Tetovë, 16 gusht 2012 - Ish liderit të PDSH në Maqedoni, Arbën Xhaferrit, i cili ndërroi jetë ditën e mërkurë, i është dhënë sot lamtumira e fundit nga mijëra qytetarë, personalitet të larta politike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe diplomatë të huaj.
Ai u përcoll për në varrezat e Tetovës, ndërsa lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij u shpreh se për Arbën Xhaferri flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që ata jetojnë, informojnë mediat kosovare.
“Dhimbja është shumë e madhe, nuk mund të përshkruhet për familjarët e zotit Arbën Xhaferi, për mua si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kur një njeri që kemi dashur shumë bëhet mbamendje, ashtu si ne e kemi dashur Arbën Xhaferin, atëherë ajo mbamendje bëhet pasuri. Padyshim mbamendja e shqiptarëve sot është më e pasur duke kujtuar jetën dhe veprën e zotit Arbën Xhaferi. Pushoi së rrahurit një zemër e madhe, zemra e zotit Arbën Xhaferrit”, është shprehur Menduh Thaçi.
Një ditë më parë, ish-kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferri ndërroi jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale.
Xhaferri javën e kaluar pësoi gjakderdhje në tru dhe u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë, ndërkohë që vitet e fundit ai vuante nga sëmundja e parkinsonit.
Burimi: noa