fantazmat’ e Millosheviqit, prandaj edhe Mitrovica do të jetë një qytet integrues edhe territorial edhe ndëretnik.
telegrafi
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back