Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Lauri

Anunnak
Nikola Tesla, gjeniu që vdiq në vetmi i kapluar prej mjerimit në qilarin e një hoteli

Shiko fotografinë 1789439

Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa fijet përcjellëse të energjisë, ravijëzoni një botë së cilës i rrethvjen një valë elektrike që sjell energji ashtu siç dielli sjell dritë. Fantashkencë! E pabesueshme! Në një botë skeptikësh do të ishte një emigrant nga Kroacia që do të guxonte të pohonte shkencërisht se kjo është e mundur. Atëherë kur energjia elektrike sapo kishte hedhur hapin e magjishëm të ndryshimit të botës, Nikola Tesla, ky shkencëtar propozoi një revolucion wireless, një të sotme të paimagjinueshme.

Askush nuk do ta besonte se një supergjeni si ai do të shuhej tragjikishit i kapluar prej vetmisë dhe i brejtur prej mjerimit, megjithëse ai ishte zotëruesi i 700 shpikjeve që revolucionarizuan elektromekanikën dhe hodhën një hap gjigand në fushën e valëve elektrike.

Nikola Tesla, më 7 janar 1943 Nikola Tesla u shua në qilarin e hotelit ‘New Yorker’ në New York, SHBA, në kushte aspak të denja për një personalitet të rëndësishëm të shkencë. Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfër e i harruar në moshën 86 vjeçare. Në vitet e fundit të jetës së tij Nikola Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. “përçuarja e energjisë pa tela” .

Ai ishte zotëruesi i 9 gjuhëve, ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fundshekullit XIX-të dhe fillimshekullit XX-të. Mbamendet gjithashtu dhe si një shtysë e rëndësisë prioritare i teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.

Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.

Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohërave, Edison në një prej filialeve të “Continental Edison Company”.

Në vitin 1883, Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij.

Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: “Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh”.

Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.

Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.

Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.

Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.

Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare.

Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të “çmendur”, asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje.

Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.

Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit Tesla ndërton “Wardenclyffe”, laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metë dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe “çmenduria” e Tesles.

Ai kërkonte që me anë të shpikjes se tij të transmetonte energji valore në të gjithë botën, duke furnizuar kështu me energji anijet në det të hapur, të furnizonte trenat, industrinë dhe shtëpitë e njerëzve, duke arritur deri aty sa të komentonte se shpikja e tij mund të përdorej edhe për komunikimet jashtëtokësore.

Pikërisht këtu lind mosmarrëveshja e tij me Morganin, i cili i ndërpret fondet Tesles për kërkimet e tij. Në vitin 1917, kulla e famshme e cila u përdor për qindra eksperimente të Tesles do të shkatërrohet nën pretekstin e sigurisë kombëtare; ishte koha e Luftës së Parë Botërore.

Tesla kërkonte që të transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. As me anë të transmetimit të saj me valë elektromagnetike dhe duke përdorur jonosferën, por problemi qëndronte tek mjedisi i përhapjes së kësaj vale, ajri. Ajri ndikonte në humbjen e energjisë me rritjen e distancës së transmetimit të saj.

Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellës dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si “tokë” në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator. Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant, dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë.

Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë. Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante “Transformatori i shkëlqyeshëm”, arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin.

Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë.

Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore.

Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotel ‘New Yorker’, ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij.

Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilësuan sekret shtetëror.
/A-Vataj
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Në gazetën Vecernje Novosti – Lajmet e Mbrëmjes (novosti.rs ) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën serbe të gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, FV veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

Shiko fotografinë 1861776
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Të gjithë gjenitë e kanë nga një "dërrasë " mangut.
Pra, askush nuk është perfekt. Zakonisht, të preokupuarë me
me fanatizëm ndaj asaj që e bëjnë, harrojnë jetën
dhe natyrisht vlerën e parasë...
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

"Toka është - siç ka shpjeguar Tesla, - një rruzull metali e ngarkuar që lëviz nëpërmjet hapësirës" e që krijon një sasi tejmase të lartë energjie që varion shpejt forcat elektrostatike, që zvogëlohen nga intensiteti"
Kontributi i Nikola Teslas ne shkence dhe teknologji perfshin shpikjen e radios, televizionit, radio-astronomise, kontrollit ne distance dhe robotikes, radarit, rrezeve mjekesore xsi dhe transmetimit ajror te elektricitetit.
A-Vataj
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Tani sa per faktin qe Tesla ka qene shqiptar me duket absurditeti me i madh qe mund te ekzistoje, por nuk habitem ne edhe Napoleonin edhe Anne Boleyn edhe...eh me kam harruar aq sa te kompleksuar qe jemi qe te gjitha figurat historike duam t'i bejme shqipetare.

Sa per Teslen, nuk ishte nje nder shkencetaret me te perkryer, por ishte shkencetari me i zgjuar i shekullit 19 dhe 20 mbi te gjithe, eshte nje njeri qe kam nje jete te tere qe i fascinohem dhe nese ka nje gje qe me vjen keq ne kete jete eshte qe skam trurin e Tesla-s edhe pse gjasat jane qe ai vdiq i virgjer dhe kishte halucinacione te nje pellumbeshe qe leshonte rreze laserike nga syte tek e cila ky ishte dashuruar :D Eh well diku diku do mungoje ndonje gje :)

Kam dashur shume te hap nje teme per Tesla-n, por doja ta bej vete me permbledhje te ndryshme, por edhe kjo e bukur. Per fat te keq paska harruar te permende idiotesirat e Edisonit dhe si me injorancen dhe xhelozine e tij e mori ne qafe Tesla-n. Do gjej ndonjehere kohe te sjell shkrime mbi raportin mes ketyre te dyve.


p.s. fun fact, pas vdekjes se Tesla-s thuhet qe qeveria amerikane i ka konfiskuar te gjitha punimet e tij qe t'i studioje me dyshimin se mos ishte Tesla ndonje alien, se nuk kishte mundesi qe nje qenie njerezore te ishte aq i zgjuar.

Qofte i perjetshem kujtimi i tij dhe gezohem qe nje njeri i tille ka ekzistuar ndonjehere :)
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Edhe sot teorite si te Tesla-s aso kohe do perfundonin ne kosh. Biles, nuk do vdisnin neper hotele me pak qindarka ne xhep, por do zhdukeshin fizikisht menjehere.

Energji falas per te gjithe, edhe anijet ne mes te oqeanit do merrnin energji? Ku jemi ketu, ne Parrajse?
Edison kishte shpenzuar miliarda ne drejtim tjeter..........qe te paguhen faturat sipas konsumimit te energjise. Tesla desh te sh'nderrohet ne "Zot", prandaj vdiq i varfer.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Hera e pare qe lexoj per te .
Flm Lauri per materialet interesante qe na sjell ne fv !

Nga ketu vjen emri i markes se re te makines elektrie Tesla ?

Kur e shikon menyren e veshjes ne foto , me tirqe ,si dhe fizjonomin e fetyres ,
veret mund te kete qene shqipe .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

@Hartin, ka me mijra dokumentar, video, artikuj mbi Tesla-n. Sa qe mund te humbesh dite te tera duke i ndjekur..:)
Shpresoj qe ti jepet fund keti sistemi energjitik qe kemi, dhe te behen aktive sa me pare teorite e Tesla.
Te marre fund edhe ndotja atmosferike me naften e arabeve. (le te ushqehen me mish kameli)

Video e pranveres se keti viti.Tesla Model 3

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Si i thone nje fjale popullore: "c'fare shpik kaurri"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Hera e pare qe lexoj per te .
Flm Lauri per materialet interesante qe na sjell ne fv !

Nga ketu vjen emri i markes se re te makines elektrie Tesla ?

Kur e shikon menyren e veshjes ne foto , me tirqe ,si dhe fizjonomin e fetyres ,
veret mund te kete qene shqipe .

ja ta them une, e kane marre emrin nga Tesla, pasi qe Tesla Roadster perdor motor me rryme alternative qe eshte pasardhes direkt i dizajnit te Tesla-s nga 1882 :)
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

ja ta them une, e kane marre emrin nga Tesla, pasi qe Tesla Roadster perdor motor me rryme alternative qe eshte pasardhes direkt i dizajnit te Tesla-s nga 1882 :)

Rrymë aternative?

Mundesh një burrim me sjell?




p.s. një temë e ngjajshme për Tesllën gjindet këtu:

Teoria e Energjisë

(ca video fatkeqesisht qenkan fshirë në Youtube)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Kam pas perher mendime te mira per Nikolla Tesllen.... kam mesu shum per shpikjet e tija. Tani jo.... tani kam drejtim komplet tjeter.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Rrymë aternative?

Mundesh një burrim me sjell?




p.s. një temë e ngjajshme për Tesllën gjindet këtu:

Teoria e Energjisë

(ca video fatkeqesisht qenkan fshirë në Youtube)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Tesla Motors - Wikipedia, the free encyclopedia


AC motor - Wikipedia, the free encyclopedia


Who Is Tesla Named For? - Business Insider
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.


Flm për infot, burimi i parë mjafonte,
sa për motorin besoj se e dijmë çka ështe edhe nga shkolla fillore. :)

********************************

Në vazhdim ca video për jetën e tij:

[video=youtube;mDPQ-iZmecE]https://www.youtube.com/watch?v=mDPQ-iZmecE[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Nje tjeter "Tesla" ne Itali, Dhe askush nuk i ve veshin se c'thote, dhe efektet misterjoze e mahnitese se cfare prodhon me duart e tij.

"Zbulimet e shkencetarit italian qe zbuloi sekretet e materies dhe kontrollin e kohes. Rezet e derguar ne hene, spiralet e energjise, llamba te ushqyer me rryme nga pemet dhe makineri te pabesueshme qe hap ne dyshe qiejt." Te gjitha keto plaku pa dhembe ne goje eshte ne gjenjde ti beje me nje lehtesi te pa besueshme. Kete e thote edhe ai vete: Gjerat jane shume te thjeshta dhe nuk kuptoj pse njerzit nuk e arrijne dot ta kuptojne. Pasi, ne relaitet, shpikjet e tij funksionojne. Biles, deri tek bllokimi i termeteve. Pra me shpikjen e tij eshte ne gjnedje te bllokoje termetin nepermjet nje valvule shkarkuese te energjise toksore, e cila shkakton termetin.

Disa qeshin me mua, thote ai, dhe une ju pergjigjem: qeshni, pasi te mbaroni se qeshuri nuk keni me nje arsye qe te qeshni.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Keto valvula shkarkimi te energjise toksore, provokuese te termeteve, jane montuar tek-tuk ne disa zona ne It. Ne kete video dimostrohet nje e tille e cila eshte montuar ne pranvere te 2014. Pas nje termeti M6.2 ne gusht te 2016 ne rrethinat prej 11 km² nuk ka rene asnje tjegull ne toke. Nje rastesi?

Nepermjet nje aparati shihet mjaft lehte nje energji e panjohur ne forme nxehtesie qe del nga valvula ne forme spirale.
Eshte kjo nje faze iniciale e nje studimi serjoz mbi efektet e perbindshme te natyres?

[video=youtube;3n0S-BY_xUE]https://www.youtube.com/watch?v=3n0S-BY_xUE[/video]
 
Titulli: Tesla, shkencetari i varfer dhe i harruar.

Tesla nuk.e ka shpikur transferimin e elektricitetit ne ajer por ka kuptuar funksionin e piramidave te egjiptit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top