Tërnava: Njohjet nga vendet islame do të vazhdojnë

Myftiu Naim Tërnava është shprehur shumë optimist se, pas njohjes së Kosovës nga Arabia Saudite, njohjet e Kosovës do të vazhdojnë edhe nga vendet të tjera islame. “Besoj se të gjitha vendet nga organizata e Konferencës Islamike do të njohin Kosovën kohë pas kohe”, ka deklaruar për të përditshmen Express, Myftiu Naim Tërnava.

Tërnava beson se së shpejti Kosova do të vazhdojë të njihet edhe nga Kuvajti, Jordania, Bahrejni dhe Katari. “Njohja (nga Arabia Saudite) është thirrje për njohje tjera. Besoj se pas pak ditësh do të kemi edhe njohje të tjera nga shtetet e Gjirit, nga shtetet e pasura, të cilat kanë ndikim të madh”, ka thënë Myftiu Tërnava., i cili e ka përshkruar Arabinë Saudite si një shtet me ndikim të madh ekonomik brenda Konferencës Islamike.

Tërnava, i cili kohë më parë ka qenë në Kajro, thekson se gjatë lobimit për njohjen e Kosovës te shtetet islame dhe ato arabe, deri më tash ka pasur kundërshtim nga ana e Egjiptit dhe Algjerisë, dy vende që, sipas tij, ndoshta kërkojnë punë më shumë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top