Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Tetrada do ndryshojë rrjedhën e njerëzimit”

Ndërsa astronomët i jane gëzuar spektaklit që ka ofruar mbrëmjen e 15 prillit Hëna në ngjyrë të kuqe, drejtuesit e një kishe amerikane trondisin me deklaratën e tyre se një ngjarje shumë e madhe do të godasë njerëzimin.

Eklipsi i dy mbrëmjeve më parë ishte një shenjë nga Perëndia për përmbushjen e një profecie të lashtë të paralajmëruar në Bibël. ثshtë pastori John Hagee, ai që jep këtë deklaratë duke interpretuar se: "Jezusi flet shumë qartë tek Luka 24 për shenjat e qiellit. Ky tetrad që po zhvillohet përkon me 4 data të mëdha në kalendarin hebraik. I pari i 15 prillit erdhi gjatë javës së Pashkës, eklipsi i dytë që do të ndodhë më 8 tetor përkon me festën e Kasolleve. Kjo ngjarje kozmike ka ndodhur vetëm tri herë në më shumë se 500 vjet. Në vitin 1492 , 1948 dhe 1967 dhe në secilin rast ajo përkoi me diçka shumë dramatike që përfshinte popullin hebre".

Në vitin 1492 çifutët u dëbuan nga Spanja, ngjarje që u pasua thuajse menjëherë nga zbulimi i Amerikës, një vend që do të bëhet një fener i shpresës për popullin hebre. Në vitin 1948 pas 7 viteve të ferrit të Holokaustit, u krijua shteti i Izraelit. Në vitin 1967, u deshën 6 ditë luftë midis arabëve dhe izraelitëve që të ribashkohej qyteti i Jeruzalemit.

“Kur kam lexuar për herë të parë datat e tre tetradave që përkonin me këto ngjarje, kërceva nga karrigja. Ato nuk mund të jenë rastësi”, thotë pastori Hagee.

Ai shton se të gjitha copëzat e mozaikut janë në vend. Ai vazhdon duke thënë se tema edhe në këtë tetrad që kemi hyrë është e njëjtë: një tragjedi e cila do të pasohet me triumf për popullin hebre. Pastori amerikan gjithashtu lë të kuptohet se trazirat e fundit në Ukrainë do të bëjnë që Rusia të rilindë si një fuqi ushtarake globale.

Profecia e Hënes së përgjaktë është një ide e popullarizuar edhe nga pastori tjetër i krishterë Mark Biltz, i cili thotë se seria prej katër eklipsesh hënor të njëpasnjëshem mes gjashtë hënave të plota, që filloi të ndodhë më 15 prill të këtij viti, është një shenjë paralajmëruese. Biltz beson se me eklipsin përfundimtar të tetradës do të ndodhë ngjarja e madhe biblike: Ardhja e Dytë, rikthimi Jezusit në tokë.

Shkenca por edhe përfaqesues të tjerë të kishes si Pastor Greg Boyd nga Minnesota kundërshtojnë këto profetizime duke thënë se debati është humbje kohe dhe nuk bën gjë tjetër vecse nxit frikë tek njeerzit.Por cfarë dihet me siguri është se Tetrada e katërt sapo ka nisur ciklin me eklipsin e 15 prillit dhe do të përfundojë me eklipsin e katërt të 28 Shtatorit të vitit të ardhshëm. Cfarë do të ndodhë me saktesi? E kush mund ta dijë. Shumë njerëz mund t’i konsiderojnë këto profeci edhe si herezi sepse në Bibël, përvec apokalipsit nuk ka asnjë përshkrim për eklipset hënore e aq më tepër që ato të shënojnë ngjarje të mëdha.

Ndërsa shkenca dhe feja përplasin mendimet e tyre, eklipsi hënor në ngjyrë të kuqe dhe tetrada, janë një fenomen shumë i rrallë. Eklipsi i një Hëne të plotë që ngjyroset në të kuqen e gjakut nuk shihet cdo dite, ajo ndodh një herë në disa qindra vite.

/ Top Channel /

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back