Erblinaa
Anëtar i ri
Thaçi: E ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar se ligji do të shtrihet në të gjithë vendin duke përfshirë këtu edhe veriun e Kosovës. Ai i bëri komentet pas takimeve që pati së bashku me Presidentin Fatmir Sejdiu në Washington me zyrtarë të lartë amerikanë.
Thaçi ka njoftuar se në takimin e parë me administratën e Presidentit Obama, kreu kosovar e ka informuar administratën e SHBA-ve se Kosova është shtet funksional, shumë stabil, dhe se po ndërtohen institucione efektive, demokratike, multietnike, me qëllim që Kosova të jetë vend i të gjithë qytetarëve të saj.
Në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi ka folur edhe për pikën më të ndejshme, veriun e Kosovës, duke thënë se zgjidhja e vetme është integrimi, sepse vetë e ardhmja e Mitrovicës është e ardhmja e Kosovës, prandaj as atje nuk do të ketë vend për veprues jashtëligjorë.
Sipas Thaçit, EULEX-i dhe institucionet vendore do të jenë më aktivë për shtrirjen e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe shpreson se Serbia do të heqë dorë nga ‘fantazmat’ e Millosheviqit, prandaj edhe Mitrovica do të jetë një qytet integrues edhe territorial edhe ndëretnik.telegrafi