Arfenilla
Themelues i Forumit
Tetovarët bllokuan hyrje daljet e qytetit në shenjë proteste kundër ndotjes së ajrit dhe mos përfilljes së kërkesave të tyre për përmirësimin e gjendjes në rajonin e Pollogut. Përfaqësues të këshillit organizativ të protestës, përsëritën edhe një herë kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekologjisë.
“Qeveria të prononcohet për statusin e përmbushjes së kushteve të planit operativ të Jugohromit, dhe gjithashtu të urdhërojë pronarët e Jugohromit që urgjentisht të ndalojnë punën deri në vënien e filtrave sipas dokumentit të paraparë. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e pollogut. Qeveria të subvencionoje me 33 % faturat e rymës gjatë sezonit të ngrohjes. Inspektorati qeveritar dhe komunal i mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojë konform ligjit në fuqi të gjithë personat që ilegalisht ndezin goma dhe material të tjera’, u shpreh Arianit Xhaferi – anëtar i këshillit organizativ të protestës.
Protestuesit kërkuan që ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi të merret më seriozisht me problemin që kanë banorët e Tetovës.
‘Ne jemi lodhur më duke dhënë deklarata atë e presim nga qeveria dhe ministri Abdylaqim Ademi’, tha Rami Mislimi, anëtar i këshillit.
‘Mendoj se institucionet përkatëse gjegjësisht ministria e Ekologjisë duhet të merren më seriozisht me këtë problem’, deklaroi Bujar Misimi, këshilltar komunal.
Ndotja e ajrit në rajonin e Tetovës edhe gjatë ditës së sotme ishte më tepër se kufijtë e normales. Ndërsa si pasojë e ndotjes së ajrit dhe temperaturave të ulëta në Tetovë, është rritur numri i qytetarëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në shtëpitë e shëndetit ..Top .lajmi