Kryeministri francez, Manuel Valls ka deklaruar se Evropa është aktualisht në një gjendje lufte.
Në një deklaratë për mediat, pas situatës emergjente në Bruksel, ai deklaroi se Franca ka mobilizuar 1.600 police dhe forca të ushtrisë për të garantuar sigurinë në vend, ndërkohë që Parisi është blinduar.
“Evropa është në një gjendje lufte. Kërcënimi terrorist mbetet në nivelin më të lartë”, tha Valls gjatë një mbledhje urgjente të qeverisë.
Aktualisht Parisi po patrullohet nga forca të ushtrisë, me përqendrim më të madh në zonat e transportit publik.
Valls zhvilloi një mbledhje urgjente me presidentin Hollande, ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm, lidhur me masat e nevojshme që duhen marrë pas situatës në Bruksel.
* Gazeta panorama.