Thaçi dëshiron fitoren e Haradinajt

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Komunikimet e tilla ndërpartiake ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës mund të zbusin edhe mosmarrëveshjet e niveleve shtetërore që ekzistojnë, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, gjatë një takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se gjatë këtij takimi që u mbajt të martën në Prishtinë, janë diskutuar tema aktuale. Ndërkohë, që Thaçi, ka shprehur dëshirën e tij që në zgjedhjet lokale të nëntorit të fitojë Aleanca dhe Ramush Haradinaj.

Menduh Thaçi ka përmendur edhe rastin e Enciklopedisë maqedonase duke theksuar se kjo është për keqardhje. Thaçi beson se një libër i tillë mund të luftohet vetëm me një botim të një libri nga ana e intelektualëve shqiptarë. Po ka shtuar ai, është e mirë nga ana shqiptare qoftë Prishtina, Tetova apo Tirana, janë të interesuara për kontribute të dobishme që afrojnë në Ballkan, jo që largojnë.

Lideri i PDSH-së ka potencuar se politika e Qeverisë së Maqedonisë është një politikë absurde, kur më së shumti ka nevojë në rregullimin e raporteve me fqinjët, për shkak të identitetit të saj, duke kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për një politikë jo aktive.

"Nuk është vërtetë se tërhiqet enciklopedia, nuk do tërhiqet, një libër që botohet kurrë nuk mund të zhbihet, kemi rastin e diktaturave të mëdha. Libri luftohet vetëm me libër, besoj se shumë shpejt intelektualët shkencëtarët shqiptarë nga Maqedonia dhe nga trojet tjera do ta përbëjnë librin e vërtetë të historisë shqiptare", ka thënë Thaçi. /rtv21/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top