Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

Dy shpërthime kanë tronditur këtë mëngjes rreth orës 08.00 Brukselin. Shpërthimet kanë ndodhur në aeroportin Zaventem në Bruksel.*Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por raportohet për dy bomba. Mediat belge paraprakisht raportojnë për 17 viktima dhe 40 të plagosur. Shpërthimet vijnë 4 ditë pas arrestimit të terroristit Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në nëntor.

Mediat belge thonë se janë pezulluar fluturimet ndërsa njerëzit janë evakuuar nga aeroporti.*“Mos shkoni në aeroport. Aeroporti është evakuuar. Fluturimet janë anuluar. Mos kaloni pranë aeroportit,” shkruan në twiter aeroporti i Brukselit.

Dyshohet se shpërthimet janë sulm terrorist.


Ora 09.30 Shpërthim tjeter në Malbek pranë institucioneve europiane
Një shperthim tjeter ka ndodhur në Malbek, në një metro pranë zonës ku ndodhen institucionet europiane.



Ora 09.25*Kryeministri belg: Po ndjekim situatën
Kryeministri belg Charles Michel ka shrkuar në tëiter se qeveria federale ëhstë duke ndjekur nga afër situatën. “Përparësia absolute shkon për viktimat dhe dhënien e ndihmës në aeroport”, shkruan ai.

Ora 09.15*Dëshmitarët: Thirrje në arabisht dhe të shtëna para shpërthimit
Sipas dëshmitarëve të ndryshëm cituar nga mediat lokale belge, para shpërthimit të dy bombave, një person ka thirrur në gjuhën arabe dhe më pas janë dëgjuar disa të shtëna.

Ora 09.10 Mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë.
Pas dy shpërthimeve është mbledhur urgjentisht Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Bruksel
Shqiptarja.com
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Dy shperthime ne aeroportin e Zaventem Bruksel.

mos arritshin asnjeher ne fund te ketij plani te felliqur... njerez te pashpirt...
Nuk dua te shtoj asgje...vecse kur thone plakat i vjeni fundi... Edhe keta njerez sadoqe mendojn se do arrij dicka, ato kane humbur gjithecka, shpirtin e tyre... vriten njerez te pafajshem?... ah sa te gjore qe jane....Allahu sjellt drejtesi...
 
Redaktimi i fundit:
Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Tre shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa tjetri në një stacion metroje në zemër të kryeqytetit belg.

Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për 11 viktima dhe shumë të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi.

Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara. Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.

Ndërsa një punonjës i aeroportit ka thënë për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, ka treguar dëshmitari.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët.

/ Top Channel
 
Titulli: Dy shperthime ne aeroportin e Zaventem Bruksel.

Tani sikur jan ber gjith terrorrist mo!
 
Titulli: Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

Eh bota esht e rrumbullaket
Disa vuajn nga varferia
e disa nga terrorizmi
:( Gjithsesi me vjen keq pasi njerez jan edhe ata :( :(
 
Titulli: Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

Brukseli sulmohet, xhihadistët festojnë në web

Masakra në aeroportin kombëtar të Brukselit, në Belgjikë, është kryer nga një sulm vetëvrasës. Kështu bën të ditur televizioni belg Vrt.

Ndërkohë në rrjetet sociale, janë shfaqur profile të ndryshme pranë xhihadistëve që festojnë pas shpërthimeve që kanë përhapur terror në kryeqytetin belg. “Revansh në Bruksel: është e mrekullueshme”, – lexohet në “Twitter”-in e Abdul Salam në profilin e tij “Ksalam”.

“Allahuakbar, Allahuakbar, Allahuakbar”, – përsërit një tjetër përdorues që vazhdon me: “Allahu ndihmoftë njerëzit e Shtetit Islamik”. “Revanshi Islamik në Bruksel shkakton të vdekur dhe të plagosur”, – shkruan një tjetër person.

Një tjetër hashtag i përdorur nga ata që festojnë tmerrin është, “Brukseli digjet”.
g.shqip
 
Titulli: Terror në zemër të Europës; 3 shpërthime në Bruksel, të paktën 11 viktima

ثshtë koha të mbyllin kufijtë, se s'kan ç'bëjn tjetër! Gjith ai dëm që qëka bë! E frikshme! :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top