Terror ndaj një familje shqiptare në Veles

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska nuk din gjë për rastin, por thotë se bëhet fjalë për rast individual, për të cilin do të merren masa

Familja e Musli Ahmetit nga Velesi është ndër të paktat familje që jetojnë në këtë qytet dhe që për çdo ditë janë nën kërcënime për të bërë jetën normale si qytetarë të këtij vendi. Pas shumë peripecive dhe akteve të terrorit që ka mbijetuar kjo familje nga ana e huliganëve dhe bashkëqytetarëve të tyre irredentistë, ata më në fund flasin duke ngritur zërin kundër ushtrimit të terrorit dhe rrezikimit të jetës pranë pragut të tyre të shtëpisë.

“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti. Pas shumë paraqitjeve në stacionin policor në Veles, ndërhyrja dhe reagimi i organeve policore ka qenë injorues dhe i shurdhër. Duke qenë të vetëdijshëm për tendencën e tillë të veprimit të organeve përgjegjëse, familja detyrohet që të shpalosë rastin pranë politikës, edhe ate duke informuar partitë politike shqiptare.

Siç njofton agjencia e lajmeve INA, presionet e shtuara ndaj kësaj familje më në fund kanë mbërritur edhe në institucionet shtetërore, me ç`rast deputetja e DR-së, Flora Kadriu kërkoi nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska që të ndërmerren masa urgjente për të ndërprerë terrorin ndaj kësaj familje.

“Familja Ahmeti nuk gjen rehati në shtëpinë e tyre, pasi persona të ndryshëm e sulmojnë shtëpinë e tyre, duke mos kursyer edhe njerëz me mjete të ndryshme, duke i kërcënuar që të lëshojnë këtë vend se vendi i tyre është Shqipëria. I thonë se nuk kanë pse të rrinë aty. Ata edhe pse kanë lajmëruar rastin në polici, gjithnjë janë injoruar dhe nuk janë marrë masa”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA deputetja Kadriu. Ajo ka theksuar se do të ngelet deri në fund për të parë se cila do të jetë përgjigja e MPB-së.

“I kam shtruar pyetje institucioneve shtetërore, se cilat do të jenë mekanizmat për mbrojtjen e kësaj familje. Ky rast tanimë ka marrë dimensione politike. Besoj se do të ketë ndonjë përgjigje dhe zgjidhje”, ka theksuar deputetja Kadriu. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se MPB do të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe mekanizmat për këtë rast. “Ky është një rast i veçantë dhe se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të reaguar për këtë situatë. Bëhet fjalë për një rast individual apo një familje”, ka theksuar ministrja Jankullovska.

Në komunën e Velesit jetojnë mbi 2.300 shqiptarë sipas statistikave zyrtare, edhe pse banorët lokal theksojnë shifra më të larta. Popullsia shqiptare kryesisht jeton në fshatrat përreth ndërsa në brendi të qytetit jetojnë vetëm rreth 20 familje. (Nedreta Zendeli/INA)
 
Titulli: Terror ndaj një familje shqiptare në Veles

Po per c'vend behet fjale, nuk e kapa, pyes une, se u beka fjale per ne nje vend sllav ne rajon kete e kuptoj, porse ku jo.
 
Titulli: Terror ndaj një familje shqiptare në Veles

LOL LOL LOL sapo lexova titullin,mendova x nje fshat andej nga zona ime,qyqja,mendova qe u bene te famshem dhe atoLOL
sa x temen sdi c'te them....rrini aty deri sa tiu sakatojne,se nuk mer gje ne dore shteti ku jetoni:D:D
 
Titulli: Terror ndaj një familje shqiptare në Veles

Po per c'vend behet fjale, nuk e kapa, pyes une, se u beka fjale per ne nje vend sllav ne rajon kete e kuptoj, porse ku jo.

ASG Velesi ndodhet ne Maqedoni.


LOL LOL LOL sapo lexova titullin,mendova x nje fshat andej nga zona ime,qyqja,mendova qe u bene te famshem dhe atoLOL
sa x temen sdi c'te them....rrini aty deri sa tiu sakatojne,se nuk mer gje ne dore shteti ku jetoni:D:D

3R1 Cfar ka per te qeshur na trego te qeshemi se bashku. Saper dijeni ne maqedoni jetojne mbi 800 mije shqiptare.....
ATY KEMI LINDUR ATY DOTE VDESIM AS QEKEMI NDERMENDE TE LARGOHEMI NG TOKAT TONA STERGJYSHORE. Saper te sakatuar ate pune do ta shohim, Shume shpejte ka me i ardhur fundi i maqedonis fashistesllavo bullgare.
 
Titulli: Terror ndaj një familje shqiptare në Veles

Policia akoma heshtë për terrorin ndaj familjes shqiptare në Veles


Muslia Ahmedi, një nga shqiptarët e vetëm në qytetin e Velesit po vazhdon të përballet me terrorin dhe presionin e maqedonasve, të cilët synojnë dëbimin e tij nga ky qytet me shumicë maqedonase. Muslia Ahmedi thotë se huliganët që sulmojnë shtëpinë e tij janë të njohur për policinë dhe vetë ai dyshon në një person me emrin Kuzmanoski Petar, por askush nuk ndërrmer masa

Muslia Ahmedi rreth të 40-tave troket derë më derë të institucioneve për të kërkuar ndihmë për të shpëtuar kokën e familjes së tij. Ai rrëfen trishtimin që po përjeton ende familja e tij, edhe pas publikimit të këtij rasti në Parlament, në sytë e ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska. Ahmedi thotë se nuk ndjehet akoma i sigurt se dikush mund t`i ndihmojë. “Gjithë naten bëjë roje në shtëpinë time. Kam frikë mos më sulmojnë sërish. Më ka ardhur shpirti në maje të hundës. Do të detyrohem ndonjë ditë ta bëjë më të keqen, t`i shkatërroj ata huliganë dhe më në fund veten. S`kam çka të bëjë, skamja, por tash edhe terrori e kanë bërë të vështirë jetën time. Vërtet është vështirë të jesh shqiptarë në këto anë”, thotë ai. Për t`ia zbutur varfërinë, disa familje shqiptare nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova e kanë ndihmuar atë me veshmbathje dhe para. Mirëpo ai ende rrëfen se është në gjendje të mjerë. Ai vazhdon të kërkojë ndihmë.

Ai përsërit tmerrin që po përjeton nga shumica maqedonase në këtë qytet dhe nga njerëz që duan me strategji dhe në heshtje ta dëbojnë atë në prona e tij private.

“Ata përsërisin se ne duhet të ikim prej aty dhe se vendi jonë nuk është ai por Shqipëria. Na sulmojnë natën, me ç`rast një natë vajza është goditur, pasi që sulmuesin kishin gjuajtur gurë në dritaret e shtëpisë. Jemi në ankth dhe me trauma. Policia akoma po injoron kërkesat tona”, ka theksuar kryefamiljari Ahmedi, i cili fatin e zi filloi ta përjetojnë nga viti 2007, kur ishte shpërngulur në Veles nga fshati i vendlindjes Jabollçishta. Ai thotë se kishte ardhur në qytet për ta shëruar djalin e tij, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë që ka të bëjë me komplikimin e disa hormoneve të rritjes.

Traumat e shkaktuara nga ky terror i maqedonasve ndaj familjes shqiptare janë të vërtetuara edhe në raportin mjekësor të cilin kryefamiljari e solli në redaksinë e agjencisë së lajmeve INA. Ai posedon e raportin e policisë, të firmosur nga komandanti i policisë së këtij qyteti Petre Ignov, ku ky rast minimizohet dhe nuk paraqitet siç pretendon viktima.

“Pas sulmeve të huliganëve dhe bashkëqytetarëve të tyre irredentistë, policia erdhi në vendin e ngjarjes, i bëri fotografitë e dritareve të thyera, lëndimin e vajzës në shpatulla ku pati edhe intervenim kirurgjikal dhe shumë dëme tjera, mirëpo të gjitha këto janë fshehur dhe nuk ekzistojnë në dosjen tonë që e kishin hapur”, shpjegon Muslia Ahmedi, duke theksuar se edhe avokatët refuzojnë që t`i dalin në përkrahje. Sipas tij, edhe avokatët nga Shkupi kanë hequr dorë lidhur me rastin e tij. Muslia Ahmedi thotë se huliganët që sulmojnë shtëpinë e tij janë të njohur për policinë dhe vetë ai dyshon në një person me emrin Kuzmanoski Petar, por askush nuk ndërrmer masa. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top