Terror dhe ankth në Pejë

Ylli-1

Etnoshqiptar
largea_vrasje-peje1381682719.jpg


Ndërsa, Kastriot (Sylë) Kuka është djali i vëllait të trajnerit të xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka.
(I plotësuar) -- Një vrasje tronditëse në Pejë. Dy veta sharrohen me automatikë, derisa ata po pinin kafe. Pirja e një kafe nuk është e shenjtë, por jeta e një njeriu, në këtë rast dyve, është gjithsesi e shenjtë. Në shenjë të kësaj shenjtërie, shqiptarët kishin ngritur që në lashtësi një kod për mënyrën e mbrojtjes së saj. Aq i rëndë ishte kodi, sa kryerja e një vrasje apo e një hakmarrje thuaja ishte e pamundur. Megjithëse vrasjet nuk ishin të rralla ndër shqiptarë, ato janë gjithsesi shumë më të rralla se sa që ndodhin sot, në kohën e demokracisë dhe zbatimit të ligjit. Shkelja e kodit, madje u ka mundësuar hakmarrësve, që vrasjet ti kryejnë edhe në shtetet tjera, po aq tmerrshëm, sikurse ndodhi kjo e djeshmja në Pejë.
Hakmarrja ndërmjet familjeve të njohura Kelmendi e Elshani, ka zgjuar vëmendjen sërish. Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në qytetin e Pejës janë vrarë Rexhep Kelmendi dhe Kastriot Kuka, që besohet të jetë si shkak hakmarrja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


* * * * * * *

Ekzekutohen dy persona me kallashnikov në mes të Pejës!

Një rast vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës të shtunën në orët e mbrëmjes

Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me armë zjarri ndodhur rreth ores 19:00 afër Shtëpisë së Kulturës në Pejë.

Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e personit/personave të dyshuar.

Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak qaste pas vrasjes, tashmë ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes.

ثshtë një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë, thotë rreshteri Ibra.


Burimi: Bota Sot 14 tetor 2013
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top