Thaçi: Del Ponte, një turp për drejtësinë dhe të drejtën

Зngjεll

___________
Kryeministri i Kosovës flet pas akuzave për trafik organesh

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha ditët e fundit në Prishtinë drejtorit të programit informativ të televizionit malazez "Atllas", Mirosllav Radojeviç, një intervistë ekskluzive, të cilën po e sjellim më poshtë sipas çështjeve që ai trajtoi në të, bashkë me komentet e vetë televizionit që ndodhen jashtë thonjëzave.

Karla del Ponte, një turp për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare

Pretendimet e Karla del Pontes për krime lufte që, sipas asaj që ka shkruar ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, kanë kryer pjesëtarë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës (UاK) kundër popullsisë joshqiptare të Kosovës, para së gjithashtu kundër serbëve, i komentoi edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Karla del Ponte në librat e saj "Zonja prokurore" dhe "Gjuetia" ka shkruar për një "shtëpi të verdhë" famëkeqe, diku në zonën e Tropojës në veri të Shqipërisë. Pretendimet e znj. Del Ponte, Kryeministri i Kosovës i quan qëndrime të një gruaje të frustruar, e cila përbën turp për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ish-prokurorja Karla del Ponte, në librin e saj "Gjuetia", shkruan se Tribunali i Hagës u vu në dijeni që serbëve të zhdukur në vitin 1999 në Kosovë u janë hequr veshkat dhe organe të tjera, e më pas janë dërguar kontrabandë dhe u janë shitur klinikave të huaja. Sipas Del Pontes, pjesëtarë të UاK-së morën rreth 300 robër, kryesisht serbë, mbas vitit 1999 dhe i dërguan në Kukës e Tropojë, ku i mbajtën të mbyllur, kurse më pas, ata më të rinjtë dhe më të shëndetshmit i dërguan në fshatin Ribe të Burrelit. Del Ponte u referohet tetë dëshmitarëve, të cilët, që të gjithë, veç nga njëri-tjetri, kanë treguar të njëjtën histori për një shtëpi të verdhë në fshatin Ribe, në bodrumin e së cilës një mjek shqiptar nga Peja, me një hundë me kurriz të dukshëm, u ka hequr organet pesëdhjetë robërve.

"Këto, para së gjithash, nuk janë gjë tjetër veçse tekste të marra nga shtypi i verdhë i Beogradit dhe, më pas, janë vendosur në librin e Karla del Pontes të frustruar", vuri në dukje, nga ana e tij, z. Thaçi. Pyetjes nëse mendonte se ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, që ka ngritur dhjetëra akuza kundër serbëve, tani po punon në interes të autoriteteve të Beogradit, Thaçi theksoi se "Karla del Ponte është turp për drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare".

Për tezën e Montgomerit rreth ndarjes së Kosovës

Kryeministri Thaçi, lidhur me tezën e ish-ambasadorit amerikan në Beograd, Montgomeri, për ndarjen e Kosovës dhe shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina, theksoi se bëhet fjalë për një "qëndrim të izoluar dhe individual që nuk është realist". "Kosova është një shtet sovran demokratik me integritet të plotë", vuri në dukje z. Thaçi.

Burime të mirinformuara thonë se motivet dhe rezultatet e tezave të Montgomerit kanë lidhje me relacionet e tij të punës me Kryeministrin e saj (Republikës Srpska), Dodik.

"Kjo është një ide e kapërcyer që nuk është as e goditur dhe as e zgjuar. Ajo nuk ka asnjë lloj ndikimi dhe nuk është në përputhje as me politikën e Prishtinës, as me politikat në rajon dhe as me politikat e Uashingtonit e të Brukselit. Ky është një qëndrim i izoluar dhe i dështuar, që u shërben vetëm mediave të Dodikut dhe të të tjerëve të ngjashëm me të", vuri në dukje Kryeministri Thaçi.

Roli i Thaçit në UاK

Kryeministri i Kosovës komentoi edhe për rolin e tij në Ushtrinë اlirimtare të Kosovës dhe për atë se si e kishte marrë pseudonimin "Gjarpri".

"Kjo është më shumë e ekzagjeruar sesa reale. Dua të theksoj se të gjitha angazhimet tona kanë qenë shumë të hapura dhe transparente. Nuk i kemi fshehur qëllimet dhe identitetin tonë. Gjithnjë kam funksionuar me emrin dhe mbiemrin tim. Jam shumë krenar që kam marrë pjesë në themelimin e UاK-së, në udhëheqjen e luftës kundër Serbisë dhe në udhëheqjen e popullit tim në përpjekjet për largimin e Serbisë nga Kosova. Kjo ishte rruga e shpëtimit të popullit tim, e sjelljes së lirisë popullit tim dhe e krijimit të shtetit të Kosovës", tha Thaçi.

Kosova, gati për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës i vlerësoi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi si shumë të mira. "U shpreh edhe një herë mirënjohjen time Kryeministrit Gjukanoviç, qeverisë së tij dhe popullit malazez që treguan mirëkuptim me rastin e njohjes së shtetit të Kosovës. Ne do të jemi dy vende fqinje me të ardhme të përbashkët për integrimin në NATO dhe BE", nënvizoi Thaçi.

Për sa u përket vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, Thaçi vuri në dukje se Kosova është gati. "Kam besimin se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i bashkëpunimit në rajon dhe kanë një të ardhme euroatlantike të sigurt. Kosova është gati", theksoi ai.

Gjendja politike dhe ekonomike në Kosovë

Kryeministri Hashim Thaçi vuri në dukje gjatë intervistës se "Kosova, vitin e kaluar, realizoi një rritje ekonomike prej afro 6 (gjashtë) përqindësh, megjithëse ai vit ishte viti i krizës më të madhe në botë. Nuk besoj në çudira, por ne përpiqemi që të arrijmë atë që mundemi. Po përpiqemi të ruajmë sistemin tonë bankar, me një fjalë karakterin unik të sistemit bankar, ndërkohë që investitorë të huaj vazhdojnë të vijnë në Kosovë. Asnjë ndërmarrje nuk është mbyllur, punëtorët tanë i marrin pagat rregullisht dhe askush nuk është shkurtuar nga puna", theksoi Thaçi.

Sipas një studimi të fundi të UNDP-së, niveli i papunësisë në Kosovë arrin 40-45 për qind. Pyetjes sesa është midis tyre pjesa që u takon pjesëtarëve të pakicave kombëtare, pra malazezve dhe serbëve, Thaçi u përgjigj se këto shifra që përmenden mund të jenë relative. Ai vuri në dukje se qytetarët e Kosovës bëjnë pjesë te njerëzit më optimistë.

"Pasojat e qëndrimit shekullor me forcë të serbëve këtu do të na ndjekin neve edhe një periudhë kohe të caktuar; kjo na ka kushtuar shumë dhe ne do të vazhdojmë të merremi me këto pasoja. Të drejtat e pakicave janë garantuar nga dokumenti i Ahtisarit në kuptimin më afirmativ të mundshëm. Rëndësi ka që pakicat kthehen në Kosovë, ndërsa atyre u janë siguruar mjetet e jetesës. Këtë vit po fillojmë realizimin e projekteve të mëdha, sidomos, në sektorin e energjetikës; do fillojë ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re‘ që do të ketë një kapacitet prej 2 100 MW dhe me vlerë prej 3.5 miliardë eurosh. Gjithashtu ndërtimi i hidrocentralit në Zhur që do të ketë një kapacitet prej 300 MW, me vlerë prej afro 300 milionë eurosh. Do të vazhdojmë ndërtimin e rrugëve automobilistike në të gjithë territorin e Kosovës. Kosova ka një potencial të mirë edhe në sektorin minerar, ndërsa ka nisur procesi i privatizimeve që do të përfshijë edhe qendrat pushimore dimërore në Brezovicë. Kemi krijuar kushte të mira sidomos në sektorin privat. Kështu që ekzistojnë të gjitha mundësitë që të realizojmë përsëri një rritje ekonomike, si dhe t‘i japim shtysë zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Sa i përket ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re‘, janë afruar investitorë që janë tanimë pjesë përbërëse të projektit dhe, duhet të theksohet, se ata janë të fuqishëm. Gjithashtu, për të gjitha projektet në Kosovë ka interesim nga ana e investitorëve të shumë të fuqishëm ndërkombëtarë", tha Kryeministri kosovar.

Kosova ka një numër llogarish të papaguara, vlera e të cilave, sipas një raporti të fundit të Komisionit Europian, është rreth 44 për qind e vlerës së energjisë së përgjithshme të prodhuar. Z. Thaçi lidhur me këtë tha se vitin e kaluar prodhimi i energjisë u rrit 10 për qind, furnizimi me energji elektrike -35 për qind, ndërsa është rritur edhe numri i atyre që paguajnë për energjinë e shpenzuar. "Kemi një avancim të ndërgjegjësimit midis njerëzve, ndërkohë që edhe qeveria ndërhyn rregullisht dhe të gjitha këto procese janë të dhimbshme", shtoi Thaçi.

Krahas treguesve të lartë të papunësisë, varfërisë dhe deficitit energjetik, Kosova ka edhe një bilanc tregtar negativ: importohen mallra me vlerë deri afro 2 (dy) miliardë euro, ndërsa vlera e eksporteve nuk arrin më shumë sesa 100 milionë euro, ndërkohë që importohen rreth 60 për qind të produkteve ushqimore. Pyetjes se në çfarë shkalle tregues të tillë mund ta destabilizojnë Kosovën, Thaçi iu përgjigj, duke theksuar se qëndrimi me forcë prej një shekulli i Serbisë në Kosovë ka lënë pasoja të rënda.

"Jugosllavia këtu nuk ka investuar, por gjithnjë e ka shfrytëzuar Kosovën. Kosova kishte numrin më të madh të të papunëve. Kurse, në periudhën nën Millosheviçin puna shkoi deri te shkatërrimi i plotë i ekonomisë. Vetëm pas vitit 1999, Kosova filloi të marrë frymë lirisht dhe gjatë kësaj periudhe jemi përballur me sfidat e mëdha të tranzicionit demokratik. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, u arrit deri te një fillim i ri, i cili e çoi rritjen ekonomike deri në 6 (gjashtë) për qind, e uli nivelin e papunësisë dhe çoi në rritjen e të mirave sociale. Tani Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore që i krijojnë mundësi të reja shtetit të Kosovës. Serbia vazhdon të na pengojë edhe më tej, duke u përpjekur të ngrejë pengesa për arritjen e marrëveshjeve rajonale, kështu që rruga jonë nuk është e shtruar me lule, por është plot me sfida. Jam optimist se gjërat do të rrjedhin në atë mënyrë që Kosova të bëhet një vend me ekonomi të zhvilluar, moderne dhe bashkëkohore. Kam parasysh edhe lajmet për vendet e rajonit, ku po mbyllen ndërmarrje të mëdha, duke lënë pa punë një numër të madh njerëzish, ndërsa atyre që mbesin në punë u ulen pagat, ndërkohë që edhe investitorët ndërkombëtarë po largohen nga këto vende. Por, në Kosovë, mund t‘ju them, nuk ka asnjë dukuri të tillë", vuri në dukje Kryeministri Thaçi.

Kriminaliteti, larja e parave dhe korrupsioni

Krahas nivelit të lartë të papunësisë dhe deficitit të madh energjetik e tregtar, një pengesë të madhe për zhvillimin e vendit përbëjnë kriminaliteti i organizuar, larja e parave dhe korrupsioni. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Piter Feit, ka theksuar raste se në Kosovë problem kyç është zbatimi i ligjeve, të cilët përfshijnë të gjitha fushat. Në një shkrim të kohëve të fundit që botoi gazeta britanike "Financial Times", vihej në dukje se investimet e huaja të drejtpërdrejta, vitin e kaluar, arritën 350 milionë euro, ndërkohë që diaspora kosovare u ka dërguar familjeve të veta në Kosovë rreth 530 milionë euro. Nga ana tjetër, sipas informacioneve të shërbimit financiar të zbulimit të Kosovës, fjala është për dërgimin e parave, kryesisht kesh (në dorë), që përbën një rrezik të madh nga aspekti i larjes së parave.

"Kosova ka qenë e para në rang-listën sa i përket korrupsionit. Që nga momenti që unë kam marrë drejtimin e qeverisë, sikurse bëjnë të ditur dy raporte të organizatës ‘Transparency International‘, Kosova ndodhet e fundit në rang-listën sa i përket korrupsionit, trafikut dhe kriminalitetit të organizuar. Kjo është arritur, sepse ne kemi miratuar ligjin kundër korrupsionit dhe ligjin kundër larjes së parave. Për këtë kontribuojnë edhe reformat në drejtësi dhe në fushën legjislacionit", vuri në dukje Thaçi.

Kthimi i refugjatëve dhe i të shpërngulurve

Një nga çështjet më të rëndësishme është kthimi i refugjatëve dhe i personave të shpërngulur. Të dhënat e UNCHR-së tregojnë se vitin e kaluar në Kosovë nuk ka pasur ndonjë kthim të përfillshëm të serbëve që kanë ikur më parë refugjatë dhe janë shpërngulur. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka thënë kohët e fundit televizionit malazez "Atllas" se problemin e "kthimit" e kanë një numër serbësh, por atë e kanë edhe shqiptarë e boshnjakë, si dhe qytetarë të kombësive të tjera që, në rrethana të ndryshme, janë larguar nga Kosova. Kryeministri Thaçi tha se qeveria e Kosovës ka bërë shumë përpjekje për krijimin e kushteve të favorshme për kthimin e atyre që kanë ikur më parë nga Kosova.

"Përfundimisht është bërë gjithçka e mundur për çështjen e kthimit të refugjatëve dhe të të shpërngulurve. E ndiej veten mirë, sepse në Këshillin e Sigurimit u përshëndet roli i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me punën që është bërë në këtë drejtim, por se duhet të bëhet akoma shumë. Unë edhe sot u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që janë larguar nga shtëpitë e tyre, të kthehen, sepse Kosova është atdheu i qytetarëve të vet", vuri në dukje Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi./G.Shqip/

 
qashtu Thaqi veq Vazdho perpara hiq mos ta nin se a me ki mue
=)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top