Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Lauri

Anunnak
Një hoxhë në Tetovë është akuzuar për abuzim me fëmijë të mitur dhe se ai gjendet në paraburgim. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Tetovës, duke theksuar se rasti është paraqitur nga familja e një 12 vjeçareje, e cila kishte treguar se hoxha po abuzonte me të.

Sipas versionit të policisë, imami i një xhamie të Tetovës, po kryente rite fetare në tempullin fetar në rrugën 172 në Tetovë, dhe se ai për çdo ditë po mbante mësim me fëmijë të moshave të mitura. Sipas rrëfimit, ai për çdo ditë urdhëronte pas mësimit që fëmijët e tjerë të ikin në shtëpi, ndërsa 12 vjeçaren e urdhëronte të ngelej me të në klasë.

Siç bëhet e ditur nga burime të thirrura në prokurorinë, hoxha kishte mbyllur derën e klasës si dhe kishte kapur për duar vajzën, duke e puthur. Në një moment ajo ka bërtitur dhe ka arritur që ti ikë nga duart hoxhës. Menjëherë pasi që ka rrëfyer fëmija në shtëpi, prindi i saj ka lajmëruar rastin në SPB të Tetovës. Hoxha është thirr në bisedë informative dhe se menjëherë ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.

( INA 12/06/2010 00:15:00 )
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Sa gjynah per femijen .....dhe turp per ate qe fyen dhe ofendon parimet islamike .
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Asnje koment ... krim shume i madh
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

ska nevoje per fjale.....vetem per perbuzje per ate njeri qe beri ate gje mbi nje te mitur
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Lauri mos ishte prift ky dhe ishte maskuar si hoxhe .....ska mundesi po bie nga qielli hoxha ta beje kete gje ???

ps : do lutesha te mos na cani shume koken me arsyetime ai ska lidhje me islamin dhe njeri eshte etj etj
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Po valla shume keq per ska koment ktu dhan shihet qarte se qfare shkruan ktu ne teme qe eshte haper boll keq ata familjen kur ndegju per femijen e vet .
Me respket ! Nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Lauri mos ishte prift ky dhe ishte maskuar si hoxhe .....ska mundesi po bie nga qielli hoxha ta beje kete gje ???

ps : do lutesha te mos na cani shume koken me arsyetime ai ska lidhje me islamin dhe njeri eshte etj etj

Po mo ska lidhje ca po tallesh ti....ai po mesonte matematiken atje se morre vesh akoma????
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

me vjen keq x femine e gjore....e ka traumatizuar:(:(
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Lauri mos ishte prift ky dhe ishte maskuar si hoxhe .....ska mundesi po bie nga qielli hoxha ta beje kete gje ???

ps : do lutesha te mos na cani shume koken me arsyetime ai ska lidhje me islamin dhe njeri eshte etj etj

Jo mor plak, nuk ishte prift. Ishte hoxhe, eshte bere gjeloz ndaj priftave dhe donte ta provonte edhe ai :(
Ishte i martuar ky hoxha? :P:P
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Akti si akt eshte shume i shemtuar dhe duhet te merr denimin e merituar. Sa i perket aspektit fetar them se nuk duhet ta perziejme ne kete aspekt. Pedofilia ka tejkaluar kaher kufijt fetar, nacionaliteteve dhe ngjyrave andaj ndaj kesaj te keqe duhet te reagojme te gjithe si nje trung i perbashket. :gjujpeshk:
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Po pedofilet jane te lindur apo behen?Sepse s'mund te behesh pedofil kur gjithe jeten tende ja ke kushtuar nje sekti fetar qe ka norma se i ndalon keto lloj sjelljesh jo morale ,une mendoj se duhet te kene ndonje damar pedofilie :D qe ne vazhden e jetes e kuptojne se jane pedofila .
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

Duron njeriu vite e vite ,por natyra therret dhe vjen 1 moment qe sduron dot ,do shfryet i shkeri me ndonje vend,Por pse me femije te kapi ndonje prosti dhe most te abuzoje ke femijet .Turp turp turp .
 
Titulli: Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

une mendoj se duhet te kene ndonje damar pedofilie :D qe ne vazhden e jetes e kuptojne se jane pedofila .

Po mi ida po, damar pedofilie kan se ndryshe se benin :lexim::P:P
 
Ka shum gjera duke e perfshir edhe temen ne fjale qe un nuk ndryshoj asnjeher dhe mbaj nje qendrim konservator duke ruajt traditen e mendimeve. Pavarsisht per ke njeri behet fjal, mua me intereson qfar ka ber ai.
Un kam qen vet femij dhe shpresoj qe neser te rris femij me aq perkushtim si me kan rrit prind e mi. E di sa vlej un per ta, dhe neser po aq do te vlejn fmijt e mi per mua. Nese dikush me prek ne ta, un nuk do ti drejtohem policise. S'pari do ta vras pastaj do te bej dy denoncime, per ate qe njollosi nderin e familjes sime dhe per mua qe mora hak ndaj tij. Un jam musliman dhe di si ti perballoj nxitjet dhe sfidat, bile edhe sprovat. Por nuk besoj se e kisha perballuar tme prek dikush ne nderin e familjes dhe ate harmoni qe do tmundohem ta ndertoj mes meje dhe femijve te mi, te vij dikush te ma prish. Kete sja fali askujt. Dhe gabon nese ai tetovari ja fal atij hoxhes.
Ne fakultet ne vitin e pare provimin e pare e kisha pergadit me mire se gjithe te tjeret. Ate e humba ne ate afat, 3 tjeret i dhash. Qe nga ai moment un vazhdimisht them se edhe jeta eshte nje provim. Sado qe pergaditesh, mjafton nje moment nje gabim fatal, dhe ti del i humbur. E vetmja gje qe dallon mes shkolles dhe jetes eshte se ne shkolle ka afat te dyt e te trete qe ti shpreson se do ta kalosh provimin. Ndersa jeta ska per ta dhen nje shance te tille dhe ai qe abuzon kurr nuk do te ket mundsi ta shlyej gabimin.
 
Back
Top