Ado
FISEBILIL-LAH
---------- Post added at 03:37 ---------- Previous post was at 02:59 ----------
Paqedashës, me stil
Për shkak të keqkuptimeve, konsiderohem si person që ka lidhje me terrorizimin. Raporti i FBI është qesharak. Shqiptarët janë paqedashës dhe
falënderues ndaj SHBA’së. Nuk njoh e Hysen Sherifin. Nuk di ta përdor mirë kompjuterin dhe shumë pak internetin. Mjekrën e gjatë e mbaj për fe, kurse flokët për qejf. Bajram Asllani nga Mitrovica, i dyshuar për lidhje terroriste, flet për Express.
Sapo ka falur vaktin e drekës në xhaminë e qytetit të Mitrovicës dhe nis të kthehet në shtëpi. Njerëzit në rrugë nuk ia ndajnë sytë, edhe pse askush nuk ia thotë asnjë fjalë. Fytyrën e tij nuk është e vështirë ta dallosh dhe ta mbash mend. Gjatë katër ditëve të fundit, flokët e mjekra e gjatë e tij, janë bërë edhe më të njohura. Nami i tij nuk është përhapur vetëm në Kosovë apo vendet e rajonit. Fytyra e Bajram Asllanit, 29-vjeçarit nga ky qytet, së shpejti do të duket edhe në televizionin amerikan CNN. Aty do të përmendet si kosovari që dyshohet dhe vazhdon të hetohet se ka lidhje me një grup që planifikonte akte terroriste. Por në Kosovë, Bajram Asllani rrëfehet në Express.
Express: A jeni terrorist?
Bajram Asllani: Kjo është diçka qesharake. Si do të isha terrorist, prej 2007-s, kur jam nën hetime të policisë së atëhershme të UNIMIK-ut, në vazhdim të EULEX–it dhe policisë sonë, edhe ja ku i kam afër edhe UNIMIK–un (bën më dorë nga ndërtesa), edhe policinë tonë. Sikur të isha terrorist, këta do të kishin dëshmuar shumë më mirë, se prej qe kanë ardhur në Kosovë, unë jam këtu, e edhe këta janë këtu.
Express: Si ndodhi pra, që ju të konsideroheni si i dyshuar për terrorizëm nga amerikanët...?
Bajram Asllani: Sipas bindjes sime, kjo ka ndodhur nga Serbia, por mund të ketë edhe keqkuptime. Miqtë tanë janë amerikanët, edhe ne i falënderojmë ata. Unë kam qenë ish– pjesëtar i UاK–së, edhe sikur të ishim kundër, edhe kur kanë hyrë trupat e NATO- së, e kam dorëzuar armën edhe kam thënë se ka ndërhyrë Amerika dhe u krye muhabeti. Sikur të ishim kundër tyre ose kundër kujtdo tjetër, ne e kishim vazhduar. Edhe ne i kemi pranuar këto, edhe faktikisht që ne e kemi nisur edhe vdesim për ta. Po të bëja unë diçka si kjo, të merresha me terrorizëm, është sikur, për shembull, unë të kam ftuar tash në shtëpinë time dhe me të marrë e me të rrehë unë ty, domethënë çka mbetem unë, njeri koritet edhe kështu.
Express: Pse u gjende ti në këtë rast, si ndodhi?
Bajram Asllani: E për këtë nuk di, mund t’i pyesësh autoritetet. Unë kurrë s’kam qenë terrorist, kurrë nuk jam marrë me terrorizëm, dhe jam një që e kundërshtoj terrorizimin ose çdo dhunë, sepse dhuna prodhon dhunë.
Express: A e njeh Hysen Sherifin?
Bajram Asllani: Nuk e njoh Hysen Sherifin. Sikur ta kisha njohur, kish me qenë tjetër hesap. Nuk e njoh, as nuk di të them çka është puna e tij.
Express: Autoritetet amerikane thonë se ti ke komunikuar me personin Hysen Sherifi?
Bajram Asllani: Nuk janë të vërteta këto, asnjë nuk janë të vërteta. Së pari, nuk e di anglishten. E ku komunikova unë me të...?
Express: Hysen Sherifi është shqiptar i Gjilanit?
Bajram Asllani: Shqiptar i Gjilanit...? Unë për vete nuk e njoh.
Express: Gjatë bastisjes së shtëpisë, policia ju ka konfiskuar kompjuter, telefona, aparat fotografik. A keni pasur internet në shtëpi?
Bajram Asllani: Unë nuk kam pasur internet gjatë gjithë kohës, vonë ka ardhur dhe shumë pak e njoh internetin. Nuk di ta përdor mirë kompjuterin. Unë shumë pak merrem me internet. Më shumë merren të tjerët..., vëllai im ngapak, apo për shembull kur vijnë mysafirët që e përdorin. Unë për 10 euro vëlla jam duke punuar ta mbaj familjen.
Express: Sipas një raporti të FBI-së që e ka siguruar gazeta (Express), ju keni komunikuar vazhdimisht me grupin në SHBA. Si keni rënë në kontakt me ta?
Bajram Asllani: Kur më kanë njoftuar prej Prokurorisë së EULEX-it, disa prej këtyre sendeve më janë thënë dhe më janë dukur gjëra qesharake, shumë qesharake. Domethënë, janë përmendur 15 mijë euro që bajagi unë është dashur të bëj bazë ushtarake. Llogarite ti, me bo një bazë ushtarake me 15 mijë euro, kjo është qesharake.
Kurse ne i kemi policinë tonë, Forcën e Sigurisë sonë, e kemi EULEX-in, KFOR–in. Pse neve me na u deshtë të kemi një ushtri ose një diçka të tillë. Kjo do të thotë se këtu nuk ka send.
Express: Por në atë dokument të FBI-së shkruan se nga grupi i Hysen Sherifit, ju keni marrë gjithashtu edhe 50 mijë euro.
Bajram Asllani: Kjo nuk është e vërtetë, asnjë cent nuk e kam marrë prej tyre. Ka pasur persona që më kanë ndihmuar, sepse e kam një gjendje financiare të dobët. Jetoj në dy dhoma, që janë gati duke u rrëzuar dhe sikur të merresha me këto sende, i kisha punët më mirë. Realiteti është realitet, edhe besoj që kjo do të dëshmohet në seancat që do të vazhdojnë.
Express: E kam parë një fotografi tënden para lufte dhe tash po ju shoh, por dallimi në dukjen tuaj është shumë i madh. Në fotografinë e atëhershme jeni pa mjekër, pa flokë të gjata. اfarë ka ndodhur tash me ju. Pse gjithë ky ndryshim?
Bajram Asllani: Pas lufte, kam qenë i traumatizuar shumë dhe isha në stres të madh. Në çdo vend ku është bërë ndonjë ekzekutim, çdo plagosje që është bërë, unë kam qenë vullnetari i parë që kam shkuar dhe i kam tërhequr ata qytetarë. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme dhe kam qenë shumë në presion pas lufte. Njëqind herë më ka shkuar mendja, ta mbys veten. Por kur kam filluar të falem, këto shqetësime dhe këto strese më janë hequr. E kam pasur një bindje te Zoti që më janë hequr. Unë kam parë qytetarë tanët me zemër të hequr, me kokë të hequr, me vesh të hequr. Kemi mbledhur kufoma që i kanë vrarë serbët.
Express: Pse tash dukeni kështu?
Bajram Asllani: Sa për dukje, mjekrën e kam lëshuar kur e kam lexuar se është synet, kurse flokët i kam lëshuar prej qejfit. Kjo është gjithçka. Liri do të thotë e drejta e çdonjërit.
Express: Amerika ka kërkuar që ti të ekstradohesh?
Bajram Asllani: Besoj që edhe amerikanët që ishin të FBI-së këtu, edhe gjatë bastisjes, por edhe gjatë seancës gjyqësore, besoj se e kanë parë se unë nuk kam të bëj asgjë me këto vepra. Besoj që s’do të ketë nevojë të shkojmë as atje. Por nëse ka nevojë, ne jemi të gatshëm të shkojmë, por duhet të ketë drejtësi, e jo drejtësi që pas shtatë apo tetë vjetësh, në fund të më shpallin të pafajshëm. Kjo nuk do të ishte drejtësi.
Express: Por në raportin e FBI-së shkruan se ti ke komunikuar me Hysen Sherifin edhe përmes një e-maili, me pseudonimin Ebu Hatab. Aty shkruan edhe cili është e-maili...
Bajram Asllani: Sinqerisht po ju them se nuk është e-mali im. Bota e internetit, shumë mirë e dimë se është e komplikuar, edhe bëhen manipulime me të. Sinqerisht këto janë thjesht... katastrofë.
Express: Nëse ju thoni jo, pse kanë punë me ju?
Bajram Asllani: Unë të tregova edhe një herë se në vitin 2007, shumë patën thënë se në Kosovë ka terrorizëm edhe na e shprehën një imazh të keq për fenë tonë.
Por ne si qytetarë që jemi sjellë ftohtë, bile kemi pasur maltretim shumë nga policia jonë dhe ajo e UNMIK–ut, por jemi sjellë aq mirë edhe aq ftohtë, vetëm të mos shpallet Kosova vend dhe burim i terrorizmit.
Express: Pse jeni i dënuar nga një gjykatë në Serbi?
Bajram Asllani: Po, pas lufte, jam i dënuar nga Serbia me tetë vjet burg. Ata më akuzojnë se unë jam nisur ta sulmoj një stadium në Serbi apo diçka tjetër që do të ishin viktima të pafajshme në Serbi.
Express: اfarë lidhjesh keni me një person nga Sanxhaku që po përmendet edhe në raportin e FBI-së?
Bajram Asllani: Rastin e personit të Sanxhakut, ma kanë dërguar mua prej Serbisë, për të thënë se ka terrorizëm ose shkurt e shqip, serbët kanë thënë se ka vehabizëm në Kosovë. Që të përhumbin imazhin e Kosovës, për ta cunguar pavarësinë e Kosovës.
Express: Mirë, por ti me atë të Sanxhkaut, si jeni ngatërruar?
Bajram Asllani: Unë nuk jam pështjellë me të. Ne jemi bamirësa, atë që e kemi, ia japim gjithkujt. Ai në xhami s’ka pasur ku shkon, edhe ka ardhur dhe e kam mbajtur. Pastaj e ka gjetur një shtëpi me qira, ndërsa ai kishte pasur të tjera punë. Me të kam pasur edhe konflikt, derisa u desh ta përzë.
Express: اfarë planesh?
Bajram Asllani: Ka pasur plane. Unë nuk e di serbishten, nuk e di çka a tek ka qenë puna, por si dukej, katastrofë, o burrë. Planet e tij ishin shkatërruese për ne. Prandaj, e kam kapur edhe e kam nisur prej këtu. Kaq.
Express: اfarë ka pasur ndërmend të bëjë ai. Pse e keni përzënë?
Bajram Asllani: Ai thoshte se duhet mbytur këta. Duhet mbytur dhe asnjë të gjallë të mos e lëmë (të huajt që janë në Kosovë). Për këtë e kam pasur konfliktin me të.
Express: A ka vehabizëm në Kosovë?
Bajram Asllani: Vehabizëm..., vehabizmi lidhet me terrorizëm dhe unë them se nuk ka dhe unë jam i bindur plotësisht që në Kosovë nuk ka. Sikur të kishte, do të ishte tjetër hesap.
Express: Shumë njerëz pyesin, pse para lufte nuk ka pasur shumë njerëz me dukje si tënden, krahasuar me tash. اfarë iu thua ti atyre?
Bajram Asllani: Edhe para lufte ka pasur myslimanë, edhe përpara ka pasur me mjekra. Por më paqedashës se ne (shqiptarët) nuk ka. Ka pasur edhe në këtë mënyrë si unë. Ka pasur pleq tonë me mjekër, ka pasur shumë baballarë tonë që kanë pasur mjekër. Por komunizmi është ai që i ka ndaluar këto sende të fesë.
Express: اfarë mendon për vete. اfarë do të bësh?
Bajram Asllani: Unë s’kam çka të bëj. Jam shumë në stres edhe ne gjendjen që jam, gati janë në të njëjtën shkallë sikurse menjëherë pas lufte. Shumë herë po më shkon mendja si ta ruaj veten nga më e keqja. Shumë frikë po kam edhe kur po fle. Dje isha te mjeku dhe më këshilloi të shkoj te psikiatri të bëjë edhe një analizë.
Express: Si e mendon të ardhmen tënde në këtë mënyrë?
Bajram Asllani: Sikur të më kishte dhënë dikush azil ose dikush diçka, edhe po të më thoshte se do të jetoj në një ishull i vetëm, atje do të kisha shkuar. Aty do të kisha ndenjur vetëm të kisha jetuar pa brenga edhe telashe. Jam lodh prej këtyre sendeve.
Prej vitit 2007 e deri sot, kurrë nuk m’u ndalën telashet. Edhe deri atëherë kam pasur telashe, por më të vogla.
Express: اfarë sjelljesh patën policët në ditën e arrestimit?
Bajram Asllani: Sjellje shumë të mira. Unë isha një natë më parë deri në orën 12 në mal duke punua si argat. Se punëtor krahu jam, me kazmë e kaci e mbaj familjen. Kryej punë çka të ketë nevojë. Bile kur mundem t’i nxë pesë ditë në muaj punë, janë shumë mirë. Shpesh jetojmë edhe pa buke me grua.