Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
DENIS DYRNJAJA

Bota po përballet tashmë me ankthin e akteve terroriste dhe pasojave të tyre. Ngjarjet e Parisit treguan se terrori dhe psikopatia njerëzore, e brumosur fetarisht, nuk kanë kufij, nuk kanë mëshirë e nuk njohin dinjitet njerëzor.

Në këtë prizëm dhe duke qenë se Shqipëria është rreshtuar qartazi në krah të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, mundësitë për të qenë objekt sulmesh terroriste rriten. Nuk mund të parashikosh dot nëse këto akte mund të ndodhin, sot, nesër, pas një muaji apo viti. Nuk mund të parashikosh edhe nëse ato do të vijnë nga eksponentë, të cilët do të depërtojnë nga jashtë vendit apo nga ata që janë brenda vendit. Por ajo që mund të bëhet është rritja e masave parandaluese, për t’i prerë hovin kësaj marrie njerëzore që po merr jetë njerëzish të pafajshëm kudo në botë.

Nëse do të besonim se disa policë më shumë në rrugë, do të shmangnin aktet terroriste në Shqipëri, do të ishte naive, pasi këto masa kanë rezultuar si dështim në vende të organizuara shumë herë më mirë në struktura sigurimi e policore sesa Shqipëria, sikurse është Britani e Madhe, Spanja apo Franca, që janë goditur nga vala e terrorit. Ndaj Shqipëria duhet të reagojë në kohë dhe në një mënyrë të ndryshme nga vendet e tjera, sa nuk është prekur ende nga ndonjë valë terrori. Përveç masave operative të ndërmarra deri më tani, në mënyrë urgjente Presidenti i Republikës, qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të akordojnë veprimet ligjore, për të rivendosur dënimin me vdekje, specifikisht për rastet e personave që janë përzier në veprimtari ekstremiste dhe terroriste dhe që mund të cenojnë lirinë dhe pronën e shtetasve të republikës.

Edhe pse është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe ka nënshkruar Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila përjashton aplikimin e dënimit me vdekje, për nevoja madhore dhe interesa të stabilitetit të vendit dhe ruajtjes së jetës së shtetasve të saj, Shqipëria mund të dalë përkohësisht nga këto traktate ose marrëveshje ndërkombëtare, me mirëkuptimin e shteteve anëtare. اdo shtet në botë do të ndërmerrte një akt të tillë, për interesat madhore të tij dhe popullit të tij. Ndaj rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte një masë e fortë parandaluese, pasi do të shtypte që në fillesë mendësinë e sëmurë për të shkatërruar një paqe sociale dhe fetare si kjo që ka Shqipëria. اdo nënvlerësim i situatës do të ishte me pasoja të rënda për vendin dhe për stabilitetin e tij.

Kush beson se duke burgosur njerëz, do të burgosë edhe mendjet e tyre, bën një gabim të madh. Ideologjia atëherë kur burgoset bëhet edhe më e fortë. Ai që i hyn rrugës së qoftëlargut, zor se kthen rrugë, ndaj duhet ndihmuar të shkojë në atë rrugë pa u marrë jetën të tjerëve. Në këtë ‘lojë’ të çmendurish, populli duhet të qëndrojë i paprekur dhe këtë siguri e krijon vetëm një ligj, sikurse është ai i dënimit me vdekje për këdo që tenton të bëjë marrëzira.

Rivendosja dhe aplikimi i dënimit kapital, në mënyrë të posaçme, për personat që merren, përhapin, organizojnë dhe planifikojnë, veprimtari, sulme apo atentate terroriste do të ishte vendimi më i zgjuar i politikës shqiptare. Ky akt do të sillte më shumë siguri publike dhe më shumë stabilitet. Pasi të ndodhë marrëzia do të jetë tepër vonë. Kambanat e vdekjes ranë në Paris. Jehona e tyre s’duhet të dëgjohet edhe në Tiranë.
g,shqip
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Ah do kthehemi ne mesjete dmth... te behemi si ata?
Dmth ja arriten qellimit si pakulturen e tyre edhe friken gjithashtu ... skam fjale!!!
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Ah do kthehemi ne mesjete dmth... te behemi si ata?
Dmth ja arriten qellimit si pakulturen e tyre edhe friken gjithashtu ... skam fjale!!!

Ah Endrra e bukur,e ke parasysh geshtenjat ne vjeshte kur kupin qe u themi ne ne prush,tak tak njera-pas tjetres.
Tashme me sinqeritet,nuk dihet me ,se ku eshte kamikazi i rradhes...
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Si do kuptohen qe te shmangen,e kane te shkruar gje ne balle!? Pastaj ky denimi me vdekje,avash se po ju trembet syri shume kur ata se kane per gje te hedhin veten ne ere!!
 
Nev...me eshte mjaft e qarte qe nje ser teorish konspirative po mbajn boten nen tensioni .
Mendimi im eshte se po humbet kultura ne pergjithsi, se luftrat kane ndodh gjithmone e do te ndodhin.
Si ne vazhdim mes Orient e oxident .... por spo kuptoj nga ku po vjen kali i Trojes !!!!
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Si do kuptohen qe te shmangen,e kane te shkruar gje ne balle!? Pastaj ky denimi me vdekje,avash se po ju trembet syri shume kur ata se kane per gje te hedhin veten ne ere!!

kte po mendoja sa lexova titullin...ky denimi do vihet per ke??? se kta terroristat po kapen lesh, kta jane tu plas si fishekzjarr aman....pfff
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Vendosja e denimit me vdekje nuk besoj te zbrapsi terroristet . Shumica qe i hyne asaj rruge , nuk dorzohen por preferojn te
vdesin si martir , sipas mendjes se tyre kuptohet .
Solucioni i ketij problemi do ishte lejimi i mbajtjes se armes nga popullsia , siç eshte ne disa shtete te SHBA .
Sikur dhjete veta te kishin qene me arme ne sallen ku u ktye masakra me e madhe ne Paris ,
Atehre sbesoj qe terroristet do kishin arritur te benin gjithe ate masaker .
Mund te vriteshin disa , por jo njeqin veta .
 
ca thua aman...ne shqiperi i lajne hesapet me lopata e kazma..imagjino te kishin arme kshu hapur
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

ca thua aman...ne shqiperi i lajne hesapet me lopata e kazma..imagjino te kishin arme kshu hapur

Nuk po them te mbajne arme ata qe i lajn hesaper me lopata mi ,
por arme te lejohet te mbajne disa qe i plotesojne disa kushte te percaktuara mire me ligj .
Eshte teper absurde qe ne nje salle ku degjojne muzik ose shoin film apo ku di une se çfare , rreth 2000 veta
te mos kete as edhe nje njeri te armatosur !! Flas ketu per nje njeri te afte fizikisht dhe psikologjiokisht per te mbajtur arme .
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Ky shkruesi i artikullit paska shkuar te ara pa e marrë pllugin.
Pa e marrë lapsin në dorë, s'ke për të pasur argumente.

Problemi numër 1 i botës janë luftërat, e sidomos ajo
"war on terror".

Sa për dinjitetin, që ceket në fjalinë e parë, atë e kanë dhjerë
të tjerët shumë më herët se terroristët....

Një statistikë në USA nga www wired.com:

guns_terrorism_final-1024x636.jpg

Siç shihet nga kjo, ka të tjera gjëra që do të duhej të kenë më shumë prioritet se sa luftërat në përgjithësi.
 
Attachments

  • guns_terrorism_final-1024x636.jpg
    guns_terrorism_final-1024x636.jpg
    98.3 KB · Shikime: 0
  • guns_terrorism_final-1024x636.jpg
    guns_terrorism_final-1024x636.jpg
    98.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Shqiptaret jane te cuditshem .... Gjithsesi jam Dakort per denimin me vdekje ne pergjithesi .
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Nuk po them te mbajne arme ata qe i lajn hesaper me lopata mi ,
por arme te lejohet te mbajne disa qe i plotesojne disa kushte te percaktuara mire me ligj .
Eshte teper absurde qe ne nje salle ku degjojne muzik ose shoin film apo ku di une se çfare , rreth 2000 veta
te mos kete as edhe nje njeri te armatosur !! Flas ketu per nje njeri te afte fizikisht dhe psikologjiokisht per te mbajtur arme .

Ne Shqiperi eshte e pamundur kjo qe thua ti. Ktu jemi gjithe gangsterra duke filluar nga kryeministri ,ish kryeministri ,tomat ,frrokat e ndokat. Eshte mentalitet ballkanas ku per 5 minuta gjaknxehtesie ne te marrim jeten dhe me pas pendohemi si qeni. Nuk eshte arma per ne dhe nuk eshte zgjidhje per ceshtje anti terrorizem.
Nese do isha une USA apo Europa terrorizmin do ta luftoja vetem me mercenar lufte ,ka plot njerez qe kte lloj jete e kane profesion. Edhe kta me emrin ISIS jane mercenar ,mos kujto se luftojne ne emer te islamit. Fene thjesht e perdorin per propagande dhe per t'justifiku krimet e tyre. Kte lojen e organizatave terroriste e hapi si fillim amerika per t'perca regjimin e sadamit qe t'kene nje lufte brenda lloji dhe cuditerisht sot mund t'kesh mbi 100 organizata terroriste qe financohen nga shtete te caktuara per nje qellim ose tjeter. Ai qe do t'luftoje ISIS mjafton te financoje nje grup te caktuar dhe qe neser mund ti hapesh lufte brenda llojit dhe mund ti vesh dhe nje emer si tet doje kokrra qefit ,DTI (Death to ISIS) :D
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Denim me vdekje per terroristet e keni fjalen?? Sa qesharake kjo.!!
Ata vete thone qe ne dashurojme vdekjen me shume se ju doni jeten. Jeta ne toke eshte e pa vlere, kete jua kane mesuar e me kete jane brumosur.

Pa nje Kalifat te vetem ne islam dhe pa shkyer ca fleta ne Kuran, bombat humane do jene rutine..
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Kte lojen e organizatave terroriste e hapi si fillim amerika per t'perca regjimin e sadamit qe t'kene nje lufte brenda lloji dhe cuditerisht sot mund t'kesh mbi 100 organizata terroriste qe financohen nga shtete te caktuara per nje qellim ose tjeter.

Dhe mu nga ai moment u formua ISIS, n'vitin 2005 me saktesisht, dallimi ishte se atekohe ishte me i dobet dhe funksiononte vetem ne Irak.
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

Ne fakt kurani do denim me vdekje. Jo keta terroristat.
 
Titulli: Terrorizmi? Të rivendoset dënimi me vdekje

kte po mendoja sa lexova titullin...ky denimi do vihet per ke??? se kta terroristat po kapen lesh, kta jane tu plas si fishekzjarr aman....pfff

Nje njeriu qe si ben pershtypje jeta,si dhimbset ska ci ben ky ligj!

Nuk po them te mbajne arme ata qe i lajn hesaper me lopata mi ,
por arme te lejohet te mbajne disa qe i plotesojne disa kushte te percaktuara mire me ligj .
Eshte teper absurde qe ne nje salle ku degjojne muzik ose shoin film apo ku di une se çfare , rreth 2000 veta
te mos kete as edhe nje njeri te armatosur !! Flas ketu per nje njeri te afte fizikisht dhe psikologjiokisht per te mbajtur arme .

Po rri mer se si besohet Shqiptarit arma,i kemi pare gjetke keto me njerez qe supozohej te ishin te afte psikologjikisht per te mbajt arme e ne fund kane bere kerdine duke vrare....po te jete te punesojne roje police te armatosur ne keto salla kjo edhe behet edhe pse prap e kot se kane shperthyer me kohe ata!!!
 
Back
Top